Analisti Astrit Gashi ka reaguar pas deklaratës së gazetarit Berat Buzhala, i cili ka thënë se “Artan Grubi, në krahasim me shapatellët e VLEN-it, është Henry Kissinger”.
Gashi, duke iu referuar kësaj deklarate, ka ironizuar sulmin ndaj VLEN-it, duke thënë se fakti që kjo parti po kritikohet nga Buzhala është dëshmi se ajo nuk i ka pasur kurrë punët më mirë.
“VLEN-i nuk i ka pasur kurrë punët më mirë! Këtë e vërteton më së miri sulmi i këtij ‘analisti’”, ka shkruar Gashi.
Në reagimin e tij, Gashi ka kritikuar edhe qëndrimet e Buzhalës ndaj VLEN-it, duke e lidhur atë me Artan Grubin dhe duke pretenduar se të dy kanë shërbyer “gjithmonë të njëjtës shtëpi”.
“Sidoqoftë, nuk është çudi se ky dhe Grubi i kanë shërbyer gjithmonë të njëjtës ‘shtëpi’, asaj të verdhës së Dick Martit”, ka shkruar Gashi.
Në fund, ai ka shtuar: “VLEN-i e njeh këtë mercenar”, duke e cilësuar në këtë mënyrë gazetarin Buzhala.

