Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Majko kundër rezolutës për krimet serbe në Kosovë, Lushaj: Pandi mbeti i madh duke refuzuar të merret me gjëra të vogla!

17 Nëntor, 2026

BE-ja godet Rusinë me sanksione të reja, 113 persona dhe kompani në listën e zezë – miraton afro 8 miliardë euro për Ukrainën

17 Nëntor, 2026

Kos kërkon falje për këngën nacionaliste serbe në Bruksel

17 Nëntor, 2026

Kremlini u jep udhëzime deputetëve: Përgatituni për shpalljen e fitores në Ukrainë

17 Nëntor, 2026

​Qeveria miraton ndalimin e tregtimit të energjisë elektrike me kompanitë serbe

17 Nëntor, 2026

Misteri i armëve të Skënderbeut: Si përfunduan shpata dhe përkrenarja e heroit shqiptar në Vjenë?

16 Nëntor, 2026

Li Qiang u bën thirrje ASEAN-it të qëndrojnë të bashkuar e të mos e shpërqendrojnë fokusin

16 Nëntor, 2026

Venera Azizi: “Alta banka” e ka zanafillën te Ballkani i Hapur, të bëmat e BDI-së po dalin në shesh

16 Nëntor, 2026

Osmani: Alta Banka është bankë e parave të zeza në Serbi

16 Nëntor, 2026

Reagon publikisht invalidi i luftës dhe drejtori i Agjencisë për Zbatimin e Gjuhës, Granit Osmani, kundër shpifjeve dhe dezinformimit*

16 Nëntor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E martë, 17 Nëntor
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Presidenti Trump bisedon me homologun egjiptian mbi Gazën

TV NewsBy TV News2 Shkurt, 2025 Botë Pa Komente2 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Presidenti i Egjiptit, Abdel Fattah al-Sisi, dhe Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ranë dakord mbi nevojën për të konsoliduar marrëveshjen e armëpushimit të Gazë, gjatë një bisede telefonike që patën të shtunën, tha presidenca egjiptiane. Sidoqoftë, është e paqartë nëse ata diskutuan mbi thirrjen e Presidentit Trump për transferimin e palestinezëve nga Gaza drejt Egjiptit dhe Jordanisë.

Shtëpia e Bardhë tha se udhëheqësit folën rreth “rolit të rëndësishëm të Egjiptit në lirimin e pengjeve në Gazë” dhe se zoti Sisi shprehu besimin se Presidenti Trump mund të sjellë paqe në rajon.

Egjipti tha se dy udhëheqësit patën një dialog pozitiv ku u vu theksi tek nevoja për zbatimin e plotë të fazës së parë dhe të dytë të armëpushimit mes Izraelit dhe grupit Hamas, dhe nevojës për të rritur dërgesat e ndihmave humanitare në Gazë.

Në asnjë prej deklaratave zyrtare nuk përmendet nëse dy udhëheqësit diskutuan mbi deklaratat e bëra gjatë javës së shkuar nga Presidenti Trump se Egjipti dhe Jordania duhet të pranojnë palestinezët nga Gaza.

Presidenti Sisi e hodhi poshtë idenë të mërkurën, duke e cilësuar si një “akt padrejtësie”.

Megjithatë, të enjten zoti Trump përsëriti thirrjen e tij, duke thënë, “ne bëjmë shumë për ta dhe ata do ta bëjnë këtë”, një referencë e dukshme e ndihmës amerikane si për Egjiptin ashtu edhe për Jordaninë.

Ministrat e jashtëm arabë, të mbledhur të shtunën në Kajro, kundërshtuan gjithashtu mundësinë e transferimit të palestinezëve, duke thënë se një veprim i tillë do të kërcënonte qëndrueshmërinë rajonale, do të përhapte konfliktin dhe minonte perspektivat për paqe./VoA

Lexuar: 18

Lajme te ngjashme

BE-ja godet Rusinë me sanksione të reja, 113 persona dhe kompani në listën e zezë – miraton afro 8 miliardë euro për Ukrainën

Kremlini u jep udhëzime deputetëve: Përgatituni për shpalljen e fitores në Ukrainë

Li Qiang u bën thirrje ASEAN-it të qëndrojnë të bashkuar e të mos e shpërqendrojnë fokusin

Lista Studentore publikon programin, Kosovën e konsideron pjesë të Serbisë

Kaos në trafikun ajror në SHBA, mijëra fluturime anulohen e vonohen pas defektit në sistemin e kontrollit

Rekord largësie nga Rusia: Mbi 1.1 milion rusë udhëtuan drejt tri vendeve, mes frikës në rritje nga mobilizimi ushtarak

Lajmet e fundit

Majko kundër rezolutës për krimet serbe në Kosovë, Lushaj: Pandi mbeti i madh duke refuzuar të merret me gjëra të vogla!

17 Nëntor, 2026

BE-ja godet Rusinë me sanksione të reja, 113 persona dhe kompani në listën e zezë – miraton afro 8 miliardë euro për Ukrainën

17 Nëntor, 2026

Kos kërkon falje për këngën nacionaliste serbe në Bruksel

17 Nëntor, 2026

Kremlini u jep udhëzime deputetëve: Përgatituni për shpalljen e fitores në Ukrainë

17 Nëntor, 2026

​Qeveria miraton ndalimin e tregtimit të energjisë elektrike me kompanitë serbe

17 Nëntor, 2026

Misteri i armëve të Skënderbeut: Si përfunduan shpata dhe përkrenarja e heroit shqiptar në Vjenë?

16 Nëntor, 2026

Li Qiang u bën thirrje ASEAN-it të qëndrojnë të bashkuar e të mos e shpërqendrojnë fokusin

16 Nëntor, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.