Në ditën kur festoi 150 ndeshje në UEFA Champions League , Manuel Neuer pësoi një lëndim në ndeshjen ndaj Bayer Leverkusen.
Portieri i Bayernit festoi golin e Musialës në minutën e 54-të, por që më pas duhej të zëvendësohej, transmeton GazetaBlic Sport.
Klubi lëshoi më herët një komuikatë: “Manuel Neuer pësoi një këputje të fibrës muskulore në këmbën e djathtë, e cila u zbulua pas ekzaminimeve të kryera nga departamenti mjekësor i Bayernit. Kjo do të thotë se portieri tani për tani është jashtë fushave”, thuhet në një deklaratë të klubit bavarez, i cili nuk parashikon një afat kohor për ndërprerjen.
Jonas Urbig, i nënshkruar në këtë afat kalimtar dimëror, bëri debutimin e tij dhe me siguri do të jetë titullar në ndeshjet e ardhshme, përkatësisht të shtunën kundër Bochum .
ℹ️ Manuel Neuer fällt aus.@Manuel_Neuer hat sich im Champions League-Spiel gegen Leverkusen einen Muskelfaserriss in der rechten Wade zugezogen.
Gute Besserung, Manu! Wir wünschen dir eine gute und schnelle Genesung! ❤️🩹
🔗 https://t.co/bLXxGDtFuV#MiaSanMia #FCBayern pic.twitter.com/KDV7nZAA0n
— FC Bayern München (@FCBayern) March 6, 2025
/GazetaBlic Sport/

