Autor: Suad Avdiu

Prokurori publik kujdestar nga Prokuroria Themelore Publike Shkup ka kryer këqyrje në vendngjarje në komunën e Çairit të Shkupit, ku mbrëmë në një incident me armë zjarri ka mbetur i vrarë një person dhe dy janë plagosur. Nga Prokuroria thonë se sipas informacioneve fillestare, në të shtënat kanë marrë pjesë disa persona, ndërsa nga vendi i ngjarjes janë gjetur gjurmë dhe gëzhoja, të cilat do t’i nënshtrohen analizës mjeko-ligjore. “Pamjet e mbikqyrjes video janë gjithashtu të disponueshme për shqyrtim. Gjithashtu është dhënë urdhër për autopsi të trupit të të ndjerit, ndërsa po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe…

Read More

Një i vdekur dhe një i plagosur është bilanci I të shtënave me armë zjarri që ndodhën mbrëmë vonë në lagjen e Fushë Topanës. Sipas informacioneve viktima dhe i plagosuri janë të moshës 35 vjeçare. Nga spitali Shën Naumi i Ohrit kanë njoftuar se një person tek ata është sjellë pa shenja jete, ndërsa një tjetër I plagosur dhe është në gjendje stabile. Gjatë ditës pritet që MPB-ja të del me detaje lidhur me ngjarjen.

Read More

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë i ftohtë në mëngjes, me vranësira të ndryshueshme gjatë ditës dhe me më shumë periudha me diell në pjesët lindore. Në pjesët perëndimore dhe veçanërisht në jugperëndim, nga mesdita e tutje do të ketë kushte për reshje të dobëta të borës. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga jugu në juglindje. Temperaturat minimale do të lëvizin në intervalin -10 deri në -1, ndërsa maksimalja do të lëvizë nga 3 deri në 9 gradë. Në Shkup, mëngjes i ftohtë, me diell me vranësira të lehta deri në mesatare. Temperatura minimale…

Read More

Drejtori i Drejtorisë së Doganave, Boban Nikollovski, ka deklaruar se nga 1 marsi 2025 pritet të nisë funksionimi i sistemit “One Stop Shop” në pikat kufitare Bllacë dhe Jazhincë. Këtë nismë e konfirmoi gjatë një interviste në emisionin Daily Click në TV21. Nikollovski theksoi se është duke u bërë harmonizimi i softuerit të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut me atë të Kosovës, gjë që do të lehtësojë dhe përshpejtojë procedurat doganore mes dy vendeve. “Të gjithë bashkë vlerësojmë se diku, ndoshta më 1 mars. Këtë vit? Po, këtë vit. Këtë vit sigurisht do të funksionojë ‘One…

Read More

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, është arrestuar këtë të hënë me urdhër të SPAK. Ndaj Veliajt, Prokuroria e Posaçme po kryente hetime lidhur me disa akuza, si shpërdorim detyre, korrupsion aktiv, korrupsion pasiv, mosdeklarim i pasurisë dhe pastrim parash. Gjithashtu, zyrtarë të Byrosë Kombëtare të Hetimit kanë kryer disa herë kontrolle në ambientet e biznesit të bashkëshortes së Veliajt, Ajola Xoxa, dhe vëllait të tij, Arbi Veliaj.

Read More

Kryetari i Aleancës së Ardhmërisë së Kosovës, Ramush Haradinaj në lidhje me koalicionet pas zgjedhjeve parlamentare ka thënë se nuk do të bëjë koalicion asesi me kryetarin e LVV-së Albin Kurtin. “Ne besojmë se me këtë politikë që kemi udhëheq, pra unë kam qenë i drejtpërdrejtë, si ndaj mashtruesit që udhëheq Kosovën, qeverisë mashtruese, por edhe ndaj temave që nuk janë shumë të këndshme për qytetarin, obligimet e Kosovës që ka ndaj partnerëve ndërkombëtarë, ne e kemi rujt një votë që kishim pra me totalin e kësaj vote jemi diku 70 mijë, 9 deputet edhe pse jemi në koalicion, pra…

Read More

LSDM-ja e quan fiasco totale politikën e Mickoskit në ekonomi. Sipas tyre, masat e “shportave” pësuan një debakël, kurse në vend të uljes ka pasur rritje të çmimeve të ushqimeve dhe produkteve bazë. “Qytetarët u detyruan të organizohen dhe të ngrenë zërin kundër çmimeve të larta dhe rritjeve të mëdha të çmimeve përmes bojkotit të tregjeve. Dhe në vend që menjëherë të marrë masa dhe të ulë çmimet, qeveria e Mickoskit po i lë gjërat ashtu siç janë, duke mos bërë asgjë për uljen e çmimeve. Qytetarët kanë mbetur vetëm. Përgjigja është e thjeshtë, politikat e Mickoskit kanë për qëllim…

Read More

Kreu i ASH, pjesë e koalicionit VLEN, Arben Taravari ka shkruar sërish për zgjedhjet në Kosovë, përcjell TV21. Taravari ka thurur lavde për kreun e LVV-së. Albin Kurtin, ndërkaq thotë se është koha që ata që ishin vendosur kundër Kurtit, t’i japin atij mundësinë e njohjes. Shkrimi i plotë i Taravarit: Zgjedhjet 2025 në Kosovë ishin një bast i cili mori përmasa ndërkombëtare. E kujt do t’i kishte shkuar në mendje se në opozitën ndaj z.Kurti do të mobilizohen kaq shumë faktorë dhe mbi të gjitha disa prej tyre kaq të fuqishëm. Zakonisht shqiptarët i ka vënë historia përballë sfidave…

Read More

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka dal me statistika të reja në orën 6:04 minuta. Sipas këtyre të dhënave, Lëvizja Vetëvendosje prin me rezultat 41.29 për qind, pasuar nga Partia Demokratike e Kosovës me 21.83 për qind. Në radhë është Lidhja Demokratike me 17.75 për qind, e katërta me radhë është Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 7.68 për qind. Poashtu Lista Serbe ka fituar 3.96 për qind. Këto rezultate preliminare nuk përfshijnë votat me kusht, votat e poersonave me nevoja të veçanta si dhe votat jashtë Kosovës. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se të dhënat për procesin e…

Read More

Zv.kryeministri i RMV-së, Arben Fetai, ka uruar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, për fitoren në zgjedhjet e së dielës. “Kur të gjithë u bënë kundër, populli e bëri fitues! Urime, Albin Kurti! Urime të përzemërta Albin Kurtit dhe Lëvizjes VETËVENDOSJE! Kjo fitore është një dëshmi e qartë se e drejta triumfon, pavarësisht sulmeve, shpifjeve dhe makinerisë propagandistike. Media, mercenarë të paguar, shërbime inteligjente dhe figura të dëshpëruara politike u mobilizuan, por populli i Kosovës foli qartë dhe me vendosmëri. Dhe ndër të gjitha sulmet, nuk mund të mos e përmendim një sulm të veçantë, që më shumë se serioz, ishte…

Read More