Autor: Suad Avdiu

Ministria e Drejtësisë do të presë deri në mesnatë kandidatët për anëtarë të grupit të punës, që do të hartojë ndryshimet kushtetuese. Partitë në pushtet kanë bërë të ditur tashmë emrat e përfaqësuesve të tyre. LSDM propozon ish-deputeten dhe sekretaren aktuale të përgjithshme të Kuvendit, Cvetanka Ivanova. BDI ka emëruar deputetin dhe kryetar të Komisionit për Çështje Evropiane, Arbër Ademi, ndërsa Aleanca për Shqiptarët, deputetin Remzi Mehmedi. Jozyrtarisht përfaqësuesit e tyre i kanë propozuar edhe partitë më të vogla nga koalicioni qeverisës, ndërsa nga opozita përfaqësuesin e saj sipas të gjitha gjasave do ta ketë vetëm BESA. Pjesëmarrja në grupin…

Read More

Mbrëmë në fshatin Merovë të Komunës së Zhelinës digjen dy shtëpi dhe një kasolle. Policia e Tetovës raporton për zjarrvënie të qëllimshme, duke njoftuar arrestimin e një 57-vjecari I cili përvec shtëpisë së tij ka tentuar ta djegë edhe shtëpinë e të afërmit. “Mbrëmjen e djeshme (09-prill) rreth orës 21:20, zyrtarët policorë të SPB-Tetovë kanë privuar nga liria 57- vjeçarin A.A. nga Merova e Tetovës, i cili nga banorët e këtij fshati është raportuar se paraprakisht kishte djegur shtëpinë ku jetonte i vetëm dhe hambarin aty pranë dhe ka tentuar, sipas raportimit, të djegë edhe një shtëpi tjetër në pronësi…

Read More

VMRO-DPMNE-ja lëshoi debatin në Kuvend për propozim ndryshimet e reja ligjore për ndërtimin e Korridorit 8 në shenjë revolte për mënyrën e procedimit të tyre, deputetët e opozitës vlerësojnë se nuk kanë pasur kohë të mjaftueshme për të parë propozim-ligjet dhe që procedura do të duhej të realizohej me ekspertë. “Për aq koha sa ky projekt, në thelb, i mirë infrastrukturor është i ngarkuar me dyshime dhe me koordinator të llojit të Artan Grubit, për aq kohë sa zgjidhet mbikëqyrësi në mënyrë të dyshimtë, për aq kohë sa dorëzohen ligje në Kuvend të premten për t’u shqyrtuar të hënën, në…

Read More

Kryeministri Dimitar Kovaçevski thotë se ushqimet në vlerë prej 144 mijë euro, që do ti furnizojë Qeveria, do të shpërndahen nëpër më shumë institucione, ndërsa të punësuarit do ti blejnë dhe do të paguajnë për ata. Kovaçevski shton se ky veprim nuk është diçka e re. “Ata janë shërbime që i marrin për të nevojat e të punësuarve dhe që i shesin dhe Shërbimi për punë të përgjithshme dhe të përbashkëta këtë e bënë me procedurë përkatëse dhe marzhë përkatëse e cila është përllogaritur, ndërsa shfrytëzuesit e shërbimeve e paguajnë”, u shpreh Dimitar Kovaçevski – kryeministër. Por qytetarët thonë se…

Read More

“Duke pasur parasysh që integrimet euro-atlantike janë prioritet mbi prioritetet për ne, duam të theksojmë se fuqimisht përkrahim ndryshimet kushtetuese. Rrjedhimisht, duke dashur që në këtë proces të kemi rol aktiv dhe pjesëmarrës dhe jo vetëm vrojtues, edhe pse zyrtarisht nuk jemi të ftuar, shprehim gatishmërinë e plotë që si fraksion brenda Bashkimit Demokratik për Integrim të marrim pjesë në grupin punues për ndryshimet kushtetuese dhe në dispozicion të vendit t’i vendojmë të gjitha kapacitetet tona profesionale. Ritheksojmë, qëndrojmë të palëkundur në iniciativën për ndryshime kushtetuese, veprim që vendit do t’i hapte perspektivë të re në rrugën drejt integrimit në…

Read More

“Fondi për Inovacione dhe Zhvillimit Teknologjik, përmes instrumenteve të tij financiare, bashkëfinancon 1.080 projekte, me investime të përbashkëta rreth 112 milionë euro. Prej tyre mbi 50 për qind janë kompani fillestare, të themeluara kryesisht nga të rinjtë”, tha kryeministri Dimtiar Kovaçevski. Ai shtoi se viti i kaluar ishte viti i tretë radhazi në të cilin kompanitë që kanë bërë investime kanë marrë mbështetjen e plotë financiare, gjë që është jashtëzakonisht e rëndësishme kur planifikohen fondet në dispozicion në kushte krize. “Vitin e kaluar kemi pasur një pagesë rekord prej 23 milionë euro, si dhe një numër rekord të kompanive të…

Read More

Drejtuesit e Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve – Shkup dhe Fondacionit “Hasan Prishtina” në Prishtinë kanë vendosur lule në Memorialin përkujtimor “Bllaca 99” me rastin e 24-vjetorit të eksodit të popullatës shqiptare. Llogaritet se rreth 440 mijë refugjatë shqiptarë të dëbuar nga forcat serbe, pas nisjes së bombardimeve të NATO-s, kanë kaluar nëpër Kampin e Bllacës. Duke i përkujtuar refugjatët, Skender Asani, drejtor i Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve – Shkup, vuri në dukje se Kompleksi memorial “Bllaca 99” (Muri i Kujtesës, Parku Hasan Prishtina dhe Treni i të zhvendosurve), tash e tutje i…

Read More

Qeveria parashikon që këtë vit ti shpenzojë mbi 144 mijë euro, para të qytetarëve për të blerë ushqime luksoze të klasit të partë. Për tu furnizuar me të gjitha këto produkte, Shërbimi për Punë të Përgjithshme dhe të Përbashkëta ka nënshkruar disa kontrata me kompani të ndryshme dhe atë për: Produkte nga mishi i thatë, produkte nga mishi i freskët i pulës, fruta, perime dhe zarzavate si dhe disa lloje të kafesë. Më së shumti para, Qeveria dhe institucionet e saj parashikojnë të shpenzojnë për kafe esspreso dhe lloje të tjera të kafesë shumë prej 2.950.000 denarë ose mbi 48.000…

Read More

Për një vit shporta e konsumit për një familje katër anëtarëshe është më e lartë për gati 15 mijë denarë. Në muajin shkurt, për blerjen e produkteve bazë ishin të nevojshme 50.909 denarë. Krahasuar me muajin janar, shpenzimet janë rritur për 110 denarë. Sërish, qytetarët kanë nevojë për më së shumë para për të blerë ushqime, kjo është diçka mbi 19 mijë denarë. Më pas janë kostot e shpenzimeve të përgjithshme, të transportit, të shërbimeve shëndetësore, të vizitave në ngjarje kulturore dhe të blerjes së ndonjë rrobe. Ushqime dhe pije 19 379 denarë Faturat 13 306 denarë Transporti 3 679…

Read More

Çdo vit nga Maqedonia e Veriut largohen rreth 240 mjekë. Këtë e tha kreu i Shoqatës së Mjekëve të Maqedonisë, me rastin e Ditës Botërore të Shëndetësisë, dr. Goran Dimitrov. Ai u shpreh se vendi duhet të zhvillojë shërbimet mjekësore edhe në qytetet tjera përveç kryeqytetit. Sipas Dimitrov, një ndër problemet kryesore është ikja e mjekëve jashtë vendit, shifër që është mbi 200 çdo vit. Goran Dimitrov, kryetar i Shoqatës së Mjekëve “Numri i mjekëve po zvogëlohet. Nëse mund të jem i përafërt, pasi nuk mund ta them sepse çdo ditë përditësohet numri, që 200 deri 240 mjekë e lëshojnë…

Read More