Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Grabitja më e madhe në histori: Hakohet gjiganti i kriptomonedhave Binance, vidhen 6.3 miliardë dollarë

31 Tetor, 2026

6.3 miliardë dollarë të vjedhura nga Binance për 20 minuta, dyshimet bien mbi Korenë e Veriut

31 Tetor, 2026

Kanadaja dhe BE-ja krijojnë aleancë të re strategjike, ftojnë edhe shtetet e tjera t’i bashkohen

31 Tetor, 2026

Nuk ndalen avancimet e kuadrove shqiptare në MPB, Hadi Osmani nga Drejtoria 6 kalon në Forenzikë!

31 Tetor, 2026

Nxënësit e shkollës fillore “Bajram Shabani” mësim pa rrymë, shkak instalimet e vjetra elektrike

30 Tetor, 2026

Akrobatja Fiona Rushiti në Guinness, thyen rekordin me 72 rrotullime në 30 sekonda

30 Tetor, 2026

Nisin hetimet, si vepruan institucionet serbe për ta lënë të lirë kryeterroristin e Banjskës

30 Tetor, 2026

Muhamet Elmazi shënon me pjesëmarrje masive 1 vit punë në Saraj: Mbështetja juaj, motiv për të vazhduar përpara

30 Tetor, 2026

Izet Mexhiti: Punimet vazhdojnë, vendosen vijat për këmbësorë në rrugët Resenska dhe Strumicka

30 Tetor, 2026

Edhe 100 ditë deri në muajin e shenjtë të Ramazanit

30 Tetor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E shtunë, 31 Tetor
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Një dëshmitare shqiptare del në mbrojtje të Artan Grubit dhe Përparim Bajramit

Suad AvdiuBy Suad Avdiu30 Tetor, 2026 Maqedoni Pa Komente3 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Katër nga pesë dëshmitarët kryesorë në gjykimin për Lotarinë Shtetërore nuk e kanë përmendur Artan Grubin në deklaratat e tyre, megjithëse përmes dëshmive të tyre duhej të provohej ndikimi i tij në punën e institucionit. Dëshmitarja Nadije Hoxha, e punësuar prej dhjetë vjetësh në sektorin e transportit të Lotarisë, nuk e ka konfirmuar tezën e Prokurorisë për lidhjen e Grubit me ish-drejtorin Përparim Bajrami në kuadër të institucionit. Pas përgjigjeve të saj, prokurorët kanë kërkuar ta shpallin “dëshmitare armiqësore“ dhe t’u lejohet marrja në pyetje e kryqëzuar. Hoxha u ka qëndruar të njëjtave përgjigje edhe gjatë pyetjeve shtesë. I vetmi dëshmitar që e ka përmendur Grubin, Andrej Krstevski, ka folur për afërsi partiake mes tij dhe Bajramit, duke thënë se i kishte parë bashkë në aktivitete partiake. Ai nuk ka treguar bashkëpunim konkret në punën e Lotarisë dhe ka deklaruar se nuk kishte dijeni nëse Bajrami merrte udhëzime nga Grubi, ndërsa ka përmendur referimin e Bajramit te “shefi“.

Në Gjykatën Penale në Shkup sot vazhdoi gjykimi për rastin “Lotaria Shtetërore”, ku dëshmoi Andrej Krstevski, këshilltar për realizimin e projekteve në këtë ndërmarrje. Ai më parë ka qenë anëtar i Bordit Drejtues dhe i Këshillit Mbikëqyrës, si dhe zëvendësdrejtor. Gjatë dëshmisë, ai tha se terminalet e videolotarisë ende nuk janë vënë në përdorim dhe vazhdojnë të qëndrojnë në magazinat e ndërmarrjes. Krstevski foli edhe për raportet mes ish-drejtorit Përparim Bajrami dhe ish-zëvendëskryeministrit Artan Grubi, duke thënë se Bajrami e quante këtë të fundit “shef”.

I pyetur nga Prokuroria për dallimet në mënyrën e punës gjatë drejtimit të Katica Nikollova-Parnakovës dhe Përparim Bajramit, Krstevski tha se gjatë kohës së Parnakovësanëtarët kishin më shumë kohë për t’i shqyrtuar materialet, ndërsa gjatë drejtimit të Bajramit ato u dërgoheshin me vonesë.

“Gjatë kohës së Parnakovës, materialet dërgoheshin gjatë ditës, kishte kohë për t’i shqyrtuar. Gjatë kohës së Bajramit, materialet dërgoheshin më vonë dhe koha për të menduar ishte më e shkurtër”, tha Krstevski.

” “

Ai foli edhe për themelimin e shoqërisë “Novo VLT”, e cila do të merrej me organizimin e lojërave elektronike të fatit. Sipas tij, anëtarëve të Këshillit Mbikëqyrës u ishte kërkuar të deklaroheshin sa më shpejt për këtë propozim, për shkak të presionit nga Qeveria. Drejtoresha e atëhershme, Katica Nikollova-Parnakova, ishte kundër kësaj ideje.

Lidhur me blerjen e terminaleve të videolotarisë, Krstevski tha se Bajrami e kishte thirrur dhe i kishte thënë se qëllimi ishte thyerja e monopolitpërmes blerjes së këtyre aparateve. Megjithatë, ai tha se për blerjen kishte mësuar vetëm pasi ajo kishte përfunduar.

Duke folur për raportet mes Bajramit dhe Grubit, dëshmitari tha se ata ishin miq dhe i përkisnin të njëjtës parti. Sipas tij, Bajrami e quante Grubin “shef”.

“E di që ishin miq dhe i përkisnin të njëjtës parti. Bajrami e quante Grubin “shef””, deklaroi Krstevski.

Gjatë pyetjeve të kryqëzuara, Bajrami e pyeti Krstevskin se a kishte votuar lidhur me planin financiar të ndërmarrjes.Dëshmitari konfirmoi se kishte votuar për planin, në të cilin përfshihej edhe blerja e terminaleve. Megjithatë, ai sqaroi se plani përcaktonteshpenzimet vjetoredhe se për blerjen e terminaleve duhej të përfshiheshin edhe anëtarët e Bordit Drejtues.

Në fund, Krstevski konfirmoi se terminalet vazhdojnë të qëndrojnë në magazinat e Lotarisë Shtetërore.

Lexuar: 49

Lajme te ngjashme

Nuk ndalen avancimet e kuadrove shqiptare në MPB, Hadi Osmani nga Drejtoria 6 kalon në Forenzikë!

Nxënësit e shkollës fillore “Bajram Shabani” mësim pa rrymë, shkak instalimet e vjetra elektrike

Muhamet Elmazi shënon me pjesëmarrje masive 1 vit punë në Saraj: Mbështetja juaj, motiv për të vazhduar përpara

Izet Mexhiti: Punimet vazhdojnë, vendosen vijat për këmbësorë në rrugët Resenska dhe Strumicka

Edhe 100 ditë deri në muajin e shenjtë të Ramazanit

Albi Qamili: Propaganda e viktimizimit nuk kalon, nuk mbulohet krimi me defokus

Lajmet e fundit

Grabitja më e madhe në histori: Hakohet gjiganti i kriptomonedhave Binance, vidhen 6.3 miliardë dollarë

31 Tetor, 2026

6.3 miliardë dollarë të vjedhura nga Binance për 20 minuta, dyshimet bien mbi Korenë e Veriut

31 Tetor, 2026

Kanadaja dhe BE-ja krijojnë aleancë të re strategjike, ftojnë edhe shtetet e tjera t’i bashkohen

31 Tetor, 2026

Nuk ndalen avancimet e kuadrove shqiptare në MPB, Hadi Osmani nga Drejtoria 6 kalon në Forenzikë!

31 Tetor, 2026

Nxënësit e shkollës fillore “Bajram Shabani” mësim pa rrymë, shkak instalimet e vjetra elektrike

30 Tetor, 2026

Akrobatja Fiona Rushiti në Guinness, thyen rekordin me 72 rrotullime në 30 sekonda

30 Tetor, 2026

Nisin hetimet, si vepruan institucionet serbe për ta lënë të lirë kryeterroristin e Banjskës

30 Tetor, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.