Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Banka kineze do të zgjerojë mbështetjen financiare për bizneset tajvaneze në pjesën kontinentale të Kinës

25 Nëntor, 2026

Dy deputetët shqiptarë në dy komisione të Kuvendit të Serbisë

25 Nëntor, 2026

Eurodeputeti kroat ia përplas Serbisë në fytyrë: Hapni arkivat e luftës dhe tregoni ku janë të zhdukurit

25 Nëntor, 2026

Gashi në Zagreb: Marrëveshja strategjike me Kroacinë pritet të miratohet më 1 dhjetor

24 Nëntor, 2026

Presidentja për festën e organizuar në nder të 28 Nëntorit: Më shumë Kosovë në Shqipëri dhe më shumë Shqipëri në Kosovë

24 Nëntor, 2026

Banka Evropiane për Investime mbështet ndërtimin e 4.700 kilometrave rrugë në Ballkanin Perëndimor

24 Nëntor, 2026

Ukrainasit shpartallojnë pozicionet ruse dhe rimarrin territorin!

24 Nëntor, 2026

Me maska dhe shkopinj në qendër të Kumanovës, ndërhyn policia

24 Nëntor, 2026

Izet Mexhiti: 20 vjet nga nisja e projektit të shkollës “Kongresi i Manastirit”, histori suksesi dhe krenarie për Çairin

24 Nëntor, 2026

Rasti i “vjedhjes së 150 qebapave”, u dënua me burg, por më pas u arratis, në kërkim nga viti 2017

24 Nëntor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E mërkurë, 25 Nëntor
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Lëvizja FOL publikon analizën e programit qeverisës: Dështoi të arrijë objektivat kryesore, shkak mungesa e koordinimit

TV NewsBy TV News4 Shkurt, 2025 Rajoni Pa Komente3 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Programi qeverisës për viti 2021-2025 ka dështuar të realizojë objektivat e tij kryesore për shkak të ngecjeve procedurale, mungesës së përgatitjes teknike dhe mungesës së koordinimit institucional.

Kështu u tha në një konferencë për media të organizuar nga Lëvizja FOL, ku u publikuan të dhënat nga Analiza e Programit të Qeverisë së Kosovës 2021-2025.

Drejtoresha e FOL, Mexhide Demolli tha se ndër sfidat kryesore janë vonesat në miratimin e politikave, defektet legjislative dhe mungesa e koordinimit ndër-institucional.

“Programi i Qeverisë së Republikës së Kosovës për vitet 2021-2025, miratuar më 7 maj 2021, Program që paraqiti një vizion ambicioz për zhvillimin ekonomik, social dhe institucional të vendit. Megjithatë, zbatimi i këtij programi është përballur me sfida serioze që kanë penguar arritjen e objektivave kryesore. Ndër sfidat kryesore janë vonesat në miratimin e politikave, defektet legjislative dhe mungesa e koordinimit ndër-institucional. Programi i Qeverisë ka paraparë dy prioritet kryesore të asaj kohe që kanë qenë menaxhimi i pandemisë COVID 19 dhe ringjallja ekonomike”, tha Demolli.

Në mënyrë që të zbatohet Programi, sipas saj Qeveria është dashur të ndërmarrë veprime për miratimin e ligjeve si hapa paraprakë ne zbatim te programit.

Megjithatë, një nga problemet më të dukshme, ajo tha se  ka qenë vonesa në miratimin dhe zbatimin e ligjeve.

“Një numër i madh projektligjesh të miratuara nga Kuvendi i Kosovës janë kontestuar për shkelje procedurale dhe janë dërguar në Gjykatën Kushtetuese. Për shembull, në dhjetor të vitit të kaliar, një grup deputetësh dorëzoi 16 projektligje në Gjykatën Kushtetuese, duke e akuzuar qeverinë për mosrespektim të procedurave ligjore. Gjykata Kushtetuese ka shfuqizuar gjithashtu disa nëne të rëndësishme, duke i konsideruar ato në kundërshtim me Kushtetutën. Ndër to janë Ligji për Byronë e Konfiskimit të Pasurisë së Pajustifikueshme dhe Ligji për Këshillin Prokurorial të Kosovës, të cilat konsideroheshin kyçe për reformën në sundimin e ligjit. Shfuqizimi i këtyre ligjeve ka nxjerrë në pah jo vetëm mungesën e përgatitjes teknike të qeverisë, por edhe dobësinë në sigurimin e një konsensusi më të gjerë politik dhe institucional për miratimin e tyre. Një tjetër sfidë madhore ka qenë mungesa e koordinimit ndër-institucional, e cila ka ndikuar negativisht në harmonizimin e veprimeve ndërmjet institucioneve të ndryshme. Kjo është parë veçanërisht në vonesat për miratimin e Strategjisë Kombëtare për Zhvillim dhe krijimin e Fondit Sovran, dy projekte që do të kishin qenë vendimtare për përmirësimin e gjendjes ekonomike dhe zhvillimit të qëndrueshëm të vendit. Për më tepër, sfida të ngjashme janë evidentuar edhe në sektorë strategjikë si shëndetësia, arsimi dhe politika e jashtme, ku mungesa e një qasjeje të mirë organizuar ka frenuar avancimin e reformave të planifikuara”,  tha Demolli.

Sundimi i ligjit, i konsideruar një prioritet kyç në programin qeverisës,  ajo theksoi se ka hasur gjithashtu në pengesa të mëdha.

“Procesi i vettingut, i prezantuar si një masë për pastrimin e sistemit të drejtësisë, nuk ka arritur të kalojë fazën fillestare, duke reflektuar mungesën e një strategjie të qartë dhe vullnetit politik për zbatimin e tij. Për më tepër, përgatitja e padisë për gjenocid kundër Serbisë është promovuar gjerësisht nga qeveria, por deri më tani nuk ka treguar ndonjë progres konkret dhe ka mbetur më shumë si një nismë retorike”, theksoi Demolli.

Ndërsa, Burbuqe Kastrati, nga FOL paraqiti zbatimin e Planit Kombëtar Zhvillimor për periudhën janar-dhjetor për secilën ministri veç e veç, përderisa për zyrën  e kryeministrit tha se nga 62 aktivitet të parapara janë realizuar 35 prej tyre, 27 kanë mbetur të pa realizuara./EO

Lexuar: 25

Lajme te ngjashme

Dy deputetët shqiptarë në dy komisione të Kuvendit të Serbisë

Dita e Forcës, FSK hap dyert për qytetarët më 27 nëntor

Monologu emocionues i vëllait të Jakup Krasniqit: Jakup ti erdhe, unë nuk munda me të përqafu, nuk ma hapën derën!

Shqiptarja që mahniti Gjermaninë me inteligjencën e saj, kush është Mira Mezini që fitoi çmimin prestigjioz prej 3.2 milionë €

Vuçiq do të hyjë në grevë urie “nëse tentojnë ta arrestojnë”

Shqipëria e përfshirë në sulmin kundër anijes ruse në Libi? Reagon Ministria e Jashtme

Lajmet e fundit

Banka kineze do të zgjerojë mbështetjen financiare për bizneset tajvaneze në pjesën kontinentale të Kinës

25 Nëntor, 2026

Dy deputetët shqiptarë në dy komisione të Kuvendit të Serbisë

25 Nëntor, 2026

Eurodeputeti kroat ia përplas Serbisë në fytyrë: Hapni arkivat e luftës dhe tregoni ku janë të zhdukurit

25 Nëntor, 2026

Gashi në Zagreb: Marrëveshja strategjike me Kroacinë pritet të miratohet më 1 dhjetor

24 Nëntor, 2026

Presidentja për festën e organizuar në nder të 28 Nëntorit: Më shumë Kosovë në Shqipëri dhe më shumë Shqipëri në Kosovë

24 Nëntor, 2026

Banka Evropiane për Investime mbështet ndërtimin e 4.700 kilometrave rrugë në Ballkanin Perëndimor

24 Nëntor, 2026

Ukrainasit shpartallojnë pozicionet ruse dhe rimarrin territorin!

24 Nëntor, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.