Autor: Suad Avdiu
Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, komentoi gjykimin në Hagë ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së, duke u shprehur se beson në pafajësinë e tyre dhe në një përfundim triumfal të procesit. Ahmeti pohoi se Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka respektuar konventat ndërkombëtare dhe se nisma e Gjykatës Speciale u bazua në akuza të pabaza. “Mendoj që këtë proces duhet ta fitojnë njerëzit që nuk kanë asnjë faj. Kanë qenë çlirimtarë të Kosovës. Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka respektuar të gjitha normat dhe konventat ndërkombëtare. Besoj që do të ketë një përfundim triumfalist nga pjesëtarët e UÇK-së në procesin gjyqësor në Hagë”, tha…
Dega e Aleancës për Shqiptarët në Dibër dhe anëtari i kryesisë Bekim Pocesta ka dalë me një kumtesë publike ku u bën thirrje të gjithë anëtarëve, simpatizantëve dhe strukturave të partisë, pavarësisht prej fraksionit ku aktualisht ndodhen, që të reflektojnë dhe të punojnë për ribashkimin e forcave si ASH. Në kumtesë rikujtohet ndarja e dhimbshme që pësoi partia një vit më parë, duke theksuar se ajo la pasoja të mëdha emocionale, veçanërisht te anëtarësia e thjeshtë. “Ide të ndryshme, rrugë të ndryshme, ndjenja të tepruara, fjalë të thëna e të pa thëna, na çuan drejt një ndarjeje që shumica prej…
Sipas një njoftimi të marrë nga Bashkia e Shkupit – Sektori për Punë Komunale, Qendra Rajonale për Menaxhim me Kriza – Shkup informon se më 11 maj 2025 (e diel) në orët e hershme të mëngjesit do të kryhet dezinsektim ajror kundër larvave të mushkonjave. “Nëse kushtet e motit nuk e lejojnë dezinsektimin, e njëjta do të kryhet të nesërmen, kur kushtet e motit të jenë të favorshme, në të njëjtën kohë”, thonë autoritetet. Bletarët këshillohen që të marrin masat e nevojshme për të mbrojtur bletët në kohën e duhur.
Një nxënëse e shkollës fillore nga zona e Bit Pazarit të Shkupit u ka dhënë 25.000 euro shokëve të klasës që kërcënuan se do ta rrahin vëllain e saj të vogël. Babai i saj e denoncoi rastin në polici gjysmë ore pas mesnatës së 9 majit, transmeton TV21. Në orën 00:30 në SPB-Shkup, një 52-vjeçar nga Shkupi ka raportuar se vajza e tij e mitur, nxënëse e një shkolle fillore në zonën e Bit Pazarit të Shkupit, për një kohë të gjatë kërcënohej nga dy shokë të klasës se do ta sulmonin fizikisht vëllain e saj të vogël, i cili…
Moti sot do të jetë jesërisht me vranësira dhe me diell. Do të fryjë erë mesatare dhe e fortë nga veriu. Pasdite do të ketë jostabilitet lokal me shira të rrëmbyeshëm afatshkurtër dhe bubullima të rralla. Temperatura minimale do të jetë në intervalin 7 deri në 13 gradë, ndërsa maksimalet do të arrijnë në 17 deri në 24 gradë. Në Shkup, do të mbajë mot pjesërisht i vranët me periudha me diell. Do të fryjë erë mesatare, herë pas here e fortë nga veriu në disa pjesë të luginës. Temperatura minimale do të bjerë në 11 gradë, ndërsa maksimale do…
Vizita e kryetarit të Këshillit të Bashkimit Evropian, Antonio Kosta, në Shkup javën e ardhshme është një tjetër sinjal i fortë për prioritetet e BE-së. Fakti që ai po viziton Ballkanin Perëndimor, që ai po vjen në Shkup, është dëshmi se ne jemi të gatshëm për zgjerim, tha në intervistë për MIA-n ambasadori polak në vend, Mariush Brimora, vendi i të cilit është kryesues aktual me BE-në. “Nga perspektiva ime, mund të përmend gjithashtu se kryeministri ynë Donald Tusk do të vizitojë Shkupin në muajt e ardhshëm dhe ky do të jetë një tjetër sinjal se ne kujdesemi për Maqedoninë…
Arben Taravari nuk do të jetë pjesë e Qeverisë, por në pushtetin ekzekutiv mund të mbesin anëtarët e Aleancës për Shqiptarët që nuk pajtohen me të, deklaro sot në Tetovë Bilal Kasami në përgjigje të pyetjes së një gazetari për atë se çfarë janë dakorduar si koalicion “VLEN” me kryeministrin Hristijan Mickoski. Sipas Kasamit, që të bëhen ndryshime në Qeveri do të duhet më shumë kohë, megjithëse dje tha se do të ketë hapa konkretë në këtë drejtim në ditët në vijim. “Ne kemi vendosur që në periudhën e ardhshme të punojmë së bashku për të siguruar që Arben Taravari,…
Nga Ministria e Punëve të brendshme njoftojnë se është ngritur kallëzim penal kundër V.T., ish-drejtoreshës së shkollës së mesme “Kiro Burnaz” në Kumanovë, gjashtë të punësuarve në Ministrinë e Arsimit, dy subjekteve juridike nga Kumanova dhe pronarëve të tyre, të cilët dyshohen për keqpërdorim në procesin e kontratave për transport të nxënësve. Respektivisht, edhe pse shkolla ishte në rikonstruksion dhe nuk zhvillonte mësim me prezencë fizike, ata dyshohet se kanë falsifikuar dokumente për shërbime të kryera dhe kanë lëshuar fatura të rreme që janë paguar nga Ministria, duke shkaktuar dëm financiar. Të dyshuarit dyshohen se kanë vepruar në dy raste,…
Partitë politike maqedonase po bëhen gati për të zgjedhur kandidatët më të mirë për kryetarë komunash. VMRO-DPMNE deri në fund të këtij muaji do t’i ketë gati 85% të kandidatëve. Siç njoftoi deputeti i kësaj partie, Bojan Stojanovski, nuk përjashtohet mundësia që në komunat shqiptare të mbështesin kandidatë të partnerëve të tyre, përkatësisht nga VLEN. “Në fund të muajit maj do të kumtohen zyrtarisht 85% prej kandidatëve për kryetarë komunash të VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit. Listat e këshilltarëve do të duhej të ishin gati deri në fund të muajit qershor dhe atëherë do të kemi pasqyrë të qartë me cilët kandidatë…
I pari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi ka uruar zgjedhjen e Papës së ri Leo XIV. Gashi uron që papa i ri të sjellë më shumë etikë dhe më tepër spiritualitet. “Në emër të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe në emrin tim personal, kam nderin të uroj zgjedhjen e kreut të ri, të 267-të me radhë, të Kishës Katolike Romake. Në frymën e fjalimit të parë të Papa Leonit XIV (Leo XIV), drejtuar besimtarëve katolikë, shpreh dëshirën që papa i ri të sjellë më shumë përshpirtshmëri e më shumë etikë, ndërsa puna…
