Gjatë protestës në Tiranë, kreu i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH) është përballur me protestuesit, duke shkëmbyer fjalë me ta dhe duke u bërë thirrje që gjithçka të zhvillohet në mënyrë paqësore.
“Ju kam xhan, vetëm paqësisht”, i është drejtuar ai protestuesve, duke kërkuar që situata të mos përshkallëzohet.
Në një moment, kreu i FNSH-së është shprehur edhe me fjalët “Djali im është me ju”, ndërsa protestuesit vijonin thirrjet e tyre ndaj efektivëve të policisë.
Gjatë komunikimit me drejtuesin e FNSH-së, protestuesit kanë brohoritur duke u kërkuar efektivëve të policisë që të heqin kapelat.
Thirrjet janë shoqëruar me debate verbale mes palëve, ndërsa kreu i FNSH-së është përpjekur të komunikojë me protestuesit dhe t’i bindë ata që të ruajnë qetësinë. /Tch/

