Autor: TV News

Vjosa Musliu, e rritur në Gjilan, është sot profesoreshë e asociuar e Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Vrije Universiteit Brussel (VUB) në Belgjikë.Rrugëtimi i saj akademik nisi me studimet në University of New York Tirana, ndërsa më pas përfundoi Masterin në Catholic University of Leuven dhe doktoraturën në Ghent University.Sot ajo është pjesë e botës akademike europiane dhe autore e librit “Girlhood at War: Interpreting War and Liberation in Kosovo”, ku sjell përvojat e saj të fëmijërisë dhe analizën akademike.Nga Gjilani drejt universiteteve të Belgjikës, Vjosa Musliu është një tjetër shqiptare që po lë gjurmë në botën e dijes.

Read More

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Ksamil, ku një 20-vjeçar francez ka humbur jetën pasi dyshohet se është goditur me thikë. Viktima u gjet i pajetë në zonën e plazhit, pranë një lokali. Sipas hetimeve paraprake, autori i dyshuar është një 29-vjeçar nga Hasi, i identifikuar me inicialet S. V. Dyshohet se mes dy të rinjve ka nisur një konflikt për motive të dobëta, që më pas ka përfunduar me përdorimin e një mjeti prerës. Pas ngjarjes, 29-vjeçari është larguar nga vendi i krimit. Policia ka shpallur në kërkim autorin e dyshuar dhe…

Read More

Kryeministri i Francës, Sébastien Lecourny, njoftoi sot një ndihmë prej 12 milionë eurosh për të mbështetur rindërtimin në departamentet e Gironde dhe Lande, të cilat u shkatërruan nga zjarret e mëdha pyjore këtë verë, raportuan mediat lokale. “Po ndërmarrim hapat e nevojshëm dhe për të filluar, sa i përket akomodimit në raste emergjente, do të rrisim fondet për të mbështetur autoritetet lokale”, tha Lecorny në Merignac në Gironde.Kryeministri dhe disa ministra po e kalojnë pjesën më të madhe të ditës në departamentin më të prekur nga zjarret e përsëritura pyjore që kanë goditur Francën, konkretisht për të vlerësuar nevojat e…

Read More

32 Gimbo ka treguar se ka një marrëdhënie të shkëlqyer me babain e të dashurës së tij, Selin Bollati, me të cilën u lidh gjatë qëndrimit në “Big Brother VIP Albania”. Sipas Gimbos, raporti mes tyre është shumë i mirë, ndërsa Selin është mirëpritur gjithashtu nga familja e tij. Çifti e ka vazhduar lidhjen edhe pas përfundimit të eksperiencës në reality show, shkruan “Kosovarja”. Marrëdhënia e tyre ka qenë pjesë e vëmendjes publike që prej kohës kur u afruan në “Big Brother VIP Albania”, ndërsa Gimbo ka ndarë edhe detaje për raportin me familjen e Selines.

Read More

Ish-deputeti i Aleancës, Daut Haradinaj, ka paralajmëruar shtator të “nxehtë”. Ai ka bërë me dije se kanë nisur përgatitjet për metodat e reja të kundërshtimit të pushtetit të VV-së. Përmes një video të postuar në profilin e tij në Facebook, ai e ka paralajmëruar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti. “Gjithçka në përgatitje të shtatorit. Kështu që, z. kryeministër, shihem në shtator. Se shpejti, kismet”, ka thënë Haradinaj.

Read More

Një takim madhështor për 100-vjetorin e lindjes së udhëheqësit të ndjerë kinez Jiang Zemin u organizua të hënën në Pekin. Presidenti i Kinës Xi Jinping mbajti një fjalim në këtë takim. Në fjalimin e tij Xi tha ndër të tjera që Jiang dha kontribute të pashlyeshme në mbrojtjen e kauzës së madhe të socializmit me karakteristika kineze, duke çelur terrene të reja për Reformën dhe Hapjen në të gjitha aspektet, duke arritur begatinë relativisht të gjithanshme në jetën e njerëzve dhe duke çuar me sukses kauzën e socializmit me karakteristika kineze në shekullin e 21-të. Jiang Zemin i gjendej gjithmonë…

Read More

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) do ta vazhdojë edhe nesër aksionin e saj para Kuvendit dhe Qeverisë së Kosovës. Këtë e ka konfirmuar për GazetaBlic deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra. “Do të jemi aty deri në kthimin e rendit kushtetues”, ka deklaruar Deliu-Kodra. Kujtojmë se, Partia Demokratike e Kosovës i ka kërkuar sërish kryesuesit të seancës konstituive, Avni Dehari, që seanca e Kuvendit të vazhdojë nesër, më 18 gusht, në orën 11:00. Në një letër të nënshkruar nga deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku, thuhet se kryesuesi duhet të përmbushë detyrimet kushtetuese dhe procedurale për të vijuar procesin e konstituimit të…

Read More

21 Beatrix Ramosaj ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve me fotografitë e fundit të publikuara në rrjetet sociale. Këngëtarja shfaqet në bikini, teksa pozon para kamerës me një paraqitje verore dhe atraktive, duke sjellë imazhe që bien menjëherë në sy. Megjithatë, ajo që ka zgjuar më së shumti kuriozitet është mbishkrimi **“AI content”**, duke lënë të kuptohet se fotografitë janë krijuar apo realizuar me ndihmën e inteligjencës artificiale. Postimi i saj ka marrë vëmendje të madhe, ndërsa ndjekësit kanë komentuar pamjen e këngëtares dhe mënyrën kreative të realizimit të këtyre fotografive. Screenshot Screenshot Screenshot

Read More

Ushtria gjermane ka arritur në 186,700 ushtarë aktivë në fund të korrikut, duke shënuar numrin më të lartë të trupave që prej vitit 2013. Ministria Gjermane e Mbrojtjes e cilësoi këtë si një hap të rëndësishëm drejt përmbushjes së objektivave të qeverisë për forcimin e mbrojtjes kombëtare. Në korrik, ushtria u shtua me 3,700 burra dhe gra, një rritje prej 2% krahasuar me të njëjtin muaj të vitit 2025. Objektivi i vendosur për vitin 2026 është që forca e armatosur të arrijë midis 186,000 dhe 190,000 ushtarëve, ndërsa vendi po rrit ndjeshëm shpenzimet e mbrojtjes pas shkurtimeve të mëdha që…

Read More

Kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, ka pritur në Preshevë kryetarin e Komunës së Haraçinës, Daut Beqiri. Në takim, sipas Sinanit, është diskutuar për sfidat e përbashkëta të pushtetit lokal, mundësitë për bashkëpunim ndërmjet dy komunave dhe shkëmbimin e përvojave në fusha me interes të përbashkët. Sinani theksoi se takime të tilla janë të rëndësishme për forcimin e lidhjeve institucionale dhe krijimin e mundësive të reja për bashkëpunim mes Preshevës dhe Haraçinës. Ajo gjithashtu i uroi kryetarit Beqiri sukses në detyrën e tij dhe punë të mbarë në shërbim të qytetarëve të Haraçinës. përcjell Zhurnal.mk .

Read More