Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Republika Serbe arreston Naser Oriqin, komandantin boshnjak në Srebrenicë

25 Nëntor, 2026

Banka kineze do të zgjerojë mbështetjen financiare për bizneset tajvaneze në pjesën kontinentale të Kinës

25 Nëntor, 2026

Dy deputetët shqiptarë në dy komisione të Kuvendit të Serbisë

25 Nëntor, 2026

Eurodeputeti kroat ia përplas Serbisë në fytyrë: Hapni arkivat e luftës dhe tregoni ku janë të zhdukurit

25 Nëntor, 2026

Gashi në Zagreb: Marrëveshja strategjike me Kroacinë pritet të miratohet më 1 dhjetor

24 Nëntor, 2026

Presidentja për festën e organizuar në nder të 28 Nëntorit: Më shumë Kosovë në Shqipëri dhe më shumë Shqipëri në Kosovë

24 Nëntor, 2026

Banka Evropiane për Investime mbështet ndërtimin e 4.700 kilometrave rrugë në Ballkanin Perëndimor

24 Nëntor, 2026

Ukrainasit shpartallojnë pozicionet ruse dhe rimarrin territorin!

24 Nëntor, 2026

Me maska dhe shkopinj në qendër të Kumanovës, ndërhyn policia

24 Nëntor, 2026

Izet Mexhiti: 20 vjet nga nisja e projektit të shkollës “Kongresi i Manastirit”, histori suksesi dhe krenarie për Çairin

24 Nëntor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E mërkurë, 25 Nëntor
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Blakaj: Përdorimi i kokainës është rritur shpejt dy vjetët e fundit

TV NewsBy TV News8 Shkurt, 2025 Rajoni Pa Komente4 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Në Kosovë është vërejtur një rritje e ndjeshme e rasteve të trafikimit dhe përdorimit të drogës, veçanërisht të kokainës, ka thënë drejtori i Qendrës për Këshillim dhe Trajtim të Varësisë “Labyrinth”, Safet Blakaj.

Blakaj ka thënë se përdorimi i kokainës është në rritje të shpejtë gjatë dy viteve të fundit.

“Natyrisht është për tu shqetësuar 17 për qind rritja e rasteve të trafikimit të drogës. Natyrisht ajo mund të jetë edhe për shkak të shtimit të aktiviteteve të Policisë, e ka gjera të tjera të cilët ndërlidhen. Por si do që të jetë kjo shifër sipas meje përputhet përafërsisht edhe me të dhënat tona për arsye se rritje e shpejt e përdorimit të kokainës po ndodh këto dy vitet e fundit posaçërisht. Edhe mosha e fillimit të përdorimit të kokainës ka rënë dukshëm, pra këto janë dy gjëra që na bëjnë që të ndihemi të shqetësuar se çka po ndodh në lidhje me përdorimin e drogës në Kosovë”, ka thënë ai për Ekonomia Online.

Ai tha se të dhënat tregojnë se mosha mesatare e personave që fillojnë të përdorin drogë tashmë është 16 vjeç. Sipas Blakajt, një tjetër aspekt shqetësues është lloji i kokainës që po përdoret, e cila është duke shkaktuar varshmëri të shpejt edhe çrregullime psikologjike.

“Të dhënat tona tregojnë që është 16.2, ka rënë 16 vjeç kur ka filluar për herë të parë drogën. Mendoj që nuk ka ku të bie më poshtë, për të gjitha drogat vlen kjo. Por, sa i përket kokainës, katër-pesë vite më parë ka qenë mosha e atyre që kanë ardhur që të kërkojnë ndihmë lidhur me përdorimin e kokainës ka qenë 35-45 vjet, ndërsa nëse e krahasojmë me vitin e kaluar janë 25-35 me një tendencë për të rënë më poshtë, kjo po na shqetëson shumë. Natyrisht edhe mënyra e përdorimit të kokainës,  është një lloj i crack cocaine, që nxirret nga kokaina e cila shkakton varshmëri të shpejt edhe kjo po na bënë shumë të ndihemi të shqetësuar për arsye që përveç efekteve të tjera negative të kokainës e ku e rrit edhe agresivitetin edhe shpeshtësinë e përdorimit edhe vashmërin edhe shkakton edhe probleme të tjera anësore të cilat janë edhe çrregullimet psikologjike e psikike”, ka thënë ai.

Në bazë të të dhënave të qendrës “Labyrinth”, numri i atyre që kanë kërkuar ndihmë për varësinë nga droga është 20 për qind më e lartë se vitet e kaluara.

“Numri është rritur, flasim posaçërisht për drogat e kanabisit, marihuana natyrisht që ka shtrirje të gjerë në Kosovë, ndërsa kokaina me shpejtësi është rritur numri i përdoruesve të drogave, tejet me shpejtësi dhe kjo na ka bërë që të shqetësohemi edhe që po bie mosha me shpejtësi. Kalimi në përdorim e përditshëm të kokainës po ndodh tek të rinjtë. Sa i përket numrave ne i kemi databazën tonë, aty regjistrohen të gjithë ata që kërkojnë një shërbim mjekësor, ndërsa për shërbime të tjera nuk jemi të obliguar por edhe hezitojnë që të japin të dhënat. Sidoqoftë flitet që ata që kanë kërkuar e kalon pak 100 për vitin e kaluar, diku 20 për qind më shumë se vitet e mëparshëm, kjo është shqetësuese”, ka thënë ai.

Blakaj ka deklaruar se, pavarësisht përpjekjeve të Policisë për të luftuar trafikimin, qasja në sigurimin e drogave është e lehtë. 

“Njëri prej faktorë që përdorin drogë është edhe qasja e lehtë tek drogat. Ka qasje të lehtë tek drogat në Kosovë. Pavarësisht që Policia përpiqet që të kryej punë e vetë, por ne e dimë disa pengesa e gjëra që ndodhin. E dimë që ka shumë dilera të vegjël që bartin kapak sasi, e për çdo dy tre jave furnizohen”, ka thënë ai.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës për vitin 2024, ka një rritje prej 17.7 për qind të veprave penale të lidhura me narkotikët.

Lexuar: 23

Lajme te ngjashme

Dy deputetët shqiptarë në dy komisione të Kuvendit të Serbisë

Dita e Forcës, FSK hap dyert për qytetarët më 27 nëntor

Monologu emocionues i vëllait të Jakup Krasniqit: Jakup ti erdhe, unë nuk munda me të përqafu, nuk ma hapën derën!

Shqiptarja që mahniti Gjermaninë me inteligjencën e saj, kush është Mira Mezini që fitoi çmimin prestigjioz prej 3.2 milionë €

Vuçiq do të hyjë në grevë urie “nëse tentojnë ta arrestojnë”

Shqipëria e përfshirë në sulmin kundër anijes ruse në Libi? Reagon Ministria e Jashtme

Lajmet e fundit

Republika Serbe arreston Naser Oriqin, komandantin boshnjak në Srebrenicë

25 Nëntor, 2026

Banka kineze do të zgjerojë mbështetjen financiare për bizneset tajvaneze në pjesën kontinentale të Kinës

25 Nëntor, 2026

Dy deputetët shqiptarë në dy komisione të Kuvendit të Serbisë

25 Nëntor, 2026

Eurodeputeti kroat ia përplas Serbisë në fytyrë: Hapni arkivat e luftës dhe tregoni ku janë të zhdukurit

25 Nëntor, 2026

Gashi në Zagreb: Marrëveshja strategjike me Kroacinë pritet të miratohet më 1 dhjetor

24 Nëntor, 2026

Presidentja për festën e organizuar në nder të 28 Nëntorit: Më shumë Kosovë në Shqipëri dhe më shumë Shqipëri në Kosovë

24 Nëntor, 2026

Banka Evropiane për Investime mbështet ndërtimin e 4.700 kilometrave rrugë në Ballkanin Perëndimor

24 Nëntor, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.