Aktori i njohur i humorit, Sevdai Radogoshi, i njohur për publikun si Qumili, ka reaguar pas humbjes së motrës së tij, Floranta Radogoshi, e cila u nda nga jeta më 18 nëntor, shkruan Telegrafi. Përmes një postimi në Instagram Story, aktori ka falënderuar të gjithë ata që i kanë shprehur ngushëllie dhe i kanë qëndruar pranë në këto momente të vështira për të dhe familjen e tij.
“Ju falënderoj të gjithëve për ngushëllimet, respekt”, ka shkruar Qumili në mesazhin e tij.
Me këtë reagim të shkurtër, ai ka shprehur mirënjohjen ndaj miqve, kolegëve dhe ndjekësve për mbështetjen dhe fjalët e ngrohta pas humbjes së rëndë familjare.


