Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Kryeministri kanadez, Carney: Tarifat e reja amerikane janë hartuar për të na dëmtuar dhe për të na përçarë

24 Gusht, 2026

Protestat, profesori amerikan Steve Hanke thirrje Ramës të largohet: Është koha të bëjë gati valixhet

24 Gusht, 2026

Një aksident trafiku ka ndodhur sonte mbi fshatin Sllupçan / Likovë

23 Gusht, 2026

Arben Cara pas largimit: Zjarri nuk luftohet me lajme e fotografi…

23 Gusht, 2026

Mike Johnson: SHBA do të hyjë shumë shpejt në një fazë të re të luftës me Iranin

23 Gusht, 2026

Rrebesh i fortë shiu, breshër dhe erë në Korçë, vështirësi të përkohshme në qarkullim

23 Gusht, 2026

Zjarr i madh nga Serbia i afrohet Likovës dhe Kumanovës

23 Gusht, 2026

Nesër, në disa vende pritet shi dhe breshër

23 Gusht, 2026

Enis Rexhepi shënon 5 gola ndaj Bayern Munich U-19

23 Gusht, 2026

“Një grusht njerëzish kanë privatizuar hapësirat publike”, Ditmir Bushati: Protestat në Shqipëri, më shumë se thjesht mbrojtja e natyrës

23 Gusht, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E hënë, 24 Gusht
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Si po trajtohet rasti i Deharit nga partia në pushtet?

Suad AvdiuBy Suad Avdiu3 Dhjetor, 2024 Kosovë Pa Komente3 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Qasja e kryeministrit Kurti ndaj rastit të Astrit Deharit, po kritikohet nga njohësit e sistemit të drejtësisë. Madje si ndërhyrje, i cilësoi sistemi prokurorial deklarimet e Kurtit në Kuvendin e Kosovës për punën e prokurorisë në zbardhjen e rastit.

“Me qeverinë e re do të krijohet mundësia për të pasur drejtësi për Astritin, sepse kjo është drejtësi për shtetin tonë.”

Para se të formohej Qeveria Kurti I, kështu deklaronte Albin Kurti.

E në fund të mandatit të Qeverisë Kurti II, fati i zbulimit të këtij rasti, iu la sistemit të drejtësisë.

“Qeveria e Republikës së Kosovës, nuk mund ta bëjë edhe prokurorinë edhe gjyqësinë. Prokuroria duhet ta zbardhë rastin e shokut tonë të mbytur në burgun e Prizrenit, më 5 nëntor 2016, Astrit Deharin”, ka deklaruar Kurti.

Ndaj kësaj reagoi menjëherë Këshilli Prokurorial dhe Zyra e Kryeprokurorit të shtetit, duke e quajtur qasje e cila e dëmton funksionimin e sistemit.

“Deklaratat e Kryeministrit për raste individuale, duke i interpretuar ato në mënyrën e tij dëshirore, pa i ditur faktet dhe duke e keqinformuar publikun në mënyrë të qëllimshme, lëndojnë ndjenjat e familjarëve të të ndjerëve, përbëjnë ndërhyrje dhe presion të drejtpërdrejtë në punën e Prokurorisë dhe cenojnë rëndë pavarësinë e sistemit të drejtësisë. Një qasje e tillë e Kryeministrit të Republikës së Kosovës dëmton funksionimin e institucioneve demokratike dhe ka për qëllim minimin e reputacionit të Prokurorit të Shtetit në përpjekjet institucionale për forcimin e sundimit të ligjit në Republikën e Kosovës”, thuhet në reagim.

Në lidhje me rastin Dehari, sipas avokatit Xhevdet Smakiqi, sistemi i drejtësisë në Kosovë ka bërë atë se çfarë ka pasur në dorë.

“Prokuroria dhe hetuesia e Kosovës, në rastin e Astrit Deharit,  i ka kryer të gjitha veprimet. Dhe nuk mundet as prokurori ta arrestojë dikë vetëm për qefin e dikujt apo për politikën e dikujt. …. Nuk mund t’i thoni dikujt që ta arrestojë dikë, pa pasur fakte dhe prova. Pra, edhe sikur Albin Kurti të ishte prokuror i rastit në vend të prokurorit aktual, nuk do të kishte mundësi ta arrestonte Albin Kurtin që është në politikë”, ka deklaruar ai.

Në këtë mes, Qeveria konsiderohet se duhet të rrijë larg deklaratave që ndërhyjnë në punët e drejtësisë.

“Në dorën e Qeverisë është që të kërkojë që rasti të zbardhet dhe të ndihmojë, e të mbështes sistemin e drejtësisë me aq sa ka mundësi dhe kompetencë ligjore. Dhe jo të ndërhyjë dhe të bëjë presione të formave të ndryshme, e ta politizojë një vrasje e cila akoma nuk ka marrë epilog”, ka thënë Anton Ndrecaj nga Instituti Clard.

Televizioni ka provuar të marrë qëndrim edhe nga avokati i familjes Dehari, por nuk ka qenë i qasshëm gjatë ditës. Tëvë 1

Lexuar: 10

Lajme te ngjashme

28 vjet pa Ganimete Gjylanin, vajzën 19-vjeçare që ra për lirinë e Kosovës

Mitrovicë: Një e mitur dhunohet nga një vajzë, tjetra e incizon-Gjatë sulmit dëgjohet duke qarë me dënesë

Koci: Thaçi besoj që do të lirohet, por…

Shtrenjtohen cigaret, çmimi i Marlboros në “hava”

“Ka me t’ju q* gjuhën e nënës”-Arian Agushi përplaset me komentuesin për shkak të Hashim Thaçit

Tragjedi në Gjermani, 15-vjeçari me veturën e babait përplaset me mjetet e punës – dy të vdekur

Lajmet e fundit

Kryeministri kanadez, Carney: Tarifat e reja amerikane janë hartuar për të na dëmtuar dhe për të na përçarë

24 Gusht, 2026

Protestat, profesori amerikan Steve Hanke thirrje Ramës të largohet: Është koha të bëjë gati valixhet

24 Gusht, 2026

Një aksident trafiku ka ndodhur sonte mbi fshatin Sllupçan / Likovë

23 Gusht, 2026

Arben Cara pas largimit: Zjarri nuk luftohet me lajme e fotografi…

23 Gusht, 2026

Mike Johnson: SHBA do të hyjë shumë shpejt në një fazë të re të luftës me Iranin

23 Gusht, 2026

Rrebesh i fortë shiu, breshër dhe erë në Korçë, vështirësi të përkohshme në qarkullim

23 Gusht, 2026

Zjarr i madh nga Serbia i afrohet Likovës dhe Kumanovës

23 Gusht, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.