Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

SPB Kumanovë me fushatë vetëdijësuese: Pasagjeri në ulësen e përparme nuk duhet të jetë nën ndikimin e alkoolit apo drogës

26 Tetor, 2026

Vrasja e gruas në Pejë: Ndonëse koordinatore kundër dhunës ndaj grave, Donika Gërvalla ende asnjë fjalë

26 Tetor, 2026

Bill Gates paralajmëron: Përgatituni për 20 vite trazirash!

26 Tetor, 2026

Shasivari synon mbështetje konkrete nga Katari për modernizimin e drejtësisë

26 Tetor, 2026

VLEN: Nacionalizmi serbomadh i Gjureviqit dhe Stoilkoviqit nuk ka vend në Maqedoni

26 Tetor, 2026

Daut Beqiri kërkon rikthimin e autobusit deri në stacionin e fundit në Haraçinë

26 Tetor, 2026

Arrestohet një grua nga Shkupi, deshi të ndezë firmën ku ka punuar më herët, u prish me drejtoreshën

26 Tetor, 2026

Nenad Rashiq: Nuk pres që Lista Studentore të ndryshojë publikisht qëndrimin për Kosovën

26 Tetor, 2026

Filipçe: Pas Vuçiqit dhe Orbanit, radha i vjen Mickoskit – po shembet “oktapodi kriminal ballkanik”!

26 Tetor, 2026

Albulena Haxhiu vjen në Shkup

26 Tetor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E hënë, 26 Tetor
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Konjufca: Seanca, dëshmi se Kosova e Shqipëria janë bashkë në çdo rrethanë

TV NewsBy TV News20 Dhjetor, 2024 Rajoni Pa Komente3 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca në seancën e përbashkët të dy kuvende Kosovë-Shqipëri që po zhvillohet sot në Prishtinë ka falënderuar Shqipërinë dhe institucionet e saj për ndihmën që i ka dhënë Kosovës në arenën ndërkombëtare.

Ai ka thënë se Kosova mbetet lidere e demokracisë në rajon.

“Kosova mbetet një kampion i demokracisë në rajon, e vlerësuar edhe prej institucioneve perëndimore dhe me këtë duhet të krenohemi të gjithë ne si popull”.

“Shqiptarët gjithmonë kanë qenë aleati më i natyrshëm i vlerave perëndimore në Ballkan. E falënderojmë Republikën e Shqipërisë, e falënderojmë Kuvendin, Qeverinë shqiptare që ka qenë e zëshme për mbrojtjen e interesave të Kosovës, për mbrojtjen e shtetësisë së Kosovës në arenën ndërkombëtare, në çdo forum të rëndësishëm të botës dhe që e drejta e Kosovës për mbrojtjen e sovranitetit dhe integritetit të saj, të forcimit të ligjit e shtetit demokratik nuk mund të konsiderohet në asnjë mënyrë cenim i fqinjësisë së mirë dhe as përshkallëzim i raporteve me fqinjët tonë”, ka thënë Konjufca.

Kryeparlamentari Konjufca në fjalimin e tij vuri theksin tek rëndësia e sigurisë së shtetit të Kosovës dhe rajonit.

“Jemi mbledhur në këtë seancë të përbashkët të kuvendeve tona në fund të këtij viti për ta dëshmuar unitetin tonë përballë sfidave politike dhe atyre gjeopolitike, të sigurisë që e shoqërojnë rajonin dhe kontinentin tonë edhe gjatë këtij viti”.

Ai përmendi agresionin rus ndaj Ukrainës dhe tha se si rajon e Kosovë “i kemi ndier ndikimet e tërthorta dhe të drejtpërdrejta të këtij agresioni”.

“Republika e Kosovës po e mbyll edhe këtë vit e sulmuar drejtpërdrejt nga elemente që lidhen me Serbinë e që synojnë destabilizimin e brendshëm të Kosovës me metoda terroriste dhe ato të luftës hibride”.

Konjufca tha se sulmi ndaj Ibër Lepencit s’mund të konsiderohet ndryshe përveçse si sulm terrorist nga ata që refuzojnë ta pranojnë Kosovën si “një realitet sovran dhe si rend ligjor e demokratik që s’ka alternativë në tërë territorin e Republikës sonë”.

Ai tha se ky sulm ndodhi një vit pas sulmit të Banjskës, “organizator dhe mbështetës i këtij sulmi është Radoiçiqi dhe i mbështetur drejtpërdrejt nga presidenti Vuçiq dhe i cili ende mbetet i pandëshkuar nga drejtësia në Serbi që pothuajse nuk ekziston fare. Prandaj, ky përbashkim i yni sot në këtë seancë përbën më shumë se simbolikën e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve tona. Kjo seancë duhet me u pa si dëshmi që Kosova dhe Shqipëria janë me njëra-tjetrën në çdo rrethanë dhe pa asnjë kusht dhe duke qenë se ne nuk mund të përfaqësojmë tjetër gjë përveçse interesin kombëtar të kombit që për ne është i përbashkët”, tha ai.

Kryeparlamentari i Kosovës gjithashtu tha se të dyja vendet synojnë të njëjtën familje – “integrimin evropian të shteteve tona”.

“Shqipëria ka ecur përpara në rrugën e integrimit dhe mësimet e saj do të jenë të dobishme për ne, pavarësisht rrethanave aktuale absurde që na i ka vendosur BE”, ka thënë Konjufca.

Lexuar: 18

Lajme te ngjashme

Vrasja e gruas në Pejë: Ndonëse koordinatore kundër dhunës ndaj grave, Donika Gërvalla ende asnjë fjalë

Nenad Rashiq: Nuk pres që Lista Studentore të ndryshojë publikisht qëndrimin për Kosovën

Albulena Haxhiu vjen në Shkup

Begaj përshëndet fitoren e shqiptarëve të Luginës së Preshevës

“E HUMBËM EDHE SERBINË PAS HUNGARISË!”, Ultranacionalistët e AfD-së gjermane të alarmuar nga rënia e Vuçiqit

Begaj përshëndet fitoren e shqiptarëve të Luginës së Preshevës

Lajmet e fundit

SPB Kumanovë me fushatë vetëdijësuese: Pasagjeri në ulësen e përparme nuk duhet të jetë nën ndikimin e alkoolit apo drogës

26 Tetor, 2026

Vrasja e gruas në Pejë: Ndonëse koordinatore kundër dhunës ndaj grave, Donika Gërvalla ende asnjë fjalë

26 Tetor, 2026

Bill Gates paralajmëron: Përgatituni për 20 vite trazirash!

26 Tetor, 2026

Shasivari synon mbështetje konkrete nga Katari për modernizimin e drejtësisë

26 Tetor, 2026

VLEN: Nacionalizmi serbomadh i Gjureviqit dhe Stoilkoviqit nuk ka vend në Maqedoni

26 Tetor, 2026

Daut Beqiri kërkon rikthimin e autobusit deri në stacionin e fundit në Haraçinë

26 Tetor, 2026

Arrestohet një grua nga Shkupi, deshi të ndezë firmën ku ka punuar më herët, u prish me drejtoreshën

26 Tetor, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.