Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Majko kundër rezolutës për krimet serbe në Kosovë, Lushaj: Pandi mbeti i madh duke refuzuar të merret me gjëra të vogla!

17 Nëntor, 2026

BE-ja godet Rusinë me sanksione të reja, 113 persona dhe kompani në listën e zezë – miraton afro 8 miliardë euro për Ukrainën

17 Nëntor, 2026

Kos kërkon falje për këngën nacionaliste serbe në Bruksel

17 Nëntor, 2026

Kremlini u jep udhëzime deputetëve: Përgatituni për shpalljen e fitores në Ukrainë

17 Nëntor, 2026

​Qeveria miraton ndalimin e tregtimit të energjisë elektrike me kompanitë serbe

17 Nëntor, 2026

Misteri i armëve të Skënderbeut: Si përfunduan shpata dhe përkrenarja e heroit shqiptar në Vjenë?

16 Nëntor, 2026

Li Qiang u bën thirrje ASEAN-it të qëndrojnë të bashkuar e të mos e shpërqendrojnë fokusin

16 Nëntor, 2026

Venera Azizi: “Alta banka” e ka zanafillën te Ballkani i Hapur, të bëmat e BDI-së po dalin në shesh

16 Nëntor, 2026

Osmani: Alta Banka është bankë e parave të zeza në Serbi

16 Nëntor, 2026

Reagon publikisht invalidi i luftës dhe drejtori i Agjencisë për Zbatimin e Gjuhës, Granit Osmani, kundër shpifjeve dhe dezinformimit*

16 Nëntor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E martë, 17 Nëntor
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Trump i drejtohet Kongresit mes mospajtimeve me Ukrainën

TV NewsBy TV News4 Mars, 2025 Botë Pa Komente5 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Presidenti amerikan, Donald Trump, do t’i drejtohet Kongresit për herë të parë që kur mori detyrën, më pak se 50 ditë më parë, me qëllim të avancimit të agjendës së tij të politike, si brenda, ashtu dhe jashtë shtetit, përfshirë pezullimin e ndihmës për Ukrainën.

Trump ka bërë ndryshime drastike në politikën e brendshme dhe të jashtme prej kur ka nisur mandatin, shpesh përmes urdhrave ekzekutivë, për të anashkaluar Kongresin, teksa po përpiqet t’i përmbushë premtimet e fushatës.

Presidenti republikan ka shkarkuar mijëra punonjës federalë; ka vendosur tarifa ndaj Kinës, Meksikës dhe Kanadasë; ka dëbuar qindra emigrantë të paligjshëm; ka krijuar një rezervë të kriptovalutës amerikane, dhe ka rikthyer marrëdhëniet diplomatike me Rusinë, me synim për të përfunduar luftën në Ukrainë.

Çfarë pritet nga fjalimi?

Në një postim më 3 mars në platformën Truth Social, Trump pretendoi se fjalimi i tij “do të jetë i madh”.

Ai nuk dha detaje, por fjalimi do të mbahet disa orë pasi ai bëri të ditur pezullimin e gjithë mbështetjes ushtarake të SHBA-së për Ukrainën, në betejën e saj kundër forcave pushtuese ruse, dhe disa ditë pas përplasjes së tij me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky në Zyrën Ovale, çka tronditi aleatët evropianë.

Urdhrat që dalin nga Shtëpia e Bardhë kanë tronditur pothuajse çdo ditë një pjesë të elektoratit, veçanërisht ata me vende pune të lidhura me qeverinë ose tregtinë ndërkombëtare.

“Tema udhëheqëse e fjalimit do të jetë se si Trump po i përmbush premtimet e fushatës së tij, nga vendosja e tarifave deri te reduktimi i fuqisë punëtore federale”, tha Charles Kupchan, analist në Këshillin për Marrëdhëniet me Jashtë, në disa përgjigje për Radion Evropa e Lirë.

“Por, mendoj se Trump e ka punën të vështirë. Popullariteti i tij po fillon të bjerë, tregu i aksioneve po dobësohet. Prandaj, ai duhet të argumentojë se ajo që po bën po funksionon”.

Situata në tregje, pas zgjedhjes së Trumpit, u ka lënë vend shqetësimeve se tarifat do të shkaktojnë sërish inflacion, një çështje që pati një rol të madh në zgjedhjet presidenciale të nëntorit.

Trump tha se tarifat prej 25 për qind ndaj Kanadasë dhe Meksikës, dy nga partnerët më të mëdhenj tregtarë të SHBA-së, do të zbatohen prej 4 mars, çka ka nxitur rënien më të madhe të aksioneve amerikane në më shumë se dy muaj.

Pasojat e zhvillimeve brenda Zyrës Ovale për Ukrainën?

Kupchan tha se pret që Trump të flasë edhe përplasjen tashmë shumë të diskutueshme me Zelenskyn, gjatë fjalimit të tij, por do të përpiqet ta paraqesë atë si “dashuri me sfida”, që nevojitet në këtë moment, për të përfunduar luftën tashmë në vitin e saj të katërt.

Ndërsa kamerat xhironin takimin e tyre në Shtëpinë e Bardhë, më 28 shkurt, Trump kritikoi ashpër Zelenskyn – i cili këmbënguli që garancitë amerikane të sigurisë të ishin pjesë e çdo marrëveshjeje paqeje – duke e cilësuar atë si mosmirënjohës, dhe duke shtuar se ai “nuk ka karta” në negociatat me presidentin rus, Vladimir Putin.

Zelensky udhëtoi drejt Uashingtonit më 28 shkurt për të nënshkruar një marrëveshje për minerale të rralla dhe burime të tjera natyrore të Ukrainës, dhe për të kërkuar që Trump të mbështesë një forcë paqeruajtëse evropiane, nëse arrihet një armëpushim.

Trump e ka bërë prioritet përfundimin e luftës dhe ka përmbysur tre vjet të politikës amerikane, duke biseduar drejtpërdrejt me Putinin, të cilin paraardhësi i tij e kishte izoluar politikisht që nga fillimi i luftës, në shkurt 2022.

Kievi dhe aleatët evropianë druhen se Trump është i gatshëm të imponojë një marrëveshje të pafavorshme për Ukrainën për të arritur qëllimin e tij për t’i dhënë fund luftës sa më shpejt, dhe liderët evropianë kanë nxituar të paraqesin planin e tyre të paqes.

Zelensky u largua nga Shtëpia e Bardhë pas përplasjes, dhe të dy nuk e nënshkruan marrëveshjen për minerale. Gjatë një konference për media, më 3 mars, Trump tha se nuk mendon se marrëveshja është e vdekur, dhe se do të flasë për të para Kongresit.

Zyrtarët amerikanë kanë thënë se Zelensky duhet të kërkojë falje për përplasjen në Zyrën Ovale.

Trump e kishte promovuar marrëveshjen si një mënyrë për të rikthyer miliarda dollarë të mbështetjes amerikane që nga fillimi i luftës, dhe për të justifikuar vazhdimin e ndihmës.

Agjencitë amerikane raportuan më 3 mars se administrata Trump po pezullon ndihmën për Ukrainën “për t’u siguruar që ajo po kontribuon në një zgjidhje”.

Kur do të mbahet fjalimi i Trumpit?

Trump do ta mbajë fjalimin e tij në orën 21:00 me orën lokale (në 3:00 të mëngjesit të së mërkurës me orën e Kosovës) në ndërtesën e Kongresit.

Fjalimi i tij i parë para Kongresit, në vitin 2017, gjatë mandatit të tij të parë presidencial, pati zgjatur rreth një orë.

Ai u fokusua në shumë tema që përmend edhe tani, qysh prej kthimit në pushtet: ndalimin e emigracionit të paligjshëm, rritjen e tarifave për të mbrojtur industritë vendase, dhe nxitjen e anëtarëve të NATO-s për të shpenzuar më shumë për mbrojtje./REL

Lexuar: 16

Lajme te ngjashme

BE-ja godet Rusinë me sanksione të reja, 113 persona dhe kompani në listën e zezë – miraton afro 8 miliardë euro për Ukrainën

Kremlini u jep udhëzime deputetëve: Përgatituni për shpalljen e fitores në Ukrainë

Li Qiang u bën thirrje ASEAN-it të qëndrojnë të bashkuar e të mos e shpërqendrojnë fokusin

Lista Studentore publikon programin, Kosovën e konsideron pjesë të Serbisë

Kaos në trafikun ajror në SHBA, mijëra fluturime anulohen e vonohen pas defektit në sistemin e kontrollit

Rekord largësie nga Rusia: Mbi 1.1 milion rusë udhëtuan drejt tri vendeve, mes frikës në rritje nga mobilizimi ushtarak

Lajmet e fundit

Majko kundër rezolutës për krimet serbe në Kosovë, Lushaj: Pandi mbeti i madh duke refuzuar të merret me gjëra të vogla!

17 Nëntor, 2026

BE-ja godet Rusinë me sanksione të reja, 113 persona dhe kompani në listën e zezë – miraton afro 8 miliardë euro për Ukrainën

17 Nëntor, 2026

Kos kërkon falje për këngën nacionaliste serbe në Bruksel

17 Nëntor, 2026

Kremlini u jep udhëzime deputetëve: Përgatituni për shpalljen e fitores në Ukrainë

17 Nëntor, 2026

​Qeveria miraton ndalimin e tregtimit të energjisë elektrike me kompanitë serbe

17 Nëntor, 2026

Misteri i armëve të Skënderbeut: Si përfunduan shpata dhe përkrenarja e heroit shqiptar në Vjenë?

16 Nëntor, 2026

Li Qiang u bën thirrje ASEAN-it të qëndrojnë të bashkuar e të mos e shpërqendrojnë fokusin

16 Nëntor, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.