Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Republika Serbe arreston Naser Oriqin, komandantin boshnjak në Srebrenicë

25 Nëntor, 2026

Banka kineze do të zgjerojë mbështetjen financiare për bizneset tajvaneze në pjesën kontinentale të Kinës

25 Nëntor, 2026

Dy deputetët shqiptarë në dy komisione të Kuvendit të Serbisë

25 Nëntor, 2026

Eurodeputeti kroat ia përplas Serbisë në fytyrë: Hapni arkivat e luftës dhe tregoni ku janë të zhdukurit

25 Nëntor, 2026

Gashi në Zagreb: Marrëveshja strategjike me Kroacinë pritet të miratohet më 1 dhjetor

24 Nëntor, 2026

Presidentja për festën e organizuar në nder të 28 Nëntorit: Më shumë Kosovë në Shqipëri dhe më shumë Shqipëri në Kosovë

24 Nëntor, 2026

Banka Evropiane për Investime mbështet ndërtimin e 4.700 kilometrave rrugë në Ballkanin Perëndimor

24 Nëntor, 2026

Ukrainasit shpartallojnë pozicionet ruse dhe rimarrin territorin!

24 Nëntor, 2026

Me maska dhe shkopinj në qendër të Kumanovës, ndërhyn policia

24 Nëntor, 2026

Izet Mexhiti: 20 vjet nga nisja e projektit të shkollës “Kongresi i Manastirit”, histori suksesi dhe krenarie për Çairin

24 Nëntor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E mërkurë, 25 Nëntor
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Memli Krasniqi nga tubimi qendror: Votoni numrin 131, nga e hëna Bedri Hamza do ta bëjë Kosovën ma mirë

TV NewsBy TV News8 Shkurt, 2025 Rajoni Pa Komente4 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka falënderuar të gjithë qytetarët për entuziazmin, energjinë dhe dashurinë ndaj Kosovës, si dhe për përkushtimin dhe besimin e tyre në vizionin dhe programin e PDK-së dhe Bedri Hamzës.

“Ne kemi program! Programin tuaj! Por, kemi edhe Njeriun! Njeriun tuaj! Bedri Hamzën! Njeriun më të duhur dhe më të përgatitur për ta zbatuar këtë program të jashtëzakonshëm, kryeministrin ma të mirë që mund ta ketë Kosova sot. Ju e njihni, Bedriu është familjar i ndershëm, profesionist me integritet dhe lider që e mban fjalën!  Ai e ka dëshmuar kompetencën e tij në të kaluarën dhe po e dëshmon edhe sot me arritje të pamohueshme dhe rezultate konkrete. Vula e profesionalizimit të tij është në secilin projekt transformues që ka ndodhur në Kosovë në dy dekadat e para të lirisë. Bedri Hamza ngriti pagat dhe pensionet në të kaluarën. Bedri Hamza e forcoi ekonominë tonë. Bedri Hamza gjithmonë i realizoi premtimet e tij. Dhe nga e hëna, Bedri Hamza do ta bëjë Kosovën ma mirë!”, ka thënë Krasniqi.

Lideri i PDK-së theksoi se Hamza dhe ekipi i tij janë gati për ta filluar një kapitull të ri e ma të mirë për Kosovën, andaj atij i duhet vota e qytetarëve të Kosovës.

“24 orët e ardhshme janë vendimtare. Pesha e përgjegjësisë tashmë është në supet e secilit prej nesh. Andaj, ju ftoj që të ju shkruani miqve tuaj. Bisedoni me familjarët, shokët e kolegët. Mobilizoni të gjithë që i njihni për të votuar nesër. Sidomos bashkëqytetarët që më parë kanë votuar për parti të tjera. Shpërndajeni mesazhin tonë të shpresës dhe unitetit. Thuajuni që na duhet besimi i tyre. Thuajuni t’ia japin një mundësi Bedri Hamzës. Thuajuni të votojnë për Partinë Demokratike të Kosovës dhe numrin 131. Faleminderit për përkushtimin, punën dhe shpirtin që ia dhatë kësaj fushatë të jashtëzakonshme. Po. Sonte kemi festë. Por festa e madhe, festimi i vërtetë do të jetë nesër. Nesër në mbrëmje, kur Kosova do të vendosë t’ia japë Bedri Hamzës mundësinë për të udhëhequr. Dhe të hënën, me votën dhe besimin tuaj, Kosova do të filloj një kapitull të ri. Një kapitull ma të mirë. Sepse, Kosova Mundet Ma Mirë!”, ka kërkuar ai.

Memli Krasniqi nga Sheshi “Zahir Pajaziti” ka përshëndetur krerët e UÇK-së në Hagë, të cilët janë duke e zhvilluar betejën e fundit për të dëshmuar pastërtinë e luftës çlirimtare.

“Nga ky shesh i mbushur me shpresën e mijëra qytetarëve, edhe në emrin tuaj, ua përcjellim përshëndetjet dhe nderimet tona çlirimtarëve të Kosovës, Presidentit Hashim Thaçi, Kryetarit Kadri Veseli, Kryetarit Jakup Krasniqi, deputetit Rexhep Selimi dhe bashkëluftëtarëve të tyre, që po e zhvillojnë në Hagë betejën e fundit për drejtësinë dhe pastërtinë e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe të popullit tonë. Kosova mundet ma mirë! Të gjithë e dimë këtë. Të gjithë e ndjejmë. Prindërit që përballen me vështirësi për ta lidhur muajin me muaj, familjet që shohin fëmijët e tyre që largohen nga Kosova, gratë dhe vajzat, që janë të nënvlerësuara dhe nuk e kanë ende vendin që e meritojnë në shoqërinë tonë, të rinjtë e të rejat, që duan më shumë mundësi për të ndërtuar të ardhmen e tyre këtu, në atdheun tonë, veteranët heroikë që sakrifikuan gjithçka për lirinë që gëzojmë sot”, theksoi kreu i PDK-së.

Duke theksuar se PDK zhvilloi një fushatë shprese dhe mirëkuptimi, Krasniqi kërkoi edhe nga qytetarët që nuk kanë votuar për PDK-në në të kaluarën, të dielën t’i japin një shans Bedri Hamzës.

“Ne nuk bërtitëm. Nuk akuzuam të tjerët. Nuk përhapëm urrejtje dhe përçarje. Nuk akuzuam askënd për mungesë patriotizmi. Përkundrazi, ne e dimë se vetëm të bashkuar mund ta çojmë vendin tonë përpara. Vetëm të bashkuar mund ta bëjmë jetën e të gjithëve ma të mirë”, tha ai.

Lexuar: 23

Lajme te ngjashme

Dy deputetët shqiptarë në dy komisione të Kuvendit të Serbisë

Dita e Forcës, FSK hap dyert për qytetarët më 27 nëntor

Monologu emocionues i vëllait të Jakup Krasniqit: Jakup ti erdhe, unë nuk munda me të përqafu, nuk ma hapën derën!

Shqiptarja që mahniti Gjermaninë me inteligjencën e saj, kush është Mira Mezini që fitoi çmimin prestigjioz prej 3.2 milionë €

Vuçiq do të hyjë në grevë urie “nëse tentojnë ta arrestojnë”

Shqipëria e përfshirë në sulmin kundër anijes ruse në Libi? Reagon Ministria e Jashtme

Lajmet e fundit

Republika Serbe arreston Naser Oriqin, komandantin boshnjak në Srebrenicë

25 Nëntor, 2026

Banka kineze do të zgjerojë mbështetjen financiare për bizneset tajvaneze në pjesën kontinentale të Kinës

25 Nëntor, 2026

Dy deputetët shqiptarë në dy komisione të Kuvendit të Serbisë

25 Nëntor, 2026

Eurodeputeti kroat ia përplas Serbisë në fytyrë: Hapni arkivat e luftës dhe tregoni ku janë të zhdukurit

25 Nëntor, 2026

Gashi në Zagreb: Marrëveshja strategjike me Kroacinë pritet të miratohet më 1 dhjetor

24 Nëntor, 2026

Presidentja për festën e organizuar në nder të 28 Nëntorit: Më shumë Kosovë në Shqipëri dhe më shumë Shqipëri në Kosovë

24 Nëntor, 2026

Banka Evropiane për Investime mbështet ndërtimin e 4.700 kilometrave rrugë në Ballkanin Perëndimor

24 Nëntor, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.