Aksion i madh ndërkombëtar policor është duke u zhvilluar në territorin e disa qyteteve, sipas informacioneve jozyrtare nga burime policore.
Përveç pranisë së shtuar të policëve maqedonas, janë vërejtur edhe policë me emblema të EUROPOL-it apo INTERPOL-it, të cilët koordinojnë aktivitetet me kolegët e tyre nga Maqedonia.
Sipas informacioneve jozyrtare, po kërkohet një sasi më e madhe eurosh të falsifikuara dhe po punohet për të shkatërruar një rrjet më të madh kriminal ndërkombëtar që vepron në shumë vende.
Bëhet fjalë për zbulimin e një shtypshkronjeje vendase për euro apo dollarë të falsifikuar, transmeton Lideri.mk.
Mediat serbe raportojnë se duke vepruar në kuadër të përpunimit operativ “Vardar”, policët serbë në bashkëpunim me zyrtarët policorë të Republikës së Maqedonisë dhe Europol, dhe me urdhër të Prokurorisë Publike për Krim të Organizuar, janë privuar nga liria d.m.th. 02.02.2025 në territorin e Serbisë (Novi Pazar, Novi Sad, Sombor, Suboticë) gjithsej gjashtë persona, anëtarë të grupit të organizuar kriminal, për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit se kanë kryer veprat penale të bashkimit për kryerja e veprës penale – kundërvajtje nga neni 346 i Kodit Penal dhe falsifikimi i parave nga neni 241 i Kodit Penal./Lideri.mk

