Autor: Suad Avdiu
Një 65-vjeçar nga Shkupi ka denoncuar në polici se është mashtruar nga një person në shumë të 23,000 eurove. Sipas denoncimit, shkupjani i kishte dhënë paratë për punësimin e nipit të tij. “Me datë 23.04.2025, në ora 19:30 në SPB-Shkup, një 65 vjeçar nga rajoni i Shkupit ka raportuar se në periudhën nga muaji maj 2024 deri në shtator të vitit 2024, është mashtruar nga personi F.N. në shumë prej 23.000 euro. Sipas denoncimit, ai i kishte dhënë para në disa raste për të ndihmuar në punësimin e nipit të tij, por deri në momentin e raportimit të ngjarjes, ai…
Ka filluar bojkoti i punës në Inspektoratin për Përdorimin e Gjuhëve pasi 17 të punësuar tanimë katër muaj nuk kanë marrë rroga, njofton “Alsat”. Të punësuarit gjithashtu kanë mbetur pa sigurim pensional, e që është më tragjike edhe pa sigurim shëndetësor. Për këtë, gjatë kësaj periudhe të punësuarit janë detyruar që të gjitha shërbimet në spitale t’i paguajnë në mënyrë private. Zëvendëskryeministri i parë Izet Mexhiti, më 7 prill të këtij muaji u dha shpresë të punësuarve se është gjetur zgjidhje për çështjen e rrogave. “Ndërsa për rrogat mendoj që sot marrin rrogën e parë dhe në mënyrë etapore do…
Kryetarja e Antikorrupsionit nën masa të kujdesit – Gjykata Penale e pranoi propozimin e Prokurorisë
Gjykata Themelore Penale ka njoftuar se kryetares së Komisionit Shtetëror për Luftim të Korrupsionit (Antikorrupsionit) ka përfunduar nën masa të kujdesit, gjegjësisht i merret pasaporta dhe i ndalohet të kryejë aktivitete të punës që lidhen me veprën penale, transmeton TV21. Ajo është arrestuar në kuadër të vazhdimit të aktiviteteve në rastin “Aditiv”. “Sa i përket të dyshuarës T.D. e cila këtë pasdite ka dalë para gjykatësit të procedurës paraprake në lidhje me vazhdimin e aksionit të njohur në publik si “Aditiv”, pas deklarimit të saj në lidhje me propozimin e PP për shqiptim të masës së kujdesit, është sjell vendim…
Pas procedurës parahetimore shumëmujore të zhvilluar në kuadër të Prokurorisë Themelore Publike për ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, dje nën udhëheqjen e prokurorit publik në fjalë, MPB ka kryer aksion në të cilin janë kryer bastisje në disa lokacione në rajonet e Shkupit, Velesit, Tetovës dhe Gostivarit. Janë ndaluar 23 persona në operacion dhe një person nuk është në dispozicion të organeve të rendit. Nga Prokuroria thonë se personat e ndaluar dyshohen për një sërë veprash penale që kanë shkaktuar dëme në buxhetin e shtetit. Në bazë të kallëzimit penal, prokurori në fjalë ka lëshuar Urdhër për zhvillimin…
Koalicioni VLEN përmes një postimi në Facebook ka reaguar ashpër ndaj BDI-së, duke i hedhur akuza për keqmenaxhim të Byrosë për Zhvillimin e Arsimit. Ata theksojnë se, gjatë kohës që kjo Byro drejtohej nga kuadrot e BDI-së, janë shkelur ligjet dhe janë abuzuar me buxhetin, duke përfshirë punësime partiake dhe keqadministrim të fondeve për arsimin Reagimi i plotë: Revizorët e kryen punën e tyre. Enti Shtetëror i Revizionit hapi dosjen e Byrosë për Zhvillimin e Arsimit dhe ajo që u zbulua nuk befason më askënd: kaos, shkelje të ligjit, abuzim me buxhetin dhe partizim politik deri në palcë. Revizorët…
Zgjedhjet lokale do të shpallen në fund të korrikut ose në fillim të gushtit, njofton kryetari i Kuvendit të RMV-së, Afrim Gashi, në konferencën e sotme me gazetarët, përcjell Telegrafi Maqedoni. Ai informoi se në Kuvend është kërkuar debat publik për ndryshimet në Ligjin për Vetëqeverisje Lokale, të cilat tash e një kohë janë paralajmëruar nga Ministria e Vetëqeverisjes Lokale. Gashi theksoi se në seancën e ardhshme plenare, e cila është paraparë të mbahet më 29 prill, pritet të parashtrohet interpelanca për ministrin e Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski, e paraqitur nga grupi parlamentar i “Të Majtës”. “Arsyeja e interpelancës…
Për pesë muaj nga sot fillon fushata për zgjedhjet lokale dhe qytetarët do të thonë se kujt i mbaron karriera e kujt fillon. Ju këshilloj që duke luajtur me kartën e memories afatshkurtër nuk do të fitoni pikë politike, tha kryeministri Hristijan Mickoski në seancën e sotme për pyetje parlamentare. Kjo përgjigje vjen pas pyetjes së deputetit Mitko Trajçuleski nga LSDM për përgjegjësinë e disa ministrave dhe Qeverisë për tragjedinë në diskotekën e Koçanit. Mickoski informoi se hetimin e udhëheq prokurori publik, e jo ai apo qeveria. “OBRM-PDUKM është ende nën përndjekje nga prokurorët që nga koha kur i ka…
Qendra Rajonale për Menaxhimin e Krizave (QRMK) Manastir njofton se në ora 17:39 në numrin 112 është pranuar njoftimi për një person të vdekur, për të cilin telefonuesi ka raportuar se me shumë gjasa është goditur nga rrufeja në fshatin Mazhuçishtë, Komuna e Prilepit. Departamenti i Operacioneve dhe Koordinimit të Komisionit Qendror Ushtarak ka njoftuar menjëherë Ministrinë e Brendshme dhe Shërbimin Mjekësor të Urgjencës për veprime të mëtejshme. Sipas informacioneve të fundit të marra nga QRMK Manastir, kanë raportuar në QKM se personi nga fshati Mazhuçishtë, Komuna e Prilepit është goditur nga rrufeja, pas së cilës është transferuar në Urgjencën…
Arben Taravari tha se aktualisht Aleanca për Shqiptarët nuk ka biseduar me asnjë parti për bashkëpunim të mundshëm në zgjedhjet lokale, përcjell TV21. Taravari tha se ASH-ja është e vendosur që të shkojë në zgjedhje me lista të veçanta për këshilltarë komunal, ndërkaq për kandidatët për kryetar të të komunave, tha se “ASH-ja ia ka lënë edhe një shans VLEN-it”. “Ende nuk kemi biseduar me asnjë parti, në parim, kemi thënë, kemi pasur Kryesi, sepse kemi organe partiake, kemi vendosur definitivisht të dalim me lista të veçanta. Në momentin që kemi negociata apo merremi vesh, ne kemi lënë edhe një…
Mund të thuash “po shkojmë me lista të ndara, sepse kështu maksimalizohet vota”, Mund të thuash se “do të shkojmë në zgjedhje vetë”, Mund të thuash se “jemi të hapur për bashkëpunim edhe me VLEN-in edhe me partitë e tjera”, Mund të thuash se “këtë e bëj për popullin dhe në emër të popullit”, Mund të thuash se “me Ali Ahmetin kam biseduar në telefon vetëm 40 minuta për, fjala bie, Mesharin e Gjon Buzukut të MarLin Barletit”, Mund të thuash se “më erdhi keq se Ali Ahmeti ishte i shqetësuar për tema si ‘Soravia’ dhe lista e zezë Nongrata’”,…
