Pas kaq vitesh në qeveri, Rama e pa të udhës të vijë në Manastir për Ditën e Alfabetit!

Sipas KDP-së, e cila u referohet burimeve partiake, Rama gjatë qëndrimit në Manastir pritet të takohet edhe me liderët e partive politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut.
Vizita e paralajmëruar vjen në kohën kur janë rikthyer debatet për përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe dhe të drejtat e shqiptarëve, veçanërisht për mundësinë e dhënies së provimit të jurisprudencës në shqip.
Ende nuk dihet nëse këto çështje do të diskutohen gjatë takimeve të kryeministrit shqiptar me përfaqësuesit politikë.

