Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Justina Shiroka-Pula merr zyrtarisht detyrën e presidentes së Kosovës

7 Tetor, 2026

Lamtumirë, Messi! Legjenda mbyll karrierën me Argjentinën

7 Tetor, 2026

Trump: Do ta telefonoj Putinin së shpejti për atë që ndodhi në Siberi

7 Tetor, 2026

Forumi Rinor i Nëndegës Likovë zgjedh udhëheqësinë e re – Betim Dauti kryetar

7 Tetor, 2026

Jakup Huseini prezanton planin për Radiovcën: Njihuni me 4 projektet konkrete..

7 Tetor, 2026

Reagimi i Rita Orës pas zgjedhjes së Justina Shiroka-Pulës presidente

7 Tetor, 2026

Presidentja e Maqedonisë së Veriut uron Justina Shiroka-Pulën: Mezi pres të bashkëpunojmë si dy profesoresha!

7 Tetor, 2026

Hamza: Presidentja ka rol unifikues, partitë politike kanë përgjegjësitë e tyre

7 Tetor, 2026

17-vjeçarja denoncon dhunë dhe kërcënime, arrestohen partneri, nëna dhe motra e saj

7 Tetor, 2026

Çmenden serbët! Piloti shqiptar në ushtrinë amerikane, Lekë Buçaj, që goditi caqet serbe: “S’jam krenar, është dashur të goditnim edhe më shumë caqe”

7 Tetor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E enjte, 8 Tetor
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Lamtumirë, Messi! Legjenda mbyll karrierën me Argjentinën

Suad AvdiuBy Suad Avdiu7 Tetor, 2026 Sport Pa Komente2 Mins Read
Argentina's Lionel Messi celebrates after scoring the opening goal from the penalty spot during the World Cup final soccer match between Argentina and France at the Lusail Stadium in Lusail, Qatar, Sunday, Dec. 18, 2022. (AP Photo/Martin Meissner)
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Nuk ishte ndeshje e thjeshtë futbolli por nata kur Argjentina i tha lamtumirë Lionel Messit i cili luajti mbrëmë ndeshjen e fundit me fanellën e kombëtares së Argjentinës.

Sulmuesi luajti 90 minuta të plota në stadiumin Monumental, përpara rreth 85 mijë tifozëve që kishin mbushur tribunat për t’i dhënë lamtumirën një prej futbollistëve më të mëdhenj në historinë e Argjentinës.

 

Tifozët që shkuan për të shikuar Mesin për herë të fundit në një ndeshje futbolli kujtojnë momentet që ai i ka dhuruar Argjentinës.

“Mendoj se momenti që pati ndikimin më të madh te unë dhe te të gjithë ishte padyshim Kupa e Botës”. – Ignacio Cinquemani, Student.

 “Messi la pas një trashëgimi vendosmërie dhe uniteti, veçanërisht për popullin e Argjentinës. Ai lë pas një ndjesi komuniteti dhe tregon se gjërat e mëdha janë gjithmonë të mundshme”. – Fernando Rodriguez, biznesmen meksikan.

“Pra, mendoj se fakti që ai është një njeri kaq i mirë, si dhe përulësia që e karakterizon, janë ato që e bëjnë më të mirin në botë” – Ignacio Cinquemani, Student.

Pas përfundimit të ndeshjes, stadiumi u kthye në një skenë madhështore festimi, me drita lazeri, muzikë live dhe fishekzjarrë. Një fanellë gjigante e Argjentinës me numrin 10 dhe fjalën “Gracias” u shfaq në fushë, ndërsa Messi iu drejtua tifozëve me një fjalim gati 10-minutësh.  Trajneri i Argjentinës, Lionel Scaloni u përlot në konferencë për media duke thënë se skuadra pa Mesin do ta ketë vështirë.

“Për mua, ishte një ëndërr të kisha stërvitur lojtarin më të mirë në histori. Argjentina do të vazhdojë, por ai është një lojtar unik” – Lionel Skaloni, Trajner i Argjentinës.

Lionel Mesi largohet nga kombëtarja pasi fitoi Kupën e Botës dhe dy Kupa të Amerikës me Argjentinën. Messi debutoi me kombëtaren në vitin 2005, në një ndeshje miqësore ndaj Hungarisë, dhe pavarësisht një fillimi të vështirë, ndërtoi një karrierë të jashtëzakonshme ndërkombëtare. Pas lamtumirës nga Argjentina, karriera e tij do të vazhdojë në nivel klubesh me Inter Miami në SHBA./Alsat.mk

Lexuar: 64

Lajme te ngjashme

Ronaldo për largimin nga kombëtarja: U kërkoj falje portugezëve, nuk duhet të ketë rrethana lehtësuese për dënimin

Maqedonia përballë Zvicrës, sonte ndeshja në Lucern

Harbin Bajrami nga Sllupçani shpallet kampion në Gjermani – triumfon në Deutsches Eck Pokal 2026

Rrezart Alili triumfon në Plovdiv të Bullgarisë, boksieri i ri nga Kumanova shpallet kampion dhe fiton medaljen e artë

KF Besa Sllupçan vazhdon bashkëpunimin me Televizionin News

Menshir Misini uron Isni Alijin: Nga Marathonomaku i Nolit te finishi i Maratonës së Berlinit!

Lajmet e fundit

Justina Shiroka-Pula merr zyrtarisht detyrën e presidentes së Kosovës

7 Tetor, 2026

Lamtumirë, Messi! Legjenda mbyll karrierën me Argjentinën

7 Tetor, 2026

Trump: Do ta telefonoj Putinin së shpejti për atë që ndodhi në Siberi

7 Tetor, 2026

Forumi Rinor i Nëndegës Likovë zgjedh udhëheqësinë e re – Betim Dauti kryetar

7 Tetor, 2026

Jakup Huseini prezanton planin për Radiovcën: Njihuni me 4 projektet konkrete..

7 Tetor, 2026

Reagimi i Rita Orës pas zgjedhjes së Justina Shiroka-Pulës presidente

7 Tetor, 2026

Presidentja e Maqedonisë së Veriut uron Justina Shiroka-Pulën: Mezi pres të bashkëpunojmë si dy profesoresha!

7 Tetor, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.