Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Spitali Klinik i Tetovës shpreh ngushëllime për ndarjen tragjike nga jeta të Dr. Maltina Feratit

15 Nëntor, 2026

Menduh Thaçi i bën thirrje VLEN-it të largohet nga Qeveria

15 Nëntor, 2026

Arrestohet 19 vjeçari nga Maqedonia, e goditi me disa plumba “Alibegun” në Beograd

15 Nëntor, 2026

Sa orë duhet të flemë për të mos përshpejtuar plakjen?!

15 Nëntor, 2026

Rekord largësie nga Rusia: Mbi 1.1 milion rusë udhëtuan drejt tri vendeve, mes frikës në rritje nga mobilizimi ushtarak

15 Nëntor, 2026

Zjarr i madh në Shkup merr jetën e një personi

15 Nëntor, 2026

Bilall Kasami viziton Shoqatën e Dramës Shqiptare “Mërgimtari” në Zagreb

15 Nëntor, 2026

Zelensky: SHBA-ja propozoi tërheqjen e Ukrainës nga Donbasi në këmbim të anëtarësimit në NATO

15 Nëntor, 2026

VLEN: Artan Grubi nënshkroi vendimin për shitjen e aksioneve shtetërore në Stopanska Bankën e Manastirit, publikohen dokumentet!

15 Nëntor, 2026

Vuçiç e pranon se nuk mund të hyjë në Kosovë pa lejen e Kurtit

15 Nëntor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E diel, 15 Nëntor
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Astrit Iseni: Davor Macura bleu aksionet e bankës nga kompania e krushkut të Ali Ahmetit

Suad AvdiuBy Suad Avdiu14 Nëntor, 2026 Maqedoni Pa Komente3 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email
Të nderuar përfaqësues të mediave, të nderuar qytetarë,
Davor Macura i blen aksionet për hyrje në Alta bankë drejtpërdrejt nga krushku i Ali Ahmetit.
Pasi opinioni publik pa se si më 9 qershor 2025 një kompani e lidhur me krushkun e Ali Ahmetit kishte marrë kredi prej 5 milionë eurosh drejtpërdrejt nga selia qendrore e “Alta bankës” në Beograd, ndërsa nga Zajazi vazhdon heshtja, sot publikojmë pjesën e dytë të kësaj skeme milionëshe bankare.
Sot i bëjmë publike faktet se si oligarku kontrovers serb, Davor Macura i cili aktualisht ndodhet në paraburgim në Serbi, mori kontrollin mbi “Stopanska bankën” e Manastirit (e cila më vonë u riemërua në Alta banka Maqedoni), duke i blerë aksionet drejtpërdrejt nga kompania familjare e krushkut të Ali Ahmetit!
Ja se si mbyllet ky rreth financiar skandaloz:
Më herët, në tetor të vitit 2024, kompania e Kërçovës “AS Senjak”, në pronësi të Selahudin Arifit, krushkut të Ali Ahmetit, hyn papritur në biznesin bankar dhe blen një pako të konsiderueshme aksionesh në “Stopanska bankën” e Manastirit.
Në qershor të vitit 2025, kompania e tyre e lidhur merr kredinë prej pesë milionë eurosh nga “Alta banka” në Beograd.
Dhe vetëm tre muaj më vonë, më 17 shtator 2025, ndodh akti përfundimtar: kompania “AS Senjak” e krushkut të Ahmetit zyrtarisht ia shet aksionet e saj në bankën e Manastirit pikërisht Davor Macurës dhe “Alta bankës” së tij, duke i mundësuar kështu marrjen e drejtpërdrejtë të bankës në Maqedoni!
Të nderuar qytetarë, skema në relacionin Zajaz – Kërçovë – Beograd është e qartë si kristali:
Në qershor rrjeti familjar i biznesit të Ahmetit merr kredi prej 5 milionë eurosh nga Macura në Beograd.
Në shtator krushku i Ahmetit përmes “AS Senjak” ia shet aksionet po Macurës për të hyrë në “Alta banka Maqedoni” dhe arkëton miliona!
Prandaj sot shtrojmë drejtpërdrejt këto pyetje:
A e ka financuar Davor Macura hyrjen e tij në tregun e Maqedonisë në fakt me paratë e veta përmes kredisë prej 5 milionë eurosh që në qershor u dha kompanive të lidhura me rrjetin familjar të Ali Ahmetit?
A ishte shitja e aksioneve më 17 shtator 2025 nga krushku i Ahmetit një kompensim i paracaktuar për mbylljen e kredisë milionëshe të qershorit?
Dhe më e rëndësishmja: sa është fitimi neto, diferenca në çmim dhe provizioni që ka mbetur në llogaritë e rrethit familjar të biznesit të Ali Ahmetit dhe nipave të tij, për t’ia kryer këtë punë Davor Macurës në Maqedoni?
Tashmë çdo qytetari i është bërë e qartë pse ish funksionarët e BDI-së, Fatmir Besimi, Bujar Osmani dhe Artan Grubi e shtynë me aq agresivitet hyrjen e “Alta bankës” në sektorin financiar të Maqedonisë. Derisa ata politikisht ia hapnin rrugën në institucionet shtetërore, krushku i Ali Ahmetit ia ruante dhe më pas ia rishiste aksionet Davor Macurës!
Prokuroria publike dhe Drejtoria e inteligjencës financiare nuk kanë më asnjë justifikim për të pritur. Kërkojmë hetim urgjent që do t’i vë në një linjë kredinë prej 5 milionë eurosh të 9 qershorit 2025 dhe shitjen e aksioneve të 17 shtatorit 2025.
Sistemi bankar i Maqedonisë nuk guxon të bëhet pre e oligarkëve rajonal në paraburgim dhe e kartelit familjar të biznesit të Ali Ahmetit.
Koha e pandëshkueshmërisë ka përfunduar dhe për këto transaksione milionëshe duhet të ketë përgjegjësi të plotë financiare dhe penale!
Ju faleminderit.
Lexuar: 259

Lajme te ngjashme

Spitali Klinik i Tetovës shpreh ngushëllime për ndarjen tragjike nga jeta të Dr. Maltina Feratit

Menduh Thaçi i bën thirrje VLEN-it të largohet nga Qeveria

Arrestohet 19 vjeçari nga Maqedonia, e goditi me disa plumba “Alibegun” në Beograd

Zjarr i madh në Shkup merr jetën e një personi

Bilall Kasami viziton Shoqatën e Dramës Shqiptare “Mërgimtari” në Zagreb

VLEN: Artan Grubi nënshkroi vendimin për shitjen e aksioneve shtetërore në Stopanska Bankën e Manastirit, publikohen dokumentet!

Lajmet e fundit

Spitali Klinik i Tetovës shpreh ngushëllime për ndarjen tragjike nga jeta të Dr. Maltina Feratit

15 Nëntor, 2026

Menduh Thaçi i bën thirrje VLEN-it të largohet nga Qeveria

15 Nëntor, 2026

Arrestohet 19 vjeçari nga Maqedonia, e goditi me disa plumba “Alibegun” në Beograd

15 Nëntor, 2026

Sa orë duhet të flemë për të mos përshpejtuar plakjen?!

15 Nëntor, 2026

Rekord largësie nga Rusia: Mbi 1.1 milion rusë udhëtuan drejt tri vendeve, mes frikës në rritje nga mobilizimi ushtarak

15 Nëntor, 2026

Zjarr i madh në Shkup merr jetën e një personi

15 Nëntor, 2026

Bilall Kasami viziton Shoqatën e Dramës Shqiptare “Mërgimtari” në Zagreb

15 Nëntor, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.