Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Alivanoset Grida Duma, ndërpritet emisioni Live! Policia fillon hetime

27 Tetor, 2026

Gashi dhe Haxhiu kërkojnë thellimin e partneritetit mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut

27 Tetor, 2026

Mickoski takoi kryeparlamentaren Haxhiu: Në fokus thellimi i bashkëpunimit Maqedoni-Kosovë

27 Tetor, 2026

Maqedonia e Veriut shqyrton pagat sipas orëve të punës, sindikatat kërkojnë minimum 250 denarë për orë

27 Tetor, 2026

Dy ditë pas vrasjes së Arlinda Zekajt, kunati i saj vijon të jetë në arrati/ Policia bastis shtëpinë dhe sekuestron armë, thika e një sëpatë

27 Tetor, 2026

Dr. Jetmire Aliu nga Shkupi promovoi librin e saj të parë shkencor

27 Tetor, 2026

LAJM I FUNDIT: Vrasje në Shkup

27 Tetor, 2026

Në Maqedoni jetojnë 23.847 serbë, Vuçiqi mori vetëm 994 vota – BIRN zbulon 111.700 euro për shoqata pro-SNS-së

27 Tetor, 2026

Raporti i ri për Epsteinin: Ish-missi akuzon Trumpin për përdhunim brutal në hotel

27 Tetor, 2026

Haxhiu pritet me ceremoni shtetërore në Maqedoninë e Veriut

27 Tetor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E martë, 27 Tetor
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

YIHR me aksion simbolik, kërkon nga partitë politike diskurs politik gjithëpërfshirës

TV NewsBy TV News13 Dhjetor, 2024 Rajoni Pa Komente4 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Pranë selive të katër partive politike është zhvilluar aksion simbolik, ku u kërkua që gjatë periudhës zgjedhore të ketë diskurs gjithëpërfshirës. 

Organizata “Youth Initiative for Human Rights Kosovo” filloi aksionin simbolik nga selia e Lëvizjes Vetëvendosje më pas tek Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe për të përfunduar pranë selisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës. 

Ky aksion u shoqërua me pankarta të mesazheve të përcjella nga vet partitë për zgjedhjet e 9 shkurtit të vitit të ardhshëm.

Rina Kadiri nga YIHR theksoi kërkesën që kanë për partitë politike në këtë periudhë zgjedhore.

“Sot, në ditën e fundit të Javës së të Drejtave të Njeriut, YIHR po zhvillon një aksion simbolik pranë selive të partive politike, për të përcjellë një mesazh të qartë dhe të patjetërsueshëm: gjatë kësaj periudhe zgjedhore të ngjeshur me premtime e zotime, individësh e subjektesh politike, ne kërkojmë që diskursi politik të jetë gjithëpërfshirës, respektues dhe i mbështetur mbi parimet e të drejtave të njeriut. Në kuadër të këtij aksioni, po vizitojmë selitë e partive politike që garojnë në këto zgjedhje për të kërkuar që fushatat dhe programet e tyre politike të reflektojnë një përkushtim të sinqertë ndaj të drejtave të njeriut, barazisë dhe dinjitetit të çdo individi”, deklaroi ajo.

“Të gjithë në Lëvizje, Gjithë për Kosovën”, “Gjithë për Kosovën, të lirë nga femicidi” dhe “Gjithë për Kosovën, të lirë nga dhuna”, kanë qenë mbishkrimet në pankartat që kanë mbajtur në duar aktivistë para selisë së Lëvizjes Vetëvendosje.

Më pas, ky aksion rrugor ka vazhduar edhe para selisë së Partisë Demokratike të Kosovës.

“Ky aksion e tejkalon idenë e një thirrje për përgjegjësi ndaj aktorëve politikë, kjo është një përpjekje për të ngritur një standard të ri për fushatat zgjedhore dhe politikëbërjen, një standard i tillë që i vendos në qendër njerëzit, shtynë përpara drejtësinë dhe promovon unitetin. Kërkojmë një vizion politik që ndërton një shoqëri ku të gjithë ndihen të vlerësuar dhe të respektuar, ekonomik. Pavarësisht prejardhjes, përkatësisë etnike, gjinisë, orientimit seksual apo statusit social”, ka thënë drejtoresha e YIHR, Marigona Shabiu.

Edhe pranë kësaj selie, aksioni u shoqërua me pankarta, me mbishkrime si: “Kosova mundet ma mirë veç pa femicid”, “Kosova mundet ma mirë veç pa dhunë”, “Kosova mundet ma mirë veç pa diskriminim”.

Kristian Rrasaj nga YIHR para selisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës ftoi kandidatët për deputetë që të reflektojnë mbi rolin e tyre në këtë proces.

“Ftojmë të gjitha partitë politike dhe kandidatët për deputetë që të reflektojnë thellë mbi rolin e tyre në këtë proces. Mesazhi ynë është i qartë: Kosova ka nevojë për liderë politikë që marrin përgjegjësi për të ndërtuar një të ardhme të bazuar mbi të drejtat e njeriut, që luftojnë diskriminimin dhe pabarazinë dhe që garantojnë një shoqëri ku çdo qytetar ndihet i përfaqësuar dhe me dinjitet”, tha ai.

Pjesëmarrësit në këtë aksion kanë mbajtur pankarta me mbishkrime “Bëhu ndryshimi, jepi fund diskriminimit”, dhe “Lumir 2025 bëhu ndryshimi”.

Nga këtu, aktivistët kanë vazhduar aksionin deri tek Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ku Blendë Pira bëri thirrje për fuqizimin e njerëzve dhe respektimin e dinjitetit të tyre.

“Ne sot nuk kërkojmë vetëm fjalë; ne kërkojmë veprime konkrete që i japin jetë parimeve të lirisë, drejtësisë dhe barazisë për të gjithë. Në këtë ditë të fundit të Javës së të Drejtave të Njeriut, po e mbyllim këtë kapitull me një thirrje të fuqishme: është koha për një politikë që fuqizon njerëzit dhe respekton dinjitetin e tyre, Ne kërkojmë liri, për ne liri do thotë, fund dhunës, fund femicidit, fund diskriminimit, fund LGBTQI+ fobisë”, përfundoi ajo.

“Koalicioni për Kosovën fituese”, “Kosova është fituese veç kur s’ka diskriminim”, me këto mesazhe pranë selisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ka përfunduar aksioni simbolik i YIHR. Ku nga katër parti politike u kërkua që gjatë fushatës zgjedhore të kenë diskurs gjithëpërfshirës, respektues dhe të mbështetur mbi parimet e të drejtave të njeriut./KP

Lexuar: 20

Lajme te ngjashme

Alivanoset Grida Duma, ndërpritet emisioni Live! Policia fillon hetime

Dy ditë pas vrasjes së Arlinda Zekajt, kunati i saj vijon të jetë në arrati/ Policia bastis shtëpinë dhe sekuestron armë, thika e një sëpatë

Rama: Nuk jap dorëheqje, jam i gatshëm për dialog

Mjeku nga Tetova, Omer Xhemali, emerohet drejtor i Klinikes së Kardiokirurgjise në Zurich

Deputeti i zgjedhur shqiptar në Serbi, Visar Memeti: Këto janë prioritetet tona?

Gani Geci: Burrat që vrasin gratë e tyre nuk janë burra, por njerëz pa shpirt

Lajmet e fundit

Alivanoset Grida Duma, ndërpritet emisioni Live! Policia fillon hetime

27 Tetor, 2026

Gashi dhe Haxhiu kërkojnë thellimin e partneritetit mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut

27 Tetor, 2026

Mickoski takoi kryeparlamentaren Haxhiu: Në fokus thellimi i bashkëpunimit Maqedoni-Kosovë

27 Tetor, 2026

Maqedonia e Veriut shqyrton pagat sipas orëve të punës, sindikatat kërkojnë minimum 250 denarë për orë

27 Tetor, 2026

Dy ditë pas vrasjes së Arlinda Zekajt, kunati i saj vijon të jetë në arrati/ Policia bastis shtëpinë dhe sekuestron armë, thika e një sëpatë

27 Tetor, 2026

Dr. Jetmire Aliu nga Shkupi promovoi librin e saj të parë shkencor

27 Tetor, 2026

LAJM I FUNDIT: Vrasje në Shkup

27 Tetor, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.