Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

VLEN: Për herë të parë, biblioteka e Tetovës merr status universitar

21 Tetor, 2026

Taravari në “Ballë për ballë”: Zhvillimet politike dhe përplasjet në skenën shqiptare/VIDEO/

21 Tetor, 2026

BE-ja votoi për heqjen e ndryshimit të orës, por akrepat kthehen sërish këtë të diel

21 Tetor, 2026

OSBE/ODIHR dënon dhunën ndaj protestuesve në Shqipëri: Policia të shmangë forcën e paligjshme dhe joproporcionale!

21 Tetor, 2026

Rrustem Mustafa: Koalicioni VV-PDK mund t’i ofrojë stabilitet vendit

21 Tetor, 2026

Artan Grubi: Do t’i thërrasë ministrat e LSDM-së dhe BDI-së si dëshmitarë në gjykatë !

21 Tetor, 2026

Konjufca në OKB për dënimin e ish-krerëve të UÇK-së: Drejtësia duhet të jetë e paanshme

21 Tetor, 2026

Nga Penda e Gllazhnjës drejt çdo shtëpie, Erkan Arifi: Nuk ndalemi derisa çdo familje të ketë ujë të pijshëm

21 Tetor, 2026

Sot mot me vranësira dhe me diell

21 Tetor, 2026

Rama vendos sërish karriget që studentët thyen dje: Ejani në dialog

21 Tetor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E mërkurë, 21 Tetor
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Konjufca në OKB për dënimin e ish-krerëve të UÇK-së: Drejtësia duhet të jetë e paanshme

Suad AvdiuBy Suad Avdiu21 Tetor, 2026 Rajoni Pa Komente2 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, ka folur edhe për aktgjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Ai ka thënë se Kosova ka bashkëpunuar me Tribunalin e Hagës, institucionet e tjera të OKB-së dhe gjykatat vendore për ndjekjen dhe dënimin e krimeve të luftës, pavarësisht përkatësisë etnike të kryerësve.

Konjufca ka rikujtuar se Dhomat e Specializuara janë themeluar në vitin 2015, me insistimin e aleatëve të Kosovës, pas pretendimeve për krime të rënda nga pjesëtarë të UÇK-së.

Ai ka pretenduar se pretendimet për trafikim organesh, të cilat i ka cilësuar si fabrikime, nuk kanë qenë pjesë e akuzës në aktgjykimin e fundit. Po ashtu, ka shprehur shqetësime për dënimet e shqiptuara, duke thënë se ato, sipas tij, përmbajnë gabime në përmbajtje dhe në vlerësimin e fakteve.

“Drejtësia duhet të jetë e paanshme dhe duhet të perceptohet e të shihet si e paanshme”, ka deklaruar ai, duke shtuar se Kosova pret që shqetësimet e saj të adresohen në procedurën e apelit.

Në fund, Konjufca ka përmendur edhe rreth 20 mijë viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë dhe ka theksuar se shumë kryerës të krimeve të luftës ende nuk janë ndëshkuar.

“Kosova kërkon drejtësi për secilën viktimë, për secilin krim e për secilin kryerës të këtyre krimeve. Nuk mund të lejojmë barazim të fajësisë thjesht për shkak se dikush deshi ta ndërtonte një narrativë alternative. Plagët e luftës ende janë të freskëta në Kosovë”, ka përfunduar Konjufca.

Gjykata Specialeglauk konjufcaOKB
Lexuar: 44

Lajme te ngjashme

BE-ja votoi për heqjen e ndryshimit të orës, por akrepat kthehen sërish këtë të diel

OSBE/ODIHR dënon dhunën ndaj protestuesve në Shqipëri: Policia të shmangë forcën e paligjshme dhe joproporcionale!

Rrustem Mustafa: Koalicioni VV-PDK mund t’i ofrojë stabilitet vendit

Rama vendos sërish karriget që studentët thyen dje: Ejani në dialog

SHBA godet fort në OKB: Mbylleni UNMIK-un, koha e tij ka përfunduar dhe nuk ka më vend në Kosovë

Diaspora shqiptare, koha për të folur dhe për të vepruar: Larg atdheut, por jo indiferentë ndaj tij

Lajmet e fundit

VLEN: Për herë të parë, biblioteka e Tetovës merr status universitar

21 Tetor, 2026

Taravari në “Ballë për ballë”: Zhvillimet politike dhe përplasjet në skenën shqiptare/VIDEO/

21 Tetor, 2026

BE-ja votoi për heqjen e ndryshimit të orës, por akrepat kthehen sërish këtë të diel

21 Tetor, 2026

OSBE/ODIHR dënon dhunën ndaj protestuesve në Shqipëri: Policia të shmangë forcën e paligjshme dhe joproporcionale!

21 Tetor, 2026

Rrustem Mustafa: Koalicioni VV-PDK mund t’i ofrojë stabilitet vendit

21 Tetor, 2026

Artan Grubi: Do t’i thërrasë ministrat e LSDM-së dhe BDI-së si dëshmitarë në gjykatë !

21 Tetor, 2026

Konjufca në OKB për dënimin e ish-krerëve të UÇK-së: Drejtësia duhet të jetë e paanshme

21 Tetor, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.