Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Zjarr i madh në Shkup merr jetën e një personi

15 Nëntor, 2026

Bilall Kasami viziton Shoqatën e Dramës Shqiptare “Mërgimtari” në Zagreb

15 Nëntor, 2026

Zelensky: SHBA-ja propozoi tërheqjen e Ukrainës nga Donbasi në këmbim të anëtarësimit në NATO

15 Nëntor, 2026

VLEN: Artan Grubi nënshkroi vendimin për shitjen e aksioneve shtetërore në Stopanska Bankën e Manastirit, publikohen dokumentet!

15 Nëntor, 2026

Vuçiç e pranon se nuk mund të hyjë në Kosovë pa lejen e Kurtit

15 Nëntor, 2026

Arrestohet per drogë ish-ministri Astrit Haraqija

15 Nëntor, 2026

Skandal: I dyshuari për dhunë ndaj 21-vjeçares arratiset nga stacioni policor përmes dritares!

15 Nëntor, 2026

OSBE vlerëson përparimin e reformave në drejtësi të ministrit Shasivari

15 Nëntor, 2026

Protesta në Tiranë, 3 të arrestuar dhe 18 të proceduar penalisht, policia vendos 44 gjoba

15 Nëntor, 2026

Kombëtarja humb ‘yllin’ e saj para Bjellorusisë, zbulohen edhe lojtarët e tjerë që përfundojnë në tribunë

15 Nëntor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E diel, 15 Nëntor
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

OSBE vlerëson përparimin e reformave në drejtësi të ministrit Shasivari

Suad AvdiuBy Suad Avdiu15 Nëntor, 2026 Maqedoni Pa Komente2 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Vlerësimet e shefit të Misionit të OSBE-së në Shkup, ambasadorit Kilian Val, për përkushtimin dhe përparimin e reformave në drejtësi, përbëjnë një vlerësim të rëndësishëm për procesin reformues të udhëhequr nga Ministria e Drejtësisë.

Në një intervistë për Agjencinë Informative të Maqedonisë (MIA), ambasadori Val ka vënë në pah angazhimin e Qeverisë dhe institucioneve për avancimin e reformave në sektorin e drejtësisë, duke riafirmuar rëndësinë e vazhdimit të këtij procesi.

Ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari, e ka vlerësuar këtë mbështetje dhe njohjen e hapave konkretë që po ndërmerren për transformimin e sistemit të drejtësisë.
“Mbështetja e partnerëve tanë ndërkombëtarë dhe vlerësimi i përparimit të reformave janë inkurajim për të vazhduar me më shumë përgjegjësi.

Fokusi ynë nuk është vetëm miratimi i ligjeve të reja, por krijimi i një sistemi drejtësie të pavarur, profesional dhe efikas, ku sundimi i ligjit zbatohet në praktikë”, thekson ministri Shasivari.

Në kuadër të agjendës reformuese, Ministria e Drejtësisë është e përqendruar në përgatitjen e Kodit të ri Penal dhe Ligjit të ri për Procedurën Penale, fuqizimin e institucioneve të drejtësisë, rritjen e përgjegjësisë institucionale dhe forcimin e mekanizmave për luftën kundër korrupsionit.

Sipas ministrit Shasivari, reforma në drejtësi nuk mund të kufizohet vetëm në ndryshime normative, por duhet të prodhojë rezultate konkrete për qytetarët, përmes sigurisë juridike, pavarësisë së institucioneve dhe trajtimit të barabartë para ligjit.

Vlerësimet e OSBE-së vijnë në një periudhë të rëndësishme të zbatimit të agjendës reformuese dhe procesit të integrimit evropian të vendit. Mbështetja dhe bashkëpunimi me partnerët ndërkombëtarë mbeten pjesë e rëndësishme e këtij procesi.

Lexuar: 115

Lajme te ngjashme

Zjarr i madh në Shkup merr jetën e një personi

Bilall Kasami viziton Shoqatën e Dramës Shqiptare “Mërgimtari” në Zagreb

VLEN: Artan Grubi nënshkroi vendimin për shitjen e aksioneve shtetërore në Stopanska Bankën e Manastirit, publikohen dokumentet!

Skandal: I dyshuari për dhunë ndaj 21-vjeçares arratiset nga stacioni policor përmes dritares!

Nga sot nis detyrimi për pajisje dimërore, ja çfarë duhet të kenë automjetet

Pa patentë dhe nën alkool: Nëntë shoferë përfunduan në polici

Lajmet e fundit

Zjarr i madh në Shkup merr jetën e një personi

15 Nëntor, 2026

Bilall Kasami viziton Shoqatën e Dramës Shqiptare “Mërgimtari” në Zagreb

15 Nëntor, 2026

Zelensky: SHBA-ja propozoi tërheqjen e Ukrainës nga Donbasi në këmbim të anëtarësimit në NATO

15 Nëntor, 2026

VLEN: Artan Grubi nënshkroi vendimin për shitjen e aksioneve shtetërore në Stopanska Bankën e Manastirit, publikohen dokumentet!

15 Nëntor, 2026

Vuçiç e pranon se nuk mund të hyjë në Kosovë pa lejen e Kurtit

15 Nëntor, 2026

Arrestohet per drogë ish-ministri Astrit Haraqija

15 Nëntor, 2026

Skandal: I dyshuari për dhunë ndaj 21-vjeçares arratiset nga stacioni policor përmes dritares!

15 Nëntor, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.