Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Gashi: VLEN nuk e ka ka problem edhe të dalë nga qeveria, por a ka garanci se do ndodhin ndryshimet kushtetuese?!

3 Qershor, 2026

Pasuria e 60 funksionarëve nën “vëzhgim” në Maqedoninë e Veriut

3 Qershor, 2026

PSE PO FLASIM PËR GREKËT DHE JO PËR TOKAT QË PO HUMBASIM?

3 Qershor, 2026

Mexhiti në Bruksel takim me eurodeputetin shqiptar, Dibrani: Diskutim vëllazëror…

3 Qershor, 2026

Katër të rinj nga Kosova u morën nga dallgët në Shëngjin, dy humbin jetën

3 Qershor, 2026

Rrihet 16 vjeçarja pas një sherri mes nxënëseve në Tetovë

3 Qershor, 2026

Mickoski: Askush s’do të më detyroj të futem në procesin e ndryshimeve kushtetuese

3 Qershor, 2026

Shkëndija dënohet me 105 mijë euro nga FFM-ja dhe përjashtim nga Kupa

3 Qershor, 2026

ASH: Derisa Evropa flet qartë, VLEN hesht

3 Qershor, 2026

Serwer: Vuçiq po pret mundësinë për të marrë veriun e Kosovës, Shqipëria të vendosë më shumë trupa

3 Qershor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E enjte, 4 Qershor
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Lajçak: Shpresojmë që Kosova dhe Serbia të pajtohen për zbatimin e propozimit evropian

TV NewsBy TV News22 Mars, 2023 Rajoni Pa Komente4 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

I dërguari i Bashkimit Evropian për bisedimet Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, shfaqi shpresën se Kosova dhe Serbia do të pajtohen në takimin e radhës për zbatimin e planit evropian për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre.

 

Më 27 shkurt kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç, i thanë po një plani të mbështetur nga Shtetet e Bashkuara, por nuk pati nënshkrim dokumenti për shkak të mospajtimeve për zbatimin e tij, që do të kërkojë m shumë bisedime.

 

Të dy e kanë konfirmuar pjesëmarrjen në takimin e caktuar për datën 18 mars në Ohër të Maqedonisë së Veriut për të diskutuar udhërrëfyesin e zbatimit të planit që nuk parasheh njohje të ndërsjellë, por kërkon që palët të respektojnë pavarësinë, sovranitetin dhe tërësinë tokësore të njëra-tjetrës.

 

“Që të bëhet dokument ligjërisht i detyrueshëm duhet të pajtohemi se si të zbatohet. Duhet të dimë cilët janë hapat, ritmi dhe afatet kohore. Përndryshe do të jetë vetëm marrëveshje politike dhe jo formale”, tha zoti Lajçak, pas takimeve me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti.

 

Ai i cilësoi diskutimet në Prishtinë “konstruktive, të rëndësishme dhe shumë të dobishme”, ndërsa paralajmëroi se do të takohet edhe me palë të tjera.

 

“Qëllimi kryesor i vizitës është të shoh se si Kosova e sheh zbatimin. Dhe ky takim i ka përmbushur pritjet e mia”, tha zoti Lajçak, duke theksuar se po për këtë arsye të hënën dhe të martën do të qëndrojë në Beograd.

 

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha nëpërmjet një komunikate se “aneksi i zbatimit të marrëveshjes bazë, të dakorduar në Bruksel, duhet të jetë në frymën e parimeve të miratuara në Kuvendin e Republikës së Kosovës, gjegjësisht, paprekshmërisë së sovranitetit, integritetit territorial, kushtetutshmërisë dhe funksionalitetit të shtetit të Kosovës”.

 

Kryeministri Kurti, tha pas takimit me zotin Lajcak se e ka konfirmuar “qasjen tonë të hapur dhe konstruktive për negocimin e aneksit të propozimit të BE-së për Marrëveshjen Themelore. Besoj se BE-ja mund të kontribuojë për ta bërë 18 marsin një ditë të suksesshme për demokracinë në Evropë dhe sigurinë në rajon”, shkroi ai në rrjetet sociale.

 

 

 

 

I kritikuar ashpër nga një pjesë e opozitës për qasjen ndaj planit, kryeministri Kurti, ka theksuar në disa raste se plani paraqet “një platformë solide për të ecur përpara dhe gjithçka që mundëson ecjen përpara është pozitive”.

 

Ai tha se ishte i gatshëm ta nënshkruante planin evropian që më 27 shkurt, por kjo nuk ndodhi meqë pala serbe nuk ishte e gatshme për një gjë të tillë.

 

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç, i cili është kritikuar nga opozita serbe se me planin evropian do ta njohë Kosovën, tha se një nga pikat e planit nënkupton që Serbia do ta lejonte Kosovën të anëtarësohej në Kombet e Bashkuara dhe për këtë arsye nuk ishte i gatshëm të nënshkruajë. Ai ka përsëritur në disa raste se diplomatët perëndimorë ua kanë bërë me dije të dyja palëve se refuzimi i propozimit evropian do të nënkuptonte sanksione.

 

Shtetet e Bashkuara thanë se marrëveshja mbi udhërrëfyesin e zbatimit të planit evropian është thelbësore për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë – Serbi, ndërsa përparimi drejt themelimit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, thelbësor për ndërtimin e së ardhmes së Kosovës.

 

“Përparimi do t’i hapë dyert drejt integrimit evropian për të dyja shtetet dhe është thelbësor për më shumë siguri, qëndrueshmëri dhe përparim në Ballkanin Perëndimor. Ne besojmë se marrëdhëniet e normalizuara në fund duhet të kenë në qendër njohjen e ndërsjellë”, tha zëdhënësi i departamentit amerikan të shtetit Ned Price.

 

Plani evropian parasheh mes tjerash përmbushjen e marrëveshjeve të deritashme, përfshirë edhe atë për Asociacionin që është pjesa më e vështirë e bisedimeve Kosovë – Serbi.

 

Beogradi i mbështetur nga Moska, kundërshton pavarësinë e Kosovës që u shpall në shkurt të vitit 2008 me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara dhe vendeve kryesore të BE-së.

 

Të dyja vendet aspirojnë integrimet evropiane, por më parë duhet të zgjidhin mosmarrëveshjet ndërmjet tyre. Plani evropian thotë se palët nuk do të pengojnë njëra tjetrën në përpjekjet për integrim në bllok.

 

Diplomacia perëndimore është vënë në përpjekje të përmbyllë problemet e hapura ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, më një marrëveshje të ndërmjetme, mes frikës se Rusia mund të përpiqet të shfrytëzojë tensionet ndërmjet palëve për të nxitur destabilizim në Ballkanin që ende po ripërtërihet nga pasojat e luftërave të viteve të 90-ta./voa

Lexuar: 188

Lajme te ngjashme

Katër të rinj nga Kosova u morën nga dallgët në Shëngjin, dy humbin jetën

Serwer: Vuçiq po pret mundësinë për të marrë veriun e Kosovës, Shqipëria të vendosë më shumë trupa

Pakoja e Ahtisarit kishte 120 ditë afat për ndryshim

“Do të anulojmë çdo fluturim”, aeroporti i Brukselit bllokohet papritur, ja arsyeja

Aqua Park Milenium në Ferizaj ka filluar zyrtarisht sezonin veror

U mbyt në një lum në Itali, i riu nga Malisheva raportohet se la pas tre fëmijë

Lajmet e fundit

Gashi: VLEN nuk e ka ka problem edhe të dalë nga qeveria, por a ka garanci se do ndodhin ndryshimet kushtetuese?!

3 Qershor, 2026

Pasuria e 60 funksionarëve nën “vëzhgim” në Maqedoninë e Veriut

3 Qershor, 2026

PSE PO FLASIM PËR GREKËT DHE JO PËR TOKAT QË PO HUMBASIM?

3 Qershor, 2026

Mexhiti në Bruksel takim me eurodeputetin shqiptar, Dibrani: Diskutim vëllazëror…

3 Qershor, 2026

Katër të rinj nga Kosova u morën nga dallgët në Shëngjin, dy humbin jetën

3 Qershor, 2026

Rrihet 16 vjeçarja pas një sherri mes nxënëseve në Tetovë

3 Qershor, 2026

Mickoski: Askush s’do të më detyroj të futem në procesin e ndryshimeve kushtetuese

3 Qershor, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.