Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Mbrëmja rikthen sërish tensionet, policia vihet me makina në ndjekje të protestuesve

21 Tetor, 2026

Burime nga Dogana e Qafë Thanës: Plumba gome që përhapin edhe gaz vijnë nga Maqedonia e Veriut

21 Tetor, 2026

Ulje e çmimit të dizelit në Maqedoninë e Veriut

20 Tetor, 2026

Përfaqësuesja e SHBA-së në OKB: Trump admiron Kosovën dhe Serbinë, dëshiron paqe

20 Tetor, 2026

Elvis Hoxha i reagon Edi Ramës: Kush rreh shqiptarët, sidomos të miturit, merr pagë të lartë!

20 Tetor, 2026

Aksident zinxhiror me pesë vetura në rrugën Ferizaj–Shtime, rreth shtatë të lënduar

20 Tetor, 2026

Shoqata e Gjyqtarëve reagon ndaj Ramës: Vendimet për protestuesit i merr drejtësia, jo politika

20 Tetor, 2026

Kumanovari dhuron 26 mijë euro për rrugën që mundëson qasjen në Xhaminë e Tabanocit

20 Tetor, 2026

Përparësi mbrojtjes, promovimit dhe përdorimit të arsyeshëm të trashëgimisë kulturore

20 Tetor, 2026

Konjufca sot në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, a do ta kundërshtojë dënimin e katërshës së UÇK-së para Fuqive të Mëdha?

20 Tetor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E mërkurë, 21 Tetor
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Më 16 shtator 1942 u mbajt Konferenca e Pezës, me qëllim organizimin e të gjitha forcave politike në luftë kundër Italisë fashiste

TV NewsBy TV News30 Shtator, 2024 Kulturë Pa Komente2 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email




Më 16 shtator të vitit 1942, u mbajt Konferenca e Pezës, e cila pati për qëllim organizimin e forcave të ndryshme politike në një luftë të përbashkët kundër Italisë fashiste. Kë vonë ky organizim mori emrin Fronti Nacional-Çlirimtar, Konferenca e Pezës u mbajt në Pezë, një fshat pak kilometra distant nga Tirana. Protagonistë të këtij kuvendi ishin 20 delegatë përfaqësues të krahinave, dhe besimeve të ndryshme fetare, klasa dhe shtresa me bindje politike nga më të ndryshmet. Pjesëmarrësit vinin nga rryma të ndryshme politike. Ndërmjet tyre ishin Abaz Kupi, Aziz Çami, Halim Begeja, Haxhi Lleshi, Ismail Petrela, Mustafa Xhani, Myslim Peza, Ndoc Çoba, Ramazan Jarani, Skënder Jegeni dhe Skënder Muço. Nga PKSH morën pjesë Ymer Dishnica, Mustafa Gjinishi, Koço Tashko, Enver Hoxha, Nako Spiru dhe Nexhmije Xhuglini (më vonë Hoxha). Kryetar i konferencës u zgjodh Ndoc Çoba dhe sekretar, Mustafa Gjinishi.

Kryetar i konferencës u zgjodh Ndoc Çoba dhe sekretar, Mustafa Gjinishi.

Në konferencë u diskutua organizimi i forcave në një luftë të përbashkët kundër okupatorit, organizim ky që mori emrin më vonë, Fronti Nacional-Çlirimtar. Delegatët e ardhur nga të gjitha anët e Shqipërisë, përfaqësuesit e gjithë tendencave të nacionalizmit shqiptar për bashkim të plotë të tyre me luftën NÇ, arritën në këto përfundime: Gjendemi në një botë të përgjakur anekënd prej forcave të errëta prej skllavëronjësve të fashizmit. Popuj e kombe u shkelën pa mëshirë prej barbarisë fashiste. Në këtë luftë gjiganteske që i ka kushtuar njerëzimit miliona e miliona të vrarë e të plagosur, që ka shkretuar e ka shembur fshatra e qytete të tëra, dy principe, në kundërshtim si dita me natën, në njërën anë tirania barbare dhe me skllavëronjësja që ka parë bota deri më sot, tirania fashiste, nga ana tjetër, blloku anglo-sovjeto-amerikan, bashkë me popujt e robëruar që bëjnë luftë të drejtë për zhdukjen nga faqja e dheut të murtajës fashiste, luftën për lirinë, për independencën dhe për lumturinë e popujve mbarë.

Është për t’u theksuar se konferenca u dekonspirua shumë shpejt, gjë që linte të mendohej se ky dekonspirim kishte qenë shumë i shpejtë falë informatave të siguruara brenda pjesëmarrësve.

Pasi fashistët kapën dokumente në lidhje me këtë konferencë, ata goditën Pezën. Pas pak javësh u ndërrua edhe drejtuesi i policisë.

Lexuar: 29

Lajme te ngjashme

Gjashtë strategji si ta kesh gjithmonë përgjigjen gati

Pse shqiptarët shkëlqejnë si individë, por rrallë si grup?

10 vite promovim të librit dhe dijes – Klubi i Librit “Naim Frashëri” mbyll aktivitetet me gjeneratën 2022-2026

Doli nga shtypi libri universitar “Arkitektura e bindjes: Komunikimi politik nga Agora te demokracia digjitale”

Aktori Vedat Bajrami kryen Umren në muajin e Ramazanit

Adil Fetahu: PUSHTIMI I TIVARIT DHE ULQINIT, NGA MALI ZI

Lajmet e fundit

Mbrëmja rikthen sërish tensionet, policia vihet me makina në ndjekje të protestuesve

21 Tetor, 2026

Burime nga Dogana e Qafë Thanës: Plumba gome që përhapin edhe gaz vijnë nga Maqedonia e Veriut

21 Tetor, 2026

Ulje e çmimit të dizelit në Maqedoninë e Veriut

20 Tetor, 2026

Përfaqësuesja e SHBA-së në OKB: Trump admiron Kosovën dhe Serbinë, dëshiron paqe

20 Tetor, 2026

Elvis Hoxha i reagon Edi Ramës: Kush rreh shqiptarët, sidomos të miturit, merr pagë të lartë!

20 Tetor, 2026

Aksident zinxhiror me pesë vetura në rrugën Ferizaj–Shtime, rreth shtatë të lënduar

20 Tetor, 2026

Shoqata e Gjyqtarëve reagon ndaj Ramës: Vendimet për protestuesit i merr drejtësia, jo politika

20 Tetor, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.