Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Unë heshta, Monika e denoncoi – Dy histori të dhunës digjitale

25 Nëntor, 2026

BDI Kumanovë: Drejtësi selektive dhe frikësim para 28 Nëntorit, kërkohet zbardhja e rastit/VIDEO/

25 Nëntor, 2026

VLEN: Ne nuk premtojmë, ne veprojmë! Provimet që ishin 100% maqedonisht, i kemi bë 100% shqip (Video)

25 Nëntor, 2026

Shpallet konkurs për 27 punësime në ‘punë shteti’, ja sa do të jenë rrogat!

25 Nëntor, 2026

BDI: VLEN-i konfirmoi atë që e themi vazhdimisht – Ligji për përdorimin e gjuhëve mundëson dhënien e provimeve profesionale në gjuhën shqipe

25 Nëntor, 2026

Mexhiti: Kemi kontakte edhe me ASH-në e Taravarit dhe LSH-në e Selës (Video)

25 Nëntor, 2026

ASH përfundimisht i takon Taravarit, Apeli hodhi poshtë ankesën e Selës

25 Nëntor, 2026

Mickoski: Flamuri shqiptar do valoj për festën e 28 Nëntorit në Shkup dhe shumë komuna

25 Nëntor, 2026

Shasivari: Çështja e gjuhës shqipe po trajtohet në mënyrë transparente me Komisionin e Venecias

25 Nëntor, 2026

Sulmohet doganieri në Merdar, i dyshuari e godet me veturë dhe ik nga vendi i ngjarjes

25 Nëntor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E mërkurë, 25 Nëntor
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Unë heshta, Monika e denoncoi – Dy histori të dhunës digjitale

Suad AvdiuBy Suad Avdiu25 Nëntor, 2026 Maqedoni Pa Komente10 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

4 nëntor 2026, Shkup
LLAUSHA ZENUNI
Një fotografi e zakonshme me shoqen time të ngushtë mjaftoi që dikush online të më uronte
vdekjen. Më 8 prill të këtij viti, gjatë një ndeje shoqërore, publikova në Instagram një fotografi të
përbashkët me shoqen time të cilën ajo më pas e shpërndau në profilin e saj dhe ajo që duhej të
mbetej një kujtim i mirë për neve u shndërrua në një përvojë shqetësuese kur një ish-shok i imi,
me të cilin unë kisha ndërprerë kontakt prej vitesh, filloi t’i dërgonte asaj mesazhe fyese dhe
denigruese për mua. Nga përqeshja e pamjes time fizike ato përshkallëzuan deri në pikën ku ai
shprehu dëshirën që unë të “ngordhja si kafshë”.

Pamje e mesazhit të dërguar në Instagram, 8 prill 2026
Ishte pikërisht ky momenti kur shoqja ime vendosi ta bllokonte. Megjithëse mesazhet nuk më
ishin dërguar mua personalisht, isha unë shënjestra dhe përmbajtja e tyre realisht më shqetësoi.
Fakti që dikush me të cilin nuk kisha pasur kontakte prej vitesh mund të shprehte një armiqësi të tillë, deri në dëshirimin e vdekjes time, më bëri të reflektoja shumë mbi kufijtë e dhunës verbale
në internet.
Por rastin nuk e denoncova në polici. Personi në fjalë është me origjinë nga Struga por jeton në
Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe distanca gjeografike e kombinuar me mosbesimin e
atëhershëm që e kisha mbi institucionet vendase më bëri mendoja se denoncimi nuk do të merrej
seriozisht dhe se nuk do të kishte një rezultat konkret. Por sot e vlerësoj ndryshe atë vendim.
Mendoj se duhet të kisha kërkuar mbrojtje institucionale, pavarësisht pritshmërive të mia për
rezultatin.
Përvoja ime ngre një pyetje që shkon përtej këtij rasti personal që mua si gazetare më ka
ngacmuar mendimin kritik: Sa raste të dhunës digjitale mbeten të paraportuara, jo sepse vet
viktimat nuk i konsiderojnë serioze por sepse nuk besojnë se institucionet do të veprojnë?
Ndryshe nga unë që edhe pse nuk heshta në opinionin publik, nuk e bëra hapin konkret për ta
përfshirë ligjin në këtë mes, Monika vendosi t’u drejtohej institucioneve edhe pse përvoja e saj
sjell dritë mbi dy rezultate të ndryshme.
“Rasti që përfundoi në gjykatë, përveç fyerjeve, përmbante edhe kërcënime serioze se do të më
rrihnin dhe se do të ma ndryshonin pamjen fizike”, rrëfen Monika Tasevska, aktiviste për të
drejtat e grave nga Kumanova.
Krejt kjo kishte filluar pasi ajo kishte mbrojtur publikisht një grua që kishtë përjetuar dhunë në
një koment në Facebook ku një tjetër grua po e fajësonte pikërisht viktimën. Gruaja në fjalë
fillloi ta fyente përmes komenteve, më pas edhe mesazheve private duke eskaluar pastaj në
profilin e djalit të saj të mitur dhe përfshirjen e bashkëshortit të dhunueses. “Nuk më shtyu vetëm
frika e cila natyrshëm se shfaqet kur dikush të drejtohet me fyerje dhe kërcënime, apo kur të
përmend fëmijën tënd, madje i drejtohet edhe atij ndonëse është i mitur. Më shtyu gjithashtu
edhe dëshira për t’iu kundërvënë të gjitha atyre sjelljeve devijante”, shton Monika kur u pyet mbi
atë se çfarë e shtyu që ta lajmëronte rastin në organet e rendit.
Më tëj, ajo shton se nga disa denoncime që ka bërë në përgjithsi, vetëm ky ka përfunduar me
proces gjyqësor dhe me vendim të formës së prerë në favor të saj. “Vetëm ky rast u cilësua si
vepër penale e llojit “Rrezikim i sigurisë”. Mendoj se ky rezultat erdhi për faktin se iu drejtova
drejtpërdrejt Prokurorisë Publike pa ndërmjetësim dhe pata fatin të hasja në një prokurore e cila
u tregua profesionale deri në fund. Por jo të gjithë e dinë se mund t’i drejtohen drejtpërdrejt
Prokurorisë.”, thotë ajo.
Por jo çdo rast ka përfunduar i kënaqshëm për Monikën. Gjatë bisedës tonë ajo tregon për një
rast tjetër ku përsëri ju kanosën kërcënime me jetën, të cilat i erdhën nga një ish-punonjës i
MPB-së.
“Fakti se unë flas hapur kundër dhunës ndaj grave dhe kritikoj institucionet, më bëri shënjestër
përsëri dhe këtë herë nga dikush që duhet ta njohë ligjin më mirë se unë, “Do të të shkatërroj!”,
“Do të takohemi së shpejti, po vij në Maqedoni!” ishin vetëm disa nga kërcënimet që mu bënë,
përfshi këtu edhe fyerje të ndryshme dhe më e frikshmja akuza se si unë po provokoja me qëllim
që të më përdhunonin. Përgjigja që mora ishte se institucionet nuk ishin kompetente dhe se bëhej
fjalë për një vepër që ndiqej me padi private.”, rrëfen Monika.
Edhe pse në të shumtën e rasteve Monika thotë se ka hasur në mbështetje nga shoqëria dhe
familja e saj, ajo kujton edhe raste ku është përballur me fajësim dhe komente dekurajuese si
“Por ti e di ku jetojmë, e di që nuk do të dalë asgjë nga kjo.”
Ndërsa sa i përket mosbesimit institucional, ajo shprehet e bindur se praktikimi i ligjit dallon kur
bëhet fjalë për një grua, “Sinqerisht, gjithnjë e më shumë po dekurajohem nga kërkimi i
mbrojtjes institucionale kur e di se ato tregojnë një qëndrim indiferent ndaj qytetarëve të
zakonshëm, veçanërisht kur bëhet fjalë për një grua”, përfundon Monika Tasevska, viktimë e
dhunës digjitale me bazë gjinore.
Tani, përballë dy vendimeve të ndryshme ndaj dhunës digjitale lind pyetja: Si veprojnë gratë e
tjera në Maqedoni kur përballen me këtë formë të dhunës?
Sipas një hulumtimi të realizuar në vitin 2025 dhe të publikuar në korrik të këtij viti me
mbështetjen e Misionit të OSBE-së në Shkup, rezulton se 86% e grave të reja dhe vajzave që
kishin përjetuar ose dëshmuar dhunë me bazë gjinore në hapësirën digjitale nuk e kishin
raportuar incidentin. Vetëm 10% kishin zgjedhur ta raportonin, kryesisht në polici ose rrjetin
social ku kishte ndodhur rasti

 

Hulumtimi i realizuar me 600 gra dhe vajza të moshës 18-29 vjeç në Maqedoni, nxjerr në pah
arsyet që qëndrojnë mbrapa vendimit të mosraportimit. Statistikisht mund të vërejmë se:

Burimi: Misioni i OSBE-së në Shkup, Hulumtimi mbi dhunën me bazë gjinore, 2026, grafiku 25, faqja 60.
Problematika e mosraportimit është evidentuar edhe nga Programi i Kombeve të Bashkuara për
Zhvillim (UNDP). Në një analizë të publikuar në dhjetor të vitit 2024 tregoi se rreth 79% e grave
pjesëmarrëse në anketë, të cilat kishin përjetuar dhunë me bazë gjinore në ambiente digjitale, nuk
e kishin raportuar incidentin askund. Madje, 70% i atyre që e kishin raportuar ishin shprehur të
pakënaqura nga rezultati. Edhe pse këto dy hulumtime përdorin metodologji të ndryshme dhe
rezultatet e UNDP-së nuk janë përfaqësuese për të gjitha gratë e vendit, ato nxjerrin në pah
pengesa të rëndësishme në raportimin e dhunës digjitale.
Të dhënat ngrenë një çështje që shkon përtej bulletineve institucionale dhe statistikave: Kur
viktimat nuk dinë ku të drejtohen, kanë frikë nga pasojat dhe nuk besojnë se do të marrin
mbrojtje, çfarë ndodh me to në aspektin psikologjik?

Për të kuptuar ndikimin emocional dhe psikologjik të dhunës digjitale si dhe faktorët që i shtyjnë
gratë të heshtin apo të denoncojnë, biseduam me psikologun Epirot Feratin, i cili e trajton këtë
fenomen nga këndvështrimi i tij profesional.
I pyetur se çka është ajo që i shtyn gratë të heshtin edhe kur janë të vetëdijshme se janë viktima,
Ferati këtë e sheh si frikë. “Shpesh heshtja është mënyrë mbijetese. Viktima e ka llogaritur
rrezikun që e pret nëse e ngre zërin apo e bën denoncimin. Frika është shumë e madhe sepse në
të përfshihen emocione të shumta. Aty është frika mes jetës dhe vdekjes, por aty janë edhe turpi,
faji dhe krenaria. Në kulturën tonë jemi të prirur ta fshehim sjelljen e dhunshme dhe kjo krijon
një përçarje të pavetëdijshme. Viktimën e mbyt për të drejtën e saj, ndërsa dhunuesin e shpërblen
për gabimin e tij.”
Por ndikimi i dhunës digjitale, sipas tij, nuk përfundon me ndërprerjen e komunikimit apo
bllokimin e personit që ushtron dhunën, ai mund të lërë pasoja të konsiderueshme në shëndetin
mendor të viktimës. “Kur ngacmimi zgjat, organizmi jeton në stres kronik. Shfaqen ankthi,
pagjumësia, vështirësitë në përqëndrim dhe kujtesë, depresioni, mbyllja në vete dhe humbja e
besimit te njerëzit”, thekson psikologu, duke shtuar se në rastet më të rënda mund të shfaqen
edhe mendime vetëdëmtuese.
As Ferati nuk e lë pa e përmendur si faktor ndikues reagimin e shoqërisë pasi viktima vendos ta
denoncojë dhunën. Për të, fajësimi dhe ‘gjyqi’ publik nuk përbëjnë thjesht mungesë
mbështetjeje, por edhe një lëndim të dytë.
“Unë do ta quaja shkatërrim i dytë. Gruaja që e denoncon dhunën dhe pastaj përballet me
gjykim, fajësim dhe turp, e përjeton lëndimin dhe padrejtësinë që ia shkakton shoqëria dhe kjo
nuk mbaron këtu, sepse asaj i ngarkohet edhe faji i dhunuesit”, thekson ai dhe përfundon se
krahas ndryshimit të qasjes familjare dhe shoqërore, duhet edhe një reagim më të përshtatshëm
institucional.
Por sa përputhet kjo nevojë për mbrojtje me realitetin institucional në Maqedoni?
Sipas të dhënave që Ministria për Punë të Brendshme i siguroi për këtë hulumtim, gjatë
periudhës 1 janar – 30 shtator 2026 janë regjistruar 98 vepra penale që përmbajnë elemente të
dhunës, rrezikimit të sigurisë, gjuhës së urrejtjes, ngacmimit seksual dhe keqpërdorimit të
të dhënave personale të drejtuara ndaj personave të gjinisë femërore.
Nga këto, numrin më të madh e përbëjnë:
1. Veprat penale të përndjekjes me gjithsej 66 raste;
2. 13 raste të rrezikimit të sigurisë përmes sistemeve kompjuterike, dhe
3. 6 raste të keqpërdorimit të të dhënave personale nëpërmjet teknologjisë
Në kuadër të këtyre rasteve janë evidentuar 101 viktima ose persona të dëmtuar gjithsej të gjinisë
femërore, prej të cilave 27 në Shkup, 17 në Tetovë dhe 8 në Kumanovë. MPB-ja njofton se pas
masave të ndërmarra, janë paraqitur kallëzime penale ndaj 81 autorëve të dyshuar. Megjithatë,
këto të dhëna përfshijnë kategori të ndryshme të veprave penale dhe MPB-ja nuk ka specifikuar
nëse të gjitha rastet janë kryer në hapësirën digjitale.
Në pyetjet e dërguara për këtë hulumtim, MPB-së iu kërkua gjithashtu të sqaronte nëse është e
vetëdijshme për fenomenin e mosdenoncimit për shkak të mosbesimit institucional dhe çfarë
masash ndërmerr për ta adresuar atë. Megjithatë, në përgjigjen e pranuar nuk u dha një qëndrim
konkret mbi këtë çështje.
Ndërsa statistikat zyrtare pasqyrojnë vepra penale të regjistruara, ato nuk arrijnë të tregojnë
përmasën e plotë të dhunës që mbetet e paraportuar dhe pikërisht këtu rikthehet dilema që
qëndron në palcën e këtij hulumtimi: Nësë për një pjesë të grave mosbesimi ndaj institucioneve
është arsye për të mos denoncuar, sa histori të tjera mbeten të panjohura dhe jashtë evidencave
zyrtare?
Përgjegjësia për luftimin e dhunës digjitale nuk duhet të mbetet vetëm mbi supet e viktimave
sepse problemi nuk qëndron vetëm te ato gra që nuk denoncojnë, por edhe te arsyet që i bëjnë të
besojnë se janë më të sigurta kur heshtin

Burimet dhe referencat
1. OSBE – Misioni në Shkup (2026). Hulumtimi mbi dhunën në hapësirën publike dhe
digjitale ndaj grave të reja dhe vajzave në Maqedoninë e Veriut. Publikuar më 30 korrik
2026. Faqet 59-60, grafikët 24 dhe 25.
https://skopje.osce.org/mission-skopje/666884
2. UNDP (2024). Analysis of Technology-Facilitated Gender-Based Violence. Publikuar më 3
dhjetor 2024.
https://www.undp.org/north-macedonia/publications/analysis-technology-facilitated-gender
-based-violence
3. Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut (2026). Të dhëna statistikore
për veprat penale ndaj personave të gjinisë femërore, për periudhën 1 janar – 30 shtator
2026. Përgjigje zyrtare me email, e siguruar për këtë hulumtim.
4. Monika Tasevska (2026). Intervistë e realizuar për këtë artikull mbi përvojën personale
me dhunën digjitale dhe denoncimet institucionale.
5. Epirot Ferati (2026). Intervistë me psikologun mbi ndikimin psikologjik të dhunës
digjitale, faktorët e mosdenoncimit dhe viktimizimin e dytë.
6. Dokumentim personal i autores (8 prill 2026). Dëshmi personale dhe pamje të
komunikimeve në Instagram, të ruajtura në arkivin privat të autores.

Lexuar: 56

Lajme te ngjashme

BDI Kumanovë: Drejtësi selektive dhe frikësim para 28 Nëntorit, kërkohet zbardhja e rastit/VIDEO/

VLEN: Ne nuk premtojmë, ne veprojmë! Provimet që ishin 100% maqedonisht, i kemi bë 100% shqip (Video)

Shpallet konkurs për 27 punësime në ‘punë shteti’, ja sa do të jenë rrogat!

BDI: VLEN-i konfirmoi atë që e themi vazhdimisht – Ligji për përdorimin e gjuhëve mundëson dhënien e provimeve profesionale në gjuhën shqipe

Mexhiti: Kemi kontakte edhe me ASH-në e Taravarit dhe LSH-në e Selës (Video)

ASH përfundimisht i takon Taravarit, Apeli hodhi poshtë ankesën e Selës

Lajmet e fundit

Unë heshta, Monika e denoncoi – Dy histori të dhunës digjitale

25 Nëntor, 2026

BDI Kumanovë: Drejtësi selektive dhe frikësim para 28 Nëntorit, kërkohet zbardhja e rastit/VIDEO/

25 Nëntor, 2026

VLEN: Ne nuk premtojmë, ne veprojmë! Provimet që ishin 100% maqedonisht, i kemi bë 100% shqip (Video)

25 Nëntor, 2026

Shpallet konkurs për 27 punësime në ‘punë shteti’, ja sa do të jenë rrogat!

25 Nëntor, 2026

BDI: VLEN-i konfirmoi atë që e themi vazhdimisht – Ligji për përdorimin e gjuhëve mundëson dhënien e provimeve profesionale në gjuhën shqipe

25 Nëntor, 2026

Mexhiti: Kemi kontakte edhe me ASH-në e Taravarit dhe LSH-në e Selës (Video)

25 Nëntor, 2026

ASH përfundimisht i takon Taravarit, Apeli hodhi poshtë ankesën e Selës

25 Nëntor, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.