Maqedonia e Veriut ka përqindje më të lartë të studentëve të huaj sesa mesatarja e Bashkimit Evropian, tregojnë të dhënat e Eurostatit për vitin 2024.
Nga gjithsej 58.334 studentë, 5.807 janë shtetas të huaj, që përbëjnë rreth 10% të numrit të përgjithshëm, krahasuar me mesataren prej 8,7% në BE.
Në nivel të Bashkimit Evropian, gjatë vitit 2024 kanë studiuar 1,65 milionë studentë të huaj, prej të cilëve 1,14 milionë vinin nga vendet jashtë Unionit.
Gjermania kryeson me 438.260 studentë të huaj, e ndjekur nga Franca dhe Holanda. Ndërkaq, për nga përqindja e studentëve ndërkombëtarë, në vendin e parë renditet Luksemburgu me 51,5%.
Sipas Eurostatit, numri i studentëve të huaj në universitetet evropiane vazhdon të rritet, duke shënuar rritje prej 4% gjatë vitit 2024 krahasuar me vitin paraprak. / MIA

