Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Çështja e presidentit: Kurti dhe Abdixhiku takohen sërish sot

20 Prill, 2026

VLEN akuzon BDI-në: Pesë ministra shqiptarë në Drejtësi dhe asnjë hap për shqipen në Jurisprudencë

20 Prill, 2026

Qentë endacakë përbëjnë makth për banorët e Kumanovës

20 Prill, 2026

Për herë të parë, dy nëndegë të BDI-së udhëhiqen nga gra (FOTO)

20 Prill, 2026

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

20 Prill, 2026

Arritje për shkollën “Bajram Shabani” – nxënësit shkëlqejnë në “Kangaroo 2026”

19 Prill, 2026

Tensione në Ngushticën e Hormuzit, anija e kompanisë franceze qëllohet me paralajmërim

19 Prill, 2026

Trump thotë se është kapur një anije iraniane që u përpoq të kalonte bllokadën amerikane

19 Prill, 2026

Sistemi “Qytet i Sigurtë” rezulton efikas, kalimi në semafor të kuq shënon rënie prej 68%

19 Prill, 2026

Ali Ahmeti ngre alarmin për rrezikimin e Marrëveshja e Ohrit

19 Prill, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E hënë, 20 Prill
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

BE-ja miraton edhe një plan mbështetjeje ushtarake për Ukrainën

TV NewsBy TV News23 Mars, 2023 Botë Pa Komente2 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Udhëheqësit e BE-së do të miratojnë një marrëveshje që synon t’i dërgojë Ukrainës 1 milion predha artilerie brenda 12 muajve të ardhshëm, për të ndihmuar vendin të mbrohet kundër forcave ruse.

 

Procedura e shpejtë u miratua gjatë një takimi të ministrave të Jashtëm dhe të Mbrojtjes në fillim të kësaj jave dhe krerët e mbledhur në një samit në Brukseltë enjten do t’i japin asaj një bekim politik, sipas disa diplomatëve të lartë të BE-së.

 

Me Ukrainën që po përballet me mungesë municionesh për të luftuar Rusinë, ideja e krijimit të një plani veprimi të përbashkët blerjeje, të ngjashëm me atë të krijuar gjatë pandemisë së koronavirusit për të blerë vaksina, u soll për herë të parë në tryezë muajin e kaluar nga kryeministrja e Estonisë, Kaja Kallas.

 

Shefi i politikës së jashtme të BE-së Josep Borrell tha se ai ka fituar miratimin për propozimin e tij për të ofruar 1 miliard euro për të inkurajuar vendet anëtare që të ofrojnë predha artilerie nga rezervat e tyre.

 

Nga 27 vendet të BE-së, Hungaria është e vetmja që ka njoftuar se nuk do të marrë pjesë në furnizimin me municion për Ukrainën, duke përmendur angazhimin e saj për paqen, por tha se nuk do t’i pengojë anëtarët e tjerë ta bëjnë një gjë të tillë.

 

Muajin e kaluar, kryeministri i Hungarisë Viktor Orban tha se blloku është pjesërisht fajtor për zgjatjen e luftës së Rusisë në Ukrainë, për shkak të sanksioneve që i kanë vënë Rusisë dhe duke furnizuar Ukrainën me para dhe armë, në vend që të kërkojë të negociojë paqen me Moskën.

 

Sipas vlerësimeve të ndryshme, Ukraina po gjuan 6,000-7,000 predha artilerie çdo ditë, rreth një e treta e totalit të Rusisë, një vit pas luftës.

 

Udhëheqësit do të diskutojnë gjithashtu mundësinë e plotësimit me 3.5 miliardë euro shtesë të Facilitetit Evropian të Paqes – një fond që përdoret për të rimbursuar vendet anëtare që ofrojnë armë, municion dhe mbështetje ushtarake për Ukrainën.

 

Në takimin e tyre dyditor, udhëheqësve do t’iu bashkohet Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres, ndërsa presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky do t’i drejtohet takimit me video-lidhje./rel

Lexuar: 135

Lajme te ngjashme

Tensione në Ngushticën e Hormuzit, anija e kompanisë franceze qëllohet me paralajmërim

Trump thotë se është kapur një anije iraniane që u përpoq të kalonte bllokadën amerikane

Trumpi: Iranianët luajtën një lojë të vogël, por bisedime shumë të mira janë duke u zhvilluar

Çmimi i naftës dhe lufta – 50 miliardë dollarë humbje në 49 ditë

Trump shpalli “fitore të plotë”

Humbën jetën si pasojë e helmimit, Italia hap hetim për vrasje të dyfishtë për vdekjen e nënës dhe vajzës së saj adoleshente

Lajmet e fundit

Çështja e presidentit: Kurti dhe Abdixhiku takohen sërish sot

20 Prill, 2026

VLEN akuzon BDI-në: Pesë ministra shqiptarë në Drejtësi dhe asnjë hap për shqipen në Jurisprudencë

20 Prill, 2026

Qentë endacakë përbëjnë makth për banorët e Kumanovës

20 Prill, 2026

Për herë të parë, dy nëndegë të BDI-së udhëhiqen nga gra (FOTO)

20 Prill, 2026

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

20 Prill, 2026

Arritje për shkollën “Bajram Shabani” – nxënësit shkëlqejnë në “Kangaroo 2026”

19 Prill, 2026

Tensione në Ngushticën e Hormuzit, anija e kompanisë franceze qëllohet me paralajmërim

19 Prill, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.