Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Majko kundër rezolutës për krimet serbe në Kosovë, Lushaj: Pandi mbeti i madh duke refuzuar të merret me gjëra të vogla!

17 Nëntor, 2026

BE-ja godet Rusinë me sanksione të reja, 113 persona dhe kompani në listën e zezë – miraton afro 8 miliardë euro për Ukrainën

17 Nëntor, 2026

Kos kërkon falje për këngën nacionaliste serbe në Bruksel

17 Nëntor, 2026

Kremlini u jep udhëzime deputetëve: Përgatituni për shpalljen e fitores në Ukrainë

17 Nëntor, 2026

​Qeveria miraton ndalimin e tregtimit të energjisë elektrike me kompanitë serbe

17 Nëntor, 2026

Misteri i armëve të Skënderbeut: Si përfunduan shpata dhe përkrenarja e heroit shqiptar në Vjenë?

16 Nëntor, 2026

Li Qiang u bën thirrje ASEAN-it të qëndrojnë të bashkuar e të mos e shpërqendrojnë fokusin

16 Nëntor, 2026

Venera Azizi: “Alta banka” e ka zanafillën te Ballkani i Hapur, të bëmat e BDI-së po dalin në shesh

16 Nëntor, 2026

Osmani: Alta Banka është bankë e parave të zeza në Serbi

16 Nëntor, 2026

Reagon publikisht invalidi i luftës dhe drejtori i Agjencisë për Zbatimin e Gjuhës, Granit Osmani, kundër shpifjeve dhe dezinformimit*

16 Nëntor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E martë, 17 Nëntor
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Trump mbi planin e tij për Gazën: Palestinezët nuk do të kenë të drejtë të kthehen

TV NewsBy TV News11 Shkurt, 2025 Botë Pa Komente3 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Presidenti Donald Trump deklaroi se palestinezët në Gazë nuk do të kenë të drejtën e kthimit sipas planit të tij për të marrë “nën pronësi” amerikane territorin e shkatërruar nga lufta. Komentet e tij bien ndesh me ato të zyrtarëve të administratës së tij të cilët u përpoqën të argumentojnë se zoti Trump po bënte thirrje vetëm për një zhvendosje të përkohshme të popullatës së këtij territori.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump ka qarkulluar idenë që popullsia e Gazës të rivendoset në shtete tjera dhe Shtetet e Bashkuara ta marrin Gazën nën kontroll për ta rindërtuar. Këtë plan e mbrojti gjatë fundjavës, Këshilltari për Sigurinë Kombëtare i Presidentit Trump, Mike Waltz.

“Nuk mund ta shndërrosh Gazën në Parisin e Mesdheut siç ishte Bejruti në vitet ’70 për t’u siguruar këtyre banorëve një jetë më të mirë kur ke 1.8 milionë njerëz të cilët jetojnë në skamje absolute dhe mbi grumbuj rrënojash. Të gjithë ata që nuk e pëlqejnë propozimin e tij, përshirë mediat, ejani tek ne po patët një plan më të mirë”, deklaroi zoti Waltz në një intervistë për emisionin “Meet the Press” të televizionit NBC.

Plani i Presidentit Trump ka gjetur mbështetje në Izrael, por bota arabe dhe udhëheqësit palestinezë e kundërshtojnë atë tërësisht.

“Na duhet ta rindërtojmë Rripin e Gazës. Rripi i Gazës është një pjesë përbërëse shumë e vlefshme e shtetit të Palestinës. Është pjesë e vendlindjes tonë dhe ne nuk kemi vendlindje tjetër përveç shtetit të Palestinës”, deklaroi ambasadori palestinez në OKB, Riyad Mansour.

Ministri i jashtëm i Egjiptit Badr Abdelatty tha se ekziston një “konsensus arab” për të kundërshtuar transferimin e palestinezëve.

Ai theksoi “rëndësinë e gjetjes së një hapësire politike për kauzën palestineze, që do të çonte në themelimin e shtetit të pavarur palestinez dhe që palestinezët të gëzojnë të drejtën e vetëvendosjes”, sipas një deklarate.

Një zyrtar i lartë i Hamasit kritikoi komentet e Presidentit Trump, duke i quajtuar ato “absurde”.

Anëtari i zyrës politike të Hamasit, Izzat al-Rishq, tha se komentet e zotit Trump “reflektojnë një injorancë të thellë për Palestinën dhe rajonin”.

Ndërkohë, një zëdhënës i Hamasit tha të hënën se do të shtyjë lirimin e pengjeve të radhës pasi akuzoi Izraelin se kishte shkelur marrëveshjen e armëpushimit.

Izraeli dhe Hamasi janë në proces të zbatimit të armëpushimin gjashtë javor, gjatë të cilit Hamasi po liron dhjetëra pengje të rrëmbyera me 7 tetor, të vitit 2023 në këmbim për 2,000 të burgosur palestinezë.

Që kur filloi armëpushimi muajin e kaluar, palët kanë bërë pesë shkëmbime, gjatë të cilave u liruan 21 pengje dhe mbi 730 të burgosur. Këmbimi i radhës është caktuar të shtunën, kur pritet lirimi i tre pengjeve izraelite në këmbim të qindra të burgosurve palestinezë.

Zëdhënësi i Hamasit, Abu Obeida, akuzoi Izraelin të hënën se ka shkelur sistematikisht marrëveshjen e armëpushimit gjatë tre javëve të fundit dhe tha se lirimi i planifikuar për të shtunën do të vonohet./VOA.

Lexuar: 19

Lajme te ngjashme

BE-ja godet Rusinë me sanksione të reja, 113 persona dhe kompani në listën e zezë – miraton afro 8 miliardë euro për Ukrainën

Kremlini u jep udhëzime deputetëve: Përgatituni për shpalljen e fitores në Ukrainë

Li Qiang u bën thirrje ASEAN-it të qëndrojnë të bashkuar e të mos e shpërqendrojnë fokusin

Lista Studentore publikon programin, Kosovën e konsideron pjesë të Serbisë

Kaos në trafikun ajror në SHBA, mijëra fluturime anulohen e vonohen pas defektit në sistemin e kontrollit

Rekord largësie nga Rusia: Mbi 1.1 milion rusë udhëtuan drejt tri vendeve, mes frikës në rritje nga mobilizimi ushtarak

Lajmet e fundit

Majko kundër rezolutës për krimet serbe në Kosovë, Lushaj: Pandi mbeti i madh duke refuzuar të merret me gjëra të vogla!

17 Nëntor, 2026

BE-ja godet Rusinë me sanksione të reja, 113 persona dhe kompani në listën e zezë – miraton afro 8 miliardë euro për Ukrainën

17 Nëntor, 2026

Kos kërkon falje për këngën nacionaliste serbe në Bruksel

17 Nëntor, 2026

Kremlini u jep udhëzime deputetëve: Përgatituni për shpalljen e fitores në Ukrainë

17 Nëntor, 2026

​Qeveria miraton ndalimin e tregtimit të energjisë elektrike me kompanitë serbe

17 Nëntor, 2026

Misteri i armëve të Skënderbeut: Si përfunduan shpata dhe përkrenarja e heroit shqiptar në Vjenë?

16 Nëntor, 2026

Li Qiang u bën thirrje ASEAN-it të qëndrojnë të bashkuar e të mos e shpërqendrojnë fokusin

16 Nëntor, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.