Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Rama përsërit ftesën për dialog me protestuesit, këtë herë i vendos ftesat mbi stola guri

22 Tetor, 2026

Haradinaj “shpotit” edhe PDK’në për kthimin e mundshëm të Ligjit për Specialen: Lojë e ndytë

22 Tetor, 2026

DAP nxjerr në ankand banesa, lokale dhe automjete

22 Tetor, 2026

Eurodeputeti gjerman Michael Gahler denoncon lidhjet shtet-PS-krim, gjatë zgjedhjeve në Shqipëri

22 Tetor, 2026

Kurti në Samitin e Berlinit: Është koha që Kosova të hapë negociatat për hyrje në BE

22 Tetor, 2026

Deri më 30 tetor zgjat konkursi vjetor për financimin e projekteve të kulturës për vitin 2027

22 Tetor, 2026

Nasim Haradinaj: VV-së më së shumti i është dashur votimi i Ligjit për Gjykatën Speciale

22 Tetor, 2026

Mashtrimi me kredi të shpejta në Kumanovë, dy femra dhe pesë bankierë nën hetim për rreth 198.300 euro

22 Tetor, 2026

KUMTESË

22 Tetor, 2026

LAMM: Trafiku në vend po zhvillohet në rrugë me lagështi

22 Tetor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E enjte, 22 Tetor
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Koreja e Jugut shfaq raketën që mund të shkatërrojë bunkerët nëntokësorë të Veriut

TV NewsBy TV News1 Tetor, 2024 Botë Pa Komente3 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Koreja e Jugut ka shfaqur raketën e saj më të fuqishme balistike dhe disa armë të tjera që synojnë Korenë e Veriut. Këto armë u shfaqën në ceremoninë e organizuar në Ditën e Forcave të Armatosura më 1 tetor, teksa presidenti jugkorean paralajmëroi regjimin e Veriut se do të kolapsojë nëse tenton të përdorë armë bërthamore.

Shfaqja e armëve të reja dhe paralajmërimi ndaj Koresë së Veriut erdhi pasi rivali verior i Seulit së fundi ka rritur armiqësitë rajonale, duke zbuluar një ndërtesë për pasurimin e uraniumit dhe ka testuar raketa para mbajtjes së zgjedhjeve presidenciale amerikane në nëntor.

“Nëse Koreja e Veriut tenton të përdorë armë bërthamore do të përballet me një përgjigje të fuqishme nga ushtria jonë dhe nga aleanca mes Koresë së Jugut dhe SHBA-së”, tha presidenti Yoon Suk Yeol para mijëra trupave që u mblodhën në një aeroport ushtarak pranë Seulit. “Ajo ditë do të jetë fundi i regjimit të Koresë së Veriut”.

“Regjimi i Koresë së Veriut duhet të heqë dorë nga iluzioni se armët bërthamore do t’i mbrojnë”, tha Yoon.

Gjatë ceremonisë, ushtria e Koresë së Jugut shfaqi rreth 340 pajisje ushtarake dhe sisteme armësh. Në mesin e tyre ishte edhe raketa më e fuqishme balistike e saj, Hyunmoo-5, e cila sipas vëzhguesve është e aftë të mbajë një koke konvencionale bërthamore prej rreth 8 tonësh, dhe mund të depërtojë thellë në tokë dhe të shkatërrojë bunkerët nëntokësorë në Korenë e Veriut. Kjo është hera e parë që Koreja e Jugut ka shfaqur këtë raketë.

SHBA-ja fluturoi bombarduesit B-1B gjatë ceremonisë, që me gjasë është demonstrim i angazhimit të saj të sigurisë për aleaten aziatike. Koreja e Jugut po ashtu fluturoi disa nga avionët e saj më të avancuar luftarakë.

Që kur ka marrë detyrën më 2022, Yoon, politikan konservator, ka lidhur një aleancë më të fortë ushtarake me SHBA-në dhe ka përmirësuar raportet trepalëshe Seul-Uashington-Tokio sa i përket bashkëpunimit të sigurisë, që është në qendër të politikës të tij të sigurisë për t’u përballur me programin e avancuar bërthamor të Koresë së Veriut.

Viteve të fundit, Koreja e Veriut ka kryer testime provokuese të raketave dhe ka kërcënuar se do të përdorë armë bërthamore në konfliktet e mundshme me Korenë e Jugut dhe SHBA-në.

Muajin e kaluar, shqetësimet për programin e bombave të Koresë së Veriut u rritën edhe më shumë, pasi Pheniani publikoi fotografi të një ndërtese sekrete për pasurimin e uraniumit për armë bërthamore. Kjo ishte hera e parë që Veriu publikoi pamje të ndërtesës së saj për pasurimin e uraniumit, pasi kishte publikuar pamje të kompleksit të saj kryesor bërthamor në Jongbon më 2010./Radio Evropa e Lirë

Lexuar: 26

Lajme te ngjashme

SHBA sanksionon gjyqtarë dhe prokurorin e Gjykatës së Hagës, afro 60 eurodeputetë kërkojnë reagim

Televizioni “N1” ia refuzon 24 minutat e Vuçiqit, shpërthen përplasja me pushtetin serb

Trump: Fundi i luftës në Ukrainë është afër, jemi më afër paqes se kurrë

Marrëveshja Trump-Putin, nesër do të niset tankeri i parë me naftë ruse drejt SHBA-së

Fronti i ftohtë sjell reshje të dendura në Zvicër, mbyllen disa qafa malore

Kallas: Negociatorët amerikanë po përpiqen ta shtyjnë Ukrainën drejt dorëzimit

Lajmet e fundit

Rama përsërit ftesën për dialog me protestuesit, këtë herë i vendos ftesat mbi stola guri

22 Tetor, 2026

Haradinaj “shpotit” edhe PDK’në për kthimin e mundshëm të Ligjit për Specialen: Lojë e ndytë

22 Tetor, 2026

DAP nxjerr në ankand banesa, lokale dhe automjete

22 Tetor, 2026

Eurodeputeti gjerman Michael Gahler denoncon lidhjet shtet-PS-krim, gjatë zgjedhjeve në Shqipëri

22 Tetor, 2026

Kurti në Samitin e Berlinit: Është koha që Kosova të hapë negociatat për hyrje në BE

22 Tetor, 2026

Deri më 30 tetor zgjat konkursi vjetor për financimin e projekteve të kulturës për vitin 2027

22 Tetor, 2026

Nasim Haradinaj: VV-së më së shumti i është dashur votimi i Ligjit për Gjykatën Speciale

22 Tetor, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.