Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Nëna nga Srebrenica komenton vdekjen e Mladiqit: I dëshiroja jetë të gjatë, të vuante më shumë

29 Gusht, 2026

Ndërpritet trafiku ajror në Shqipëri

28 Gusht, 2026

Agim Bahtiri: Në fund të javës së ardhshme do të kryhet puna me ka krejt

28 Gusht, 2026

Tri parti politike në Luginë përkrahin kandidaturën e Faton Bislimit për president të Kosovës

28 Gusht, 2026

Dy vëllezër sulmohen me mjet metalik në Tetovë

28 Gusht, 2026

Ish gjenerali shqiptar nga Maqedonia: Aktakuza ndaj Shehollit hap “dosjen e zezë” të spiunazhit

28 Gusht, 2026

Zyrtari i lartë i qeverisë glorifikon Ratko Mlladiqin, reagojnë ashpër nga BDI dhe VLEN: Përgjegjësi dhe shkarkim!

28 Gusht, 2026

RMV forcon rolin e saj në NATO, takim Murtezani- Rutten para mbledhjes së NAC

28 Gusht, 2026

Droni turk shkel hapësirën ajrore greke, F-16 ngrihen menjëherë në ajër

28 Gusht, 2026

Ndërron jetë nxënësi Omer Purova nga Prizreni

28 Gusht, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E shtunë, 29 Gusht
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Ish gjenerali shqiptar nga Maqedonia: Aktakuza ndaj Shehollit hap “dosjen e zezë” të spiunazhit

Suad AvdiuBy Suad Avdiu28 Gusht, 2026 Maqedoni Pa Komente5 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj Fatmir Shehollit, duke e akuzuar për bashkëpunim me Agjencinë e Sigurisë dhe Informacionit të Serbisë (BIA), si dhe për shantazh ndaj një personi për një shumë prej mbi 13 mijë eurosh.

Sheholli akuzohet për dy vepra penale, “spiunazh” dhe “shantazh”.

Rasti Sheholli ka rikthyer në vëmendje një prej çështjeve më të ndjeshme për sigurinë kombëtare të Kosovës: a kanë përfunduar rrjetet e spiunazhit me luftën, apo 26 vjet pas përfundimit të saj, ato vetëm kanë ndryshuar formën, metodat dhe objektivat?

Për këtë çështje, për “Bota sot” ka folur gjeneral-majori në pension në Maqedoninë e Veriut, Prof. dr. Muhamet Racaj, i cili vlerëson se përfundimi i luftës nuk nënkuptoi edhe përfundimin e veprimtarisë së rrjeteve të spiunazhit.

” “

Sipas tij, ajo që ka ndryshuar është mënyra se si zhvillohet kjo përballje dhe format përmes të cilave aktorë të ndryshëm kërkojnë të sigurojnë informacione dhe të ushtrojnë ndikim.

ImageProf. dr. Muhamet Racaj
“26 vjet pas luftës, rrjetet e spiunazhit nuk janë zhdukur – kanë ndryshuar formë. Rasti Sheholli ka rikthyer në vëmendje një çështje të rëndësishme për sigurinë kombëtare të Kosovës: shtrohet pyetja a janë zhdukur rrjetet e spiunazhit me përfundimin e luftës, apo gjatë këtyre 26 viteve kanë ndryshuar metodat, format dhe objektivat e tyre? Ose institucionet e Kosovës, AKI, Policia e Kosovës etj., janë aftësuar për zbulimin dhe luftën kundër shërbimeve sekrete që veprojnë kundër dhe në brendësi të Kosovës”, ka deklaruar Racaj.

Gjenerali në pension thekson se në analizën e sigurisë së Kosovës duhet të shmanget një qasje e ngushtë, e cila veprimtarinë informative e lidh vetëm me një shtet apo një shërbim të caktuar. Ai vlerëson se prania e aktorëve të ndryshëm ndërkombëtarë në Kosovë nënkupton edhe praninë e interesave të ndryshme informative, përfshirë edhe ato që mund të jenë në kundërshtim me interesat e shtetit të Kosovës.

“Në analizën e sigurisë së Kosovës duhet të shmanget çdo qasje e ngushtë që e lidh veprimtarinë e inteligjencës vetëm me një shtet apo një shërbim të caktuar. Prania e ambasadave dhe përfaqësive të shumta diplomatike nënkupton edhe praninë e interesave të ndryshme informative. Krahas shërbimeve të vendeve mike, të cilat bashkëpunojnë me institucionet e Kosovës në interes të sigurisë, mund të veprojnë edhe aktorë të huaj që kanë interesa të kundërta me shtetin e Kosovës.

Prandaj, spiunazhi modern duhet parë si pjesë e një gare më të gjerë gjeopolitike, ku informacioni është bërë një prej instrumenteve kryesore të pushtetit. Përveç rekrutimit tradicional të individëve, sot përdoren rrjetet sociale, dezinformimi, manipulimi i opinionit publik, ndikimi politik, presioni ekonomik, operacionet kibernetike dhe shfrytëzimi i dobësive institucionale”, shprehet Racaj.

Sipas tij, në kushtet e sotme, kërcënimet ndaj sigurisë kombëtare nuk kufizohen vetëm te veprimtaritë klasike të spiunazhit, pasi informacioni dhe ndikimi janë shndërruar në mjete të fuqishme të përplasjes gjeopolitike.

“Në këtë kuptim, lufta informative dhe operacionet e ndikimit mund të jenë po aq të rrezikshme sa kërcënimet tradicionale ndaj sigurisë. Një informacion i klasifikuar që bie në duar të gabuara mund të dëmtojë një operacion, një institucion apo edhe interesat strategjike të shtetit”, thekson ai.

Duke folur për rastin konkret të Fatmir Shehollit, Racaj kërkon që institucionet e Kosovës të veprojnë me seriozitet, profesionalizëm dhe maturi, duke bërë dallimin mes dyshimeve dhe fakteve të vërtetuara në procedurat ligjore.

“Rasti Sheholli duhet të trajtohet me seriozitet institucional, profesionalizëm dhe maturi. Nuk është në interes të Kosovës të krijohet panik apo të bëhen akuza të pakonfirmuara, por është në interes të saj që çdo dyshim për veprimtari të kundërligjshme informative të hetohet nga institucionet kompetente dhe, kur provohet, të trajtohet në përputhje me ligjin.

Në këtë drejtim, Agjencia e Kosovës për Inteligjencë (AKI) ka përgjegjësi të veçantë. Zbulimi dhe parandalimi i veprimtarive që cenojnë sigurinë kombëtare është një nga sfidat kryesore të saj. Nëse institucionet e sigurisë arrijnë të identifikojnë dhe neutralizojnë rrjete apo aktivitete të tilla, kjo nuk duhet parë vetëm si problem, por edhe si dëshmi se mekanizmat e kundërzbulimit janë funksionalë dhe se Kosova po ndërton kapacitete më të qëndrueshme për mbrojtjen e interesave të saj”, deklaron Racaj.

Krahas kësaj, ai vlerëson se lufta kundër spiunazhit dhe veprimtarive që cenojnë sigurinë kombëtare nuk mund të bazohet vetëm në reagimin pas zbulimit të një rasti. Sipas tij, institucionet duhet të investojnë në parandalim dhe në forcimin e vazhdueshëm të kapaciteteve të sigurisë.

“Megjithatë, kundërzbulimi nuk mund të mbështetet vetëm në reagimin pas një rasti. Ai kërkon parandalim, profesionalizëm, kontroll të informacionit të klasifikuar, mbrojtje të institucioneve strategjike, vetëdijesim të zyrtarëve dhe bashkëpunim të vazhdueshëm me partnerët ndërkombëtarë.

Lufta e vitit 1999 përfundoi, por përplasja e interesave rreth Kosovës nuk ka përfunduar. Ajo sot zhvillohet në forma më të sofistikuara: në fushën e informacionit, inteligjencës, kibernetikës, diplomacisë dhe ndikimit politik”, thotë gjenerali në pension.

Në fund, Racaj e sheh aftësinë e institucioneve të Kosovës për të zbuluar dhe parandaluar kërcënimet informative si një prej treguesve kryesorë të fuqisë dhe pjekurisë së shtetit.

“Prandaj, pyetja themelore nuk duhet të jetë vetëm ‘Kush po spiunon Kosovën?’, por edhe: ‘Sa të afta janë institucionet e Kosovës për ta zbuluar, parandaluar dhe neutralizuar çdo veprimtari që cenon sigurinë kombëtare?’

Përgjigjja ndaj kësaj pyetjeje është një nga matësit më të rëndësishëm të pjekurisë së shtetit të Kosovës. Sepse në shekullin XXI, mbrojtja e shtetit nuk bëhet vetëm në kufij dhe me mjete ushtarake; ajo bëhet edhe duke mbrojtur informacionin, institucionet dhe vetëdijen e qytetarëve”, përfundoi Prof. dr. Muhamet Racaj për “Bota sot”.

Lexuar: 134

Lajme te ngjashme

Nëna nga Srebrenica komenton vdekjen e Mladiqit: I dëshiroja jetë të gjatë, të vuante më shumë

Ndërpritet trafiku ajror në Shqipëri

Tri parti politike në Luginë përkrahin kandidaturën e Faton Bislimit për president të Kosovës

Dy vëllezër sulmohen me mjet metalik në Tetovë

Zyrtari i lartë i qeverisë glorifikon Ratko Mlladiqin, reagojnë ashpër nga BDI dhe VLEN: Përgjegjësi dhe shkarkim!

RMV forcon rolin e saj në NATO, takim Murtezani- Rutten para mbledhjes së NAC

Lajmet e fundit

Nëna nga Srebrenica komenton vdekjen e Mladiqit: I dëshiroja jetë të gjatë, të vuante më shumë

29 Gusht, 2026

Ndërpritet trafiku ajror në Shqipëri

28 Gusht, 2026

Agim Bahtiri: Në fund të javës së ardhshme do të kryhet puna me ka krejt

28 Gusht, 2026

Tri parti politike në Luginë përkrahin kandidaturën e Faton Bislimit për president të Kosovës

28 Gusht, 2026

Dy vëllezër sulmohen me mjet metalik në Tetovë

28 Gusht, 2026

Ish gjenerali shqiptar nga Maqedonia: Aktakuza ndaj Shehollit hap “dosjen e zezë” të spiunazhit

28 Gusht, 2026

Zyrtari i lartë i qeverisë glorifikon Ratko Mlladiqin, reagojnë ashpër nga BDI dhe VLEN: Përgjegjësi dhe shkarkim!

28 Gusht, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.