Autor: Suad Avdiu

Nga Prokuroria kanë dhënë informacione shtesë në lidhje me gjuajtjen me armë gjatë mbrëmjes së djeshme në një kafene në Shtip, përcjell TV21. Sipas Prokurorisë, nga gjuajtja është regjistruar një viktimë, ndërsa edhe sulmuesi edhe viktima janë shtetas të huaj. “Sulmuesi dhe viktima janë identifikuar dhe janë shtetas të huaj. Nga vendi i ngjarjes janë nxjerrë gëzhoja nga plumbat dhe gjurmë të tjera, që do t’i nënshtrohen ekspertizës, ndërsa trupi i të ndjerit është dërguar për obduksion. Janë siguruar dhe kontrolluar pamje nga kamerat e sigurisë”, thonë nga Prokuroria. Nga Prokuroria shtojnë se Ministria e Punëve të Brendshme ka raportuar…

Read More

Moti sot me vranësira të ndryshueshme dhe me diell. Do të fryjë dhe erë e dobët deri në mesatare nga drejtimi verior. Pasdite dhe në orët e mbrëmjes do të ketë reshje shiu. Reshjet do të jenë më të dendura në pjesët jugore të vendit (nga 20 deri në 30l/m2). Temperatura minimale do të jetë në interval prej 4 deri në 11, ndërsa ajo maksimale do të arrij prej 19 deri në 26 gradë, shkruan Alsat. Në Shkup, moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme. Do të fryjë dhe erë e dobët deri në mesatare nga drejtimi verior. Kah…

Read More

Durmishi i VLEN-it: S’ka rritje çmimesh – tregu është nën kontroll! Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi nga VLEN-i, u paraqit sot me lajmin që çdo qytetar do të donte të dëgjonte, nuk ka pasur rritje çmimesh në prill! “Tregu është stabil, inflacioni mujor është zero dhe qytetarët nuk janë goditur në xhep”, tha ai në konferencë për shtyp. Durmishi tha se falë masave të ndërmarra nga dita e pare, kufizimi i marzheve dhe kontrolli i tregut çmimet e ushqimeve janë madje më të ulëta se në fund të vitit të kaluar. Por paralajmërimi i tij ishte i qartë…

Read More

Në prag të Ditës së Evropës, zëvendëskryeministri i ngarkuarpër politika të qeverisjes së mirë, Arben Fetai, mori pjesë nëceremoninë e organizuar nga Ambasadori i Bashkimit Evropianë Shkup, Michalis Rokas. “Pata nderin të festoj këtë ditë të rëndësishme, e cila është mëshumë se një përkujtim i Deklaratës së Schumanit, është simboli unitetit, paqes dhe vizionit të përbashkët për të ardhmen e kontinentit tonë,” shkruan Fetai në profiling e tij në Fejsbuk. Duke vlerësuar rëndësinë që ka Bashkimi Evropian përMaqedoninë e Veriut, Fetai nënvizoi se BE-ja nuk është thjeshtnjë aspiratë politike apo ekonomike, por rruga e vetmestrategjike dhe partneri më i besueshëm…

Read More

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama njoftoi se së shpejti në Kukës do të nisë fluturimet kompania e re ajrore “Air Kosova”. “Për ata që thonë se ky është fluturim “fake” që bëhet për propagandë dhe pastaj aeroporti do të mbetet si Kukësi. Ai aeroport ka pasur sfidë më vete për sigurimin e operatorëve, ka problematikë me korridorin e uljes, nuk është aeroport i thjeshtë. Nuk është gjetur në kohë një “akullthyes” që do të dëshmojë se ai aeroport ia vlen. Do të kemi së shpejti një kompani të re shqiptare që do të nisë fluturimet në aeroportin e Kukësit. “Air…

Read More

ASH nuk ka qenë dhe nuk do të jetë pjesë e lojërave politike që shkojnë në dëm të interesit kombëtar. Sot më shumë se kurrë, është e qartë se kush ka vepruar me sinqeritet për shqiptarët dhe kush është vetpëlqyer në pasqyrat e pushtetit, duke harruar premtimet e dhëna para qytetarëve. Ulërimat e atyre që s’kanë të qartë nëse janë liderë partie apo anëtarë kryesie të një grupi pa kryetar, nuk kanë të bëjnë me interesin e shqiptarëve. Sot ata po e ndiejnë fundin politik, sepse kanë dështuar në çdo aspekt të përfaqësimit të shqiptarëve në qeveri Ata që…

Read More

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, është pyetur në lidhje me qëndrimin e Arben Taravarit si ministër i Shëndetësisë në Qeveri, ndërsa tha se do të jetë në atë pozitë edhe disa ditë. “Do ta shohim deri kur, edhe ndonjë ditë”, tha Kasami, duke shtuar se me kryeministrin janë dakorduar për kohën dhe dinamikën e veprimeve që do t’i ndërmarrin. “Por ajo që është me rëndësi që e kemi thënë bashkëpunim me BDI-në edhe me Qeverinë nuk ka dhe këtë e kemi dakorduar edhe me kryeministrin dhe sigurisht në këtë drejtim në ditët në vijim do të ketë edhe…

Read More

Prokurori i Shtetit Ljupço Kocevski, tha se ekipi i prokurorisë po punon për marrjen në pyetje të dëshmitarëve si në Koçan ashtu edhe në Shkup, dhe njoftoi se pret që hetimi për zjarrin në të cilin humbën jetën 62 persona të përfundojë brenda afatit ligjor, pra deri më 17 qershor. Kocevski tha se nuk mund të zbulojë detaje të mëtejshme në këtë fazë të hetimit, por tha se intervistat e dëshmitarëve janë duke vazhduar. Ai theksoi gjithashtu se është duke u zhvilluar një hetim kundër 14 nëpunësve të policisë në Prokurori për ndjekjen penale të krimit të organizuar dhe korrupsionit,…

Read More

Kreu i LSDM-së, Venko Filipçe bëri të ditur se sot në Kuvend, me procedurë të shkurtuar do të dorëzojnë propozim ligjin për të ndihmuar familjet e viktimave por edhe të lënduarve nga tragjedia në Koçan, shkruan Alsat. Propozim ligji do të dorëzohet me procedurë të rregullt me qëllim që siç tha, të ketë debat dhe propozime nga partitë e tjera. Pret që propozim ligji të mbështetet edhe nga partitë e tjera. Përpos tragjedisë në Koçan, aty janë përfshirë edhe tragjeditë e mëparshme si “Besa Trans”, Spitali modular por edhe rasti “Llaskarca”. “Kemi përgatitur propozim ligj i cili me të vërtetë…

Read More

Kumanovë, 8 maj- Kryetari i partisë Levica, Dimitar Apasiev, ka mbërritur sot në Moskë, ku do të marrë pjesë në manifestimet zyrtare për shënimin e 80-vjetorit të fitores ndaj fashizmit në Luftën e Dytë Botërore. Ceremonitë në kryeqytetin rus zhvillohen tradicionalisht më 9 maj, datë që në pjesën tjetër të Evropës njihet si Dita e Evropës. Pjesëmarrja e Apasievit në paradën ushtarake në Sheshin e Kuq vjen me ftesë zyrtare nga autoritetet ruse. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai ka ironizuar përçarjen e orientimeve politike mes vendeve perëndimore dhe Rusisë, duke shkruar:“Dikush në rreshtin e fundit te Trampi, e…

Read More