Në mëngjes dhe në fillim të pasdites, moti do të jetë i ndryshueshëm me vranësira. Do të ketë reshje të herëpashershme shiu kryesisht në pjesët perëndimore dhe verilindore.
Gjatë ditës, moti do të jetë me diell me vranësira të lehta deri në mesatare. Do të ketë erë të dobët deri në mesatare, dhe vende-vende në pjesët perëndimore herë pas here erë të fortë nga perëndimi (mbi 60 km/orë).
Në Shkup, në orët e hershme të mëngjesit, do të ketë kushte për shi të lehtë. Gjatë ditës, moti do të jetë me diell me vranësira të lehta deri në mesatare. Do të ketë erë të dobët deri në mesatare nga drejtimi i ndryshueshëm.
Në ditët në vijim, do të mbetet mot i ndryshueshëm me vranësira, dhe temperaturat do të ulen gradualisht.
Reshjet do të ketë të dielën dhe të hënën.
Për shkak të depërtimit të ajrit më të ftohtë nga veriu të hënën pasdite, reshjet do të shndërrohen në reshje bore në male.
Mot i qëndrueshëm dhe më i ftohtë do të mbizotërojë nga e marta.

