Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka reaguar ndaj protestave dhe zhvillimeve të fundit në Shqipëri, duke bërë thirrje për dialog dhe zgjidhje demokratike të situatës.
Kasami theksoi se institucionet dhe faktorët politikë shqiptarë duhet të përballen me problemet, duke respektuar vullnetin e qytetarëve.
“Zëri i qytetarëve duhet të respektohet. Uroj që kjo situatë të marrë fund sa më shpejt përmes një zgjidhjeje demokratike”, deklaroi ai.
Ai dënoi çdo formë dhune, pavarësisht nga cila palë vjen, duke theksuar se arritjet e Shqipërisë duhet të mbrohen.
Sipas Kasamit, si pushteti ashtu edhe qytetarët duhet të gjejnë rrugën më të mirë për tejkalimin e tensioneve.

