Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Majko kundër rezolutës për krimet serbe në Kosovë, Lushaj: Pandi mbeti i madh duke refuzuar të merret me gjëra të vogla!

17 Nëntor, 2026

BE-ja godet Rusinë me sanksione të reja, 113 persona dhe kompani në listën e zezë – miraton afro 8 miliardë euro për Ukrainën

17 Nëntor, 2026

Kos kërkon falje për këngën nacionaliste serbe në Bruksel

17 Nëntor, 2026

Kremlini u jep udhëzime deputetëve: Përgatituni për shpalljen e fitores në Ukrainë

17 Nëntor, 2026

​Qeveria miraton ndalimin e tregtimit të energjisë elektrike me kompanitë serbe

17 Nëntor, 2026

Misteri i armëve të Skënderbeut: Si përfunduan shpata dhe përkrenarja e heroit shqiptar në Vjenë?

16 Nëntor, 2026

Li Qiang u bën thirrje ASEAN-it të qëndrojnë të bashkuar e të mos e shpërqendrojnë fokusin

16 Nëntor, 2026

Venera Azizi: “Alta banka” e ka zanafillën te Ballkani i Hapur, të bëmat e BDI-së po dalin në shesh

16 Nëntor, 2026

Osmani: Alta Banka është bankë e parave të zeza në Serbi

16 Nëntor, 2026

Reagon publikisht invalidi i luftës dhe drejtori i Agjencisë për Zbatimin e Gjuhës, Granit Osmani, kundër shpifjeve dhe dezinformimit*

16 Nëntor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E martë, 17 Nëntor
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Hamasi i liron tri pengje izraelite, teksa armëpushimi në Gazë vazhdon

TV NewsBy TV News15 Shkurt, 2025 Botë Pa Komente3 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Tri pengje izraelite janë liruar të shtunën nga Hamasi – grupi i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian, si pjesë e marrëveshjes së armëpushimit në Rripin e Gazës. Izraeli pritet t’i lirojë qindra të burgosur palestinezë më vonë gjatë ditës.

Militantët e Hamasit i parakaluan pengjet para një turme njerëzish në jug të Gazës, para se t’i dorëzonin te Kryqi i Kuq, si pjesë e marrëveshjes së luhatshme.

Ushtria izraelite tha se i pranoi tri pengjet: Lair Horn, 46 vjeç me shtetësi izraelite dhe argjentinase; Sagui Dekel Chen, 36 vjeç me shtetësi izraelite dhe amerikane; dhe Alexander (Sasha) Troufanov, 29 vjeç me shtetësi izraelite dhe ruse.

Ata do të marrin tretman mjekësor para se të ribashkohet me familjet e veta, tha ushtria izraelite.

Ata ishin rrëmbyer më 7 tetor 2023, kur Hamasi e sulmoi jugun e Izraelit, duke i vrarë 1.200 njerëz. Tre burrat e liruan u dukën të zbehtë dhe të rraskapitur, por prapëseprapë në gjendje më të mirë fizike sesa tre burrat e liruar të shtunën e kaluar.

Armëpushimi, që nisi pra gati një muaji, ka qenë buzë dështimit në ditët e fundit, për shkak të një mosmarrëveshjeje mes Hamasit dhe Izraelit, me këtë të fundit që kërcënoi se do t’i rifillonte luftimet në Gazë.

Megjithatë, Hamasi tha të enjten se do të vazhdonte me lirimin e më shumë pengjeve, pas bisedimeve me zyrtarë nga Egjipti dhe Katari. Ai tha se ndërmjetësit kishin premtuar të do t’i “hiqnin të gjitha pengesat” në mënyrë që Izraeli të lejonte futjen e më shumë shatorreve, furnizime mjekësore dhe ndihma të tjera thelbësore në Gazë.

Ky do të jetë shkëmbimi i gjashtë mes Hamasit dhe Izraelit që nga hyrja në fuqi e armëpushimit më 19 janar. Deri më tani, 21 pengje dhe mbi 730 të burgosur palestinezë janë liruar gjatë fazës së parë të marrëveshjes.

Zyra e Informacionit të të Burgosurve, e lidhur me Hamasin, tha të premten se 369 palestinezë pritet të lirohen nga burgjet izraelite të shtunën. Ajo tha se 36 prej tyre po vuanin dënime me burgim të përjetshëm.

Nga 251 personat e rrëmbyer, 73 po mbahen ende në Gazë, por besohet se rreth gjysma e tyre janë të vdekur. Pothuajse të gjitha pengjet e mbetura janë burra, përfshirë ushtarë izraelitë.

Armëpushimi mbetet shumë i brishtë

Në ditët e fundit, armëpushimi dukej në prag të dështimit.

Hamasi kishte thënë se do ta shtynte lirimin e pengjeve, duke e akuzuar Izraelin për mosrespektimin e marrëveshjes duke mos lejuar hyrjen e mjaftueshme të shatorreve, furnizimeve mjekësore, karburantit dhe pajisjeve të rënda për pastrimin e rrënojave. Izraeli tha se do t’i riniste luftimet të shtunën nëse pengjet nuk do të liroheshin.

Derisa kriza e menjëhershme mund të jetë shmangur, armëpushimi përballet me një sfidë shumë më të madhe pasi faza e parë e marrëveshjes pritet të përfundojë në fillim të marsit.

Ende nuk ka pasur bisedime thelbësore për fazën e dytë, sipas të cilës, Hamasi do t’i lironte të gjitha pengjet e mbetura në këmbim të përfundimit të luftës.

Mbi 90% e popullsisë prej 2.3 milionë banorësh e Gazës u detyruan të zhvendosën gjatë luftës. Qindra mijëra janë kthyer në shtëpitë e tyre pas hyrjes në fuqi të armëpushimit, megjithëse shumë prej tyre kanë gjetur vetëm rrënoja, mbetje njerëzore të varrosura dhe municione të pashpërthyera.

Lufta ka vrarë mbi 48.000 palestinezë, kryesisht gra dhe fëmijë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gazë, e cila nuk specifikon se sa prej tyre ishin luftëtarë. Izraeli thotë se ka vrarë mbi 17.000 militantë, pa dhënë prova./Radio Evropa e Lire

Lexuar: 16

Lajme te ngjashme

BE-ja godet Rusinë me sanksione të reja, 113 persona dhe kompani në listën e zezë – miraton afro 8 miliardë euro për Ukrainën

Kremlini u jep udhëzime deputetëve: Përgatituni për shpalljen e fitores në Ukrainë

Li Qiang u bën thirrje ASEAN-it të qëndrojnë të bashkuar e të mos e shpërqendrojnë fokusin

Lista Studentore publikon programin, Kosovën e konsideron pjesë të Serbisë

Kaos në trafikun ajror në SHBA, mijëra fluturime anulohen e vonohen pas defektit në sistemin e kontrollit

Rekord largësie nga Rusia: Mbi 1.1 milion rusë udhëtuan drejt tri vendeve, mes frikës në rritje nga mobilizimi ushtarak

Lajmet e fundit

Majko kundër rezolutës për krimet serbe në Kosovë, Lushaj: Pandi mbeti i madh duke refuzuar të merret me gjëra të vogla!

17 Nëntor, 2026

BE-ja godet Rusinë me sanksione të reja, 113 persona dhe kompani në listën e zezë – miraton afro 8 miliardë euro për Ukrainën

17 Nëntor, 2026

Kos kërkon falje për këngën nacionaliste serbe në Bruksel

17 Nëntor, 2026

Kremlini u jep udhëzime deputetëve: Përgatituni për shpalljen e fitores në Ukrainë

17 Nëntor, 2026

​Qeveria miraton ndalimin e tregtimit të energjisë elektrike me kompanitë serbe

17 Nëntor, 2026

Misteri i armëve të Skënderbeut: Si përfunduan shpata dhe përkrenarja e heroit shqiptar në Vjenë?

16 Nëntor, 2026

Li Qiang u bën thirrje ASEAN-it të qëndrojnë të bashkuar e të mos e shpërqendrojnë fokusin

16 Nëntor, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.