Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

ESHR: Janë konstatuar mangësi serioze në sigurinë kibernetike të Fondit Pensional, rrezikohen të dhënat e qytetarëve

22 Tetor, 2026

Kush janë emrat që përmenden për lider të ASH-së nëse s’kandidon Taravari?

22 Tetor, 2026

Përplasje fizike mes deputetëve në Kuvendin shqiptar/ Noka ia heq mikrofonin Taulant Ballës, ndërpritet seanca (VIDEO)

22 Tetor, 2026

Rama përsërit ftesën për dialog me protestuesit, këtë herë i vendos ftesat mbi stola guri

22 Tetor, 2026

Haradinaj “shpotit” edhe PDK’në për kthimin e mundshëm të Ligjit për Specialen: Lojë e ndytë

22 Tetor, 2026

DAP nxjerr në ankand banesa, lokale dhe automjete

22 Tetor, 2026

Eurodeputeti gjerman Michael Gahler denoncon lidhjet shtet-PS-krim, gjatë zgjedhjeve në Shqipëri

22 Tetor, 2026

Kurti në Samitin e Berlinit: Është koha që Kosova të hapë negociatat për hyrje në BE

22 Tetor, 2026

Deri më 30 tetor zgjat konkursi vjetor për financimin e projekteve të kulturës për vitin 2027

22 Tetor, 2026

Nasim Haradinaj: VV-së më së shumti i është dashur votimi i Ligjit për Gjykatën Speciale

22 Tetor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E enjte, 22 Tetor
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Mashtrimi me kredi të shpejta në Kumanovë, dy femra dhe pesë bankierë nën hetim për rreth 198.300 euro

Suad AvdiuBy Suad Avdiu22 Tetor, 2026 Maqedoni Pa Komente2 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Mashtrimi me kredi të shpejta në Kumanovë, dy gra dhe pesë bankierë nën hetim për rreth 198.300 euro
Një skemë e dyshuar mashtrimi me kredi të shpejta konsumatore dyshohet se ka dëmtuar disa qytetarë në Kumanovë, duke u shkaktuar dëme financiare në vlerë prej mbi 12 milionë denarësh. Ministria e Punëve të Brendshme njofton se ka ngritur kallëzim penal ndaj dy grave nga Kumanova dhe pesë punonjësve bankarë, të dyshuar për përfshirje në këtë rast, përcjell TV21. Sipas MPB-së, skema dyshohet se është zhvilluar nga janari deri në korrik të vitit 2026. Gjatë kësaj periudhe, njëra nga të dyshuarat, në 18 raste të ndara, dyshohet se ka përdorur të dhënat personale të disa qytetarëve për të aplikuar për kredi konsumatore në emrat e tyre, pa dijeninë dhe pëlqimin e tyre.

“E dyshuara e parë, në periudhën nga janari deri në korrik të vitit 2026, në 18 raste, duke shfrytëzuar të dhënat personale të disa personave, ka aplikuar në emër të tyre dhe pa pëlqimin e tyre për kredi të shpejta konsumatore. Pas miratimit dhe pagesës së parave, ato janë përvetësuar në mënyrë të kundërligjshme nga e dyshuara e parë dhe e dyta”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Reklamë

Por dyshimet nuk ndalen vetëm te dy gratë. Në këtë rast janë përfshirë edhe pesë punonjës bankarë, të cilët, sipas policisë, dyshohet se kanë mundësuar realizimin e mashtrimit dhe disponimin e parave të përfituara nga kreditë. Sipas MPB-së, punonjësit, të angazhuar në një filial të një banke, dyshohet se kanë keqpërdorur pozitën dhe autorizimet zyrtare, duke u mundësuar dy grave të përfitonin pasuri në mënyrë të kundërligjshme.Dëmi i përgjithshëm i shkaktuar disa qytetarëve vlerësohet në 12 milionë e 221 mijë e 500 denarë. Ndaj dy grave është paraqitur kallëzim penal për mashtrim dhe keqpërdorim të të dhënave personale, ndërsa ndaj pesë punonjësve bankarë për keqpërdorim të pozitës dhe autorizimit zyrtar.

Lexuar: 65

Lajme te ngjashme

ESHR: Janë konstatuar mangësi serioze në sigurinë kibernetike të Fondit Pensional, rrezikohen të dhënat e qytetarëve

Kush janë emrat që përmenden për lider të ASH-së nëse s’kandidon Taravari?

DAP nxjerr në ankand banesa, lokale dhe automjete

Deri më 30 tetor zgjat konkursi vjetor për financimin e projekteve të kulturës për vitin 2027

KUMTESË

LAMM: Trafiku në vend po zhvillohet në rrugë me lagështi

Lajmet e fundit

ESHR: Janë konstatuar mangësi serioze në sigurinë kibernetike të Fondit Pensional, rrezikohen të dhënat e qytetarëve

22 Tetor, 2026

Kush janë emrat që përmenden për lider të ASH-së nëse s’kandidon Taravari?

22 Tetor, 2026

Përplasje fizike mes deputetëve në Kuvendin shqiptar/ Noka ia heq mikrofonin Taulant Ballës, ndërpritet seanca (VIDEO)

22 Tetor, 2026

Rama përsërit ftesën për dialog me protestuesit, këtë herë i vendos ftesat mbi stola guri

22 Tetor, 2026

Haradinaj “shpotit” edhe PDK’në për kthimin e mundshëm të Ligjit për Specialen: Lojë e ndytë

22 Tetor, 2026

DAP nxjerr në ankand banesa, lokale dhe automjete

22 Tetor, 2026

Eurodeputeti gjerman Michael Gahler denoncon lidhjet shtet-PS-krim, gjatë zgjedhjeve në Shqipëri

22 Tetor, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.