Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka deklaruar se marrëveshja e mineraleve me SHBA-në është gati për nënshkrim, duke theksuar se Kievi është i hapur për një qasje konstruktive.
“Është jashtë politikës për të vazhduar atë që ndodhi në të kaluarën, ne jemi konstruktivë,” u shpreh Zelensky në një intervistë për BBC.
“Nëse kemi rënë dakord të nënshkruajmë marrëveshjen e mineraleve, ne jemi gati ta bëjmë”, ka theksuar ai, raporton BBC.
Megjithatë, Sekretari i Thesarit i SHBA-së, Scott Bessent, ka paralajmëruar se marrëveshja nuk mund të finalizohet pa një marrëveshje paqeje me Rusinë.
Kjo marrëveshje, e cila do t’i jepte Uashingtonit akses në rezervat e rralla minerale të Ukrainës, pritej të firmosej gjatë vizitës së Zelenskyt në SHBA.
Por bisedimet morën një kthesë të papritur, pasi delegacioni ukrainas u largua më herët nga Uashingtoni pas një përplasjeje të ashpër me Donald Trump në Zyrën Ovale.
Për momentin, mbetet e paqartë nëse dhe kur marrëveshja do të finalizohet, por mesazhi i Zelenskyt është i qartë se Ukraina është gati të nënshkruajë.

