Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Zjarr i madh në Shkup merr jetën e një personi

15 Nëntor, 2026

Bilall Kasami viziton Shoqatën e Dramës Shqiptare “Mërgimtari” në Zagreb

15 Nëntor, 2026

Zelensky: SHBA-ja propozoi tërheqjen e Ukrainës nga Donbasi në këmbim të anëtarësimit në NATO

15 Nëntor, 2026

VLEN: Artan Grubi nënshkroi vendimin për shitjen e aksioneve shtetërore në Stopanska Bankën e Manastirit, publikohen dokumentet!

15 Nëntor, 2026

Vuçiç e pranon se nuk mund të hyjë në Kosovë pa lejen e Kurtit

15 Nëntor, 2026

Arrestohet per drogë ish-ministri Astrit Haraqija

15 Nëntor, 2026

Skandal: I dyshuari për dhunë ndaj 21-vjeçares arratiset nga stacioni policor përmes dritares!

15 Nëntor, 2026

OSBE vlerëson përparimin e reformave në drejtësi të ministrit Shasivari

15 Nëntor, 2026

Protesta në Tiranë, 3 të arrestuar dhe 18 të proceduar penalisht, policia vendos 44 gjoba

15 Nëntor, 2026

Kombëtarja humb ‘yllin’ e saj para Bjellorusisë, zbulohen edhe lojtarët e tjerë që përfundojnë në tribunë

15 Nëntor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E diel, 15 Nëntor
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

VLEN: Artan Grubi nënshkroi vendimin për shitjen e aksioneve shtetërore në Stopanska Bankën e Manastirit, publikohen dokumentet!

Suad AvdiuBy Suad Avdiu15 Nëntor, 2026 Maqedoni Pa Komente3 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email
https://tvnews.mk/wp-content/uploads/2026/11/Blue-and-White-Modern-Political-Update-News-Instagram-Post-4.mp4

 

VLEN ka publikuar dokumente zyrtare nga seanca e 158-të e Qeverisë, e mbajtur më 6 qershor 2023, përmes të cilave pretendon se ish-funksionarët e BDI-së institucionalisht i hapën rrugë shitjes së aksioneve shtetërore në “Stopanska banka” – Manastir, sot e njohur si Alta Banka Maqedoni.

Në një konferencë për media, Saranda Imeri Stafai nga VLEN deklaroi se vendimin për dhënien e pëlqimit për shitjen e aksioneve shtetërore e kishte nënshkruar personalisht ish-zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi.

Sipas saj, në seancën e Qeverisë kishin marrë pjesë edhe ish-ministri i Financave, Fatmir Besimi, ish-ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani dhe ish-ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.

“Artan Grubi personalisht e ka nënshkruar vendimin për shitjen e aksioneve shtetërore në ‘Stopanska banka’ – Manastir, si përfundim i një seance të Qeverisë ku kanë marrë pjesë Fatmir Besimi, Bujar Osmani dhe Kreshnik Bekteshi”, deklaroi Imeri Stafai.

” “

Ajo bëri të ditur se si dëshmi VLEN ka prezantuar dy dokumente zyrtare: procesverbalin e seancës së 158-të të Qeverisë, të mbajtur më 6 qershor 2023, si dhe vendimin e publikuar në “Gazetën Zyrtare” nr. 123, më 13 qershor 2023.

Sipas dokumenteve të prezantuara nga VLEN, në pikën e pestë të rendit të ditës ishte shqyrtuar informacioni për shitjen e aksioneve në pronësi të Agjencisë për Menaxhimin e Pronës së Konfiskuar. Me konkluzionin numër 6 ishte dhënë pëlqimi për shitjen e aksioneve shtetërore në “Stopanska banka” SHA Manastir.

Imeri Stafai pretendoi se ky vendim përbën një hallkë të rëndësishme në atë që VLEN e cilëson si një operacion të koordinuar për marrjen nën kontroll të bankës nga kapitali serb.

“Kur bashkohen të tri pjesët e këtij mozaiku, i gjithë operacioni milionësh i BDI-së del në dritë”, u shpreh ajo.

Në këtë kontekst, përfaqësuesja e VLEN-it rikujtoi edhe pretendimet e mëparshme për kompaninë “AS Senjak”, përmes së cilës, sipas saj, krushku i Ali Ahmetit kishte blerë një pako aksionesh në bankën e Manastirit. Ajo pretendoi gjithashtu se një kompani e lidhur me të kishte marrë kredi prej pesë milionë eurosh drejtpërdrejt nga selia qendrore e Alta Bankës në Beograd.

Sipas versionit të paraqitur nga VLEN, aksionet shtetërore të nxjerra në shitje dhe aksionet private të blera përmes “AS Senjak” përfunduan në duart e manjatit serb Davor Macura.

Duke iu referuar këtyre pretendimeve, Imeri Stafai ngriti disa pyetje ndaj Ali Ahmetit, Fatmir Besimit dhe Bujar Osmanit.

“Vallë, më 6 qershor 2023, kur Artan Grubi nënshkroi vendimin për shitjen e aksioneve shtetërore në ‘Stopanska banka’ – Manastir, në lidershipin e BDI-së ishte bërë plani që banka të përgatitej për marrjen nën kontroll nga Alta Banka e Beogradit?”, pyeti ajo.

Ajo kërkoi gjithashtu të sqarohet nëse roli i ish-funksionarëve të BDI-së në Qeveri kishte qenë që institucionalisht të mundësonin shitjen e aksioneve shtetërore, ndërkohë që, sipas pretendimeve të VLEN-it, rrethi familjar i Ali Ahmetit grumbullonte aksione private.

Në fund, VLEN i bëri thirrje Prokurorisë Publike dhe Drejtorisë së Inteligjencës Financiare që të zgjerojnë hetimet dhe të marrin në pyetje ish-funksionarët e BDI-së që kanë marrë pjesë në miratimin e vendimeve për shitjen e aksioneve.

“Shndërrimi i Qeverisë në shërbim të bizneseve milionëshe të familjes së Ali Ahmetit dhe të manjatëve rajonalë duhet të ketë përgjegjësi penale”, përfundoi Saranda Imeri Stafai.

Lexuar: 96

Lajme te ngjashme

Zjarr i madh në Shkup merr jetën e një personi

Bilall Kasami viziton Shoqatën e Dramës Shqiptare “Mërgimtari” në Zagreb

Skandal: I dyshuari për dhunë ndaj 21-vjeçares arratiset nga stacioni policor përmes dritares!

OSBE vlerëson përparimin e reformave në drejtësi të ministrit Shasivari

Nga sot nis detyrimi për pajisje dimërore, ja çfarë duhet të kenë automjetet

Pa patentë dhe nën alkool: Nëntë shoferë përfunduan në polici

Lajmet e fundit

Zjarr i madh në Shkup merr jetën e një personi

15 Nëntor, 2026

Bilall Kasami viziton Shoqatën e Dramës Shqiptare “Mërgimtari” në Zagreb

15 Nëntor, 2026

Zelensky: SHBA-ja propozoi tërheqjen e Ukrainës nga Donbasi në këmbim të anëtarësimit në NATO

15 Nëntor, 2026

VLEN: Artan Grubi nënshkroi vendimin për shitjen e aksioneve shtetërore në Stopanska Bankën e Manastirit, publikohen dokumentet!

15 Nëntor, 2026

Vuçiç e pranon se nuk mund të hyjë në Kosovë pa lejen e Kurtit

15 Nëntor, 2026

Arrestohet per drogë ish-ministri Astrit Haraqija

15 Nëntor, 2026

Skandal: I dyshuari për dhunë ndaj 21-vjeçares arratiset nga stacioni policor përmes dritares!

15 Nëntor, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.