Haraçina po organizon kapacitetet vullnetare për përballimin e situatave emergjente. Në këtë komunë është zyrtarizuar themelimi i Shoqatës Vullnetare të Zjarrfikësve “Feniks”, e cila synon të kontribuojë në rritjen e sigurisë dhe mbrojtjen e qytetarëve.
Në krye të shoqatës është zgjedhur Irfan Shabani, ndërsa lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Komunës së Haraçinës, Daut Beqiri.
Sipas Beqirit, themelimi i kësaj shoqate përbën një hap drejt organizimit më të mirë të kapaciteteve vullnetare dhe krijimit të një strukture të gatshme për të ndihmuar në raste emergjente.
Shoqata “Feniks” pritet të përfaqësojë frymën e solidaritetit, guximit dhe gatishmërisë për t’u dalë në ndihmë qytetarëve kur ata kanë më së shumti nevojë.
Me këtë iniciativë, Haraçina synon të forcojë angazhimin në fushën e sigurisë dhe reagimit ndaj situatave të papritura./Televizioni News

