Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Vuçiq ofron të organizojë varrimin në Serbi të “Kasapit të Bosnjës”

29 Gusht, 2026

Tahiri: VV e ka sjellë Kosovën në depresion të thellë shoqëror, politik e ekonomik

29 Gusht, 2026

Nëna nga Srebrenica komenton vdekjen e Mladiqit: I dëshiroja jetë të gjatë, të vuante më shumë

29 Gusht, 2026

Ndërpritet trafiku ajror në Shqipëri

28 Gusht, 2026

Agim Bahtiri: Në fund të javës së ardhshme do të kryhet puna me ka krejt

28 Gusht, 2026

Tri parti politike në Luginë përkrahin kandidaturën e Faton Bislimit për president të Kosovës

28 Gusht, 2026

Dy vëllezër sulmohen me mjet metalik në Tetovë

28 Gusht, 2026

Ish gjenerali shqiptar nga Maqedonia: Aktakuza ndaj Shehollit hap “dosjen e zezë” të spiunazhit

28 Gusht, 2026

Zyrtari i lartë i qeverisë glorifikon Ratko Mlladiqin, reagojnë ashpër nga BDI dhe VLEN: Përgjegjësi dhe shkarkim!

28 Gusht, 2026

RMV forcon rolin e saj në NATO, takim Murtezani- Rutten para mbledhjes së NAC

28 Gusht, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E shtunë, 29 Gusht
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Sinjalizuesi ngre dyshime për transfere bankare të kryetarit të Prishtinës në Britani, Rama i mohon pretendimet

TV NewsBy TV News27 Gusht, 2026 Rajoni Pa Komente3 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Një dosje e dorëzuar në polici nga asamblistë të Vetëvendosjes, përmban pretendime për financat e kryetarit Përparim Rama dhe për parregullsi në procesin e legalizimeve në Prishtinë. Rama i ka mohuar pretendimet, duke thënë se transferet e parave janë legjitime dhe se nuk është kontaktuar nga autoritetet
Të martën, në Drejtorinë e Hetimeve në Prishtinë është dorëzuar një zarf që përmban pretendime të një sinjalizuesi. Të dhënat janë dorëzuar nga asamblistë të Lëvizjes Vetëvendosje, të cilët më pas e kanë hapur zarfin edhe për mediat.

Në dokumentet e sinjalizuesit pretendohet për një varg parregullsish në Komunën e Prishtinës, përfshirë pretendime që lidhen me zyrtarë komunalë, zyrtarë policorë dhe persona të tjerë.

Dosja përmban të dhëna që lidhen me financat e kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama.

Sipas komunikimeve të sinjalizuesit, autoritetet britanike kanë nisur një hetim pas evidentimit të një transferimi të një shume të konsiderueshme të parave nga një llogari bankare në Kosovë në një llogari bankare në Mbretërinë e Bashkuar.

Të enjten, në një konferencë për media, KOHA e pyeti kryetarin Rama lidhur me këto pretendime. Ai tha se transferet bankare janë legjitime.
“Unë kam banka edhe këtu edhe atje, d.m.th, transferet bankare janë totalisht legjitime edhe nuk ka asnjë problem. Pastaj edhe s’kemi çka të diskutojmë, d.m.th, janë prej kontos teme në konton teme”, ka deklaruar Rama.

Për të verifikuar nëse kryetari Rama është duke u hetuar apo ndjekur nga autoritetet britanike, KOHA u ka dërguar pyetje autoriteteve përkatëse britanike.

Nga Zyra e Medias e Policisë Metropolitane me seli në Londër, kanë bërë të ditur se i kanë pranuar pyetjet e KOHËS dhe se përgjigjja pritet të dërgohet në ditët në vijim.

Në komunikimet e siguruara nga asamblistët e Vetëvendosjes, sinjalizuesi flet edhe për procedurat e legalizimit në Komunën e Prishtinës.

Sipas tij, gjashtë ditë pas një kallëzimi penal të dorëzuar në Prokurorinë Speciale, lidhur me pretendime për legalizime të jashtëligjshme nga komuna, është mbajtur një takim ku, sipas sinjalizuesit, kanë marrë pjesë: kryetari i Prishtinës, shefi i kabinetit të tij dhe dy zyrtarë të legalizimeve.
Sinjalizuesi pretendon se gjatë këtij takimi janë nxjerrë nga arkiva dosje të rasteve të legalizimit dhe më pas janë kthyer sërish në arkiv.

Kryetari Rama është pyetur nga KOHA nëse ai apo zyrtarë të Komunës janë kontaktuar nga autoritetet në Kosovë lidhur me këtë çështje. Ai ka thënë se deri më tani nuk ka pasur ndonjë kontakt.

“Jo, nuk ka ende asnjë kontakt. I kam pyetur edhe zyrtarët e komunës, a ka kontaktuar ndonjë autoritet – nuk e di deri më sot jo, por janë të mirëseardhur”, është shprehur Rama.

KOHA i ka dërguar vazhdimisht pyetje Prokurorisë Speciale për të verifikuar nëse është intervistuar ndonjë zyrtar i Komunës apo vetë kryetari Rama, si dhe nëse nga arkivi i Komunës janë marrë dosjet që pretendohet se lidhen me raste të legalizimeve të jashtëligjshme. Megjithatë, deri tash, Prokuroria Speciale nuk u është përgjigjur pyetjeve konkrete të KOHËS.

Ditë më parë, pretendimet për legalizime të jashtëligjshme, Rama i cilësoi të fabrikuara.

Pavarësisht se me ligj kërkohet transparencë dhe publikime në ueb-faqen e Komunës së Prishtinës, të dhënat e publikuara për legalizimet, të paktën që nga viti 2023, paraqiten në formë bazike dhe nuk ofrojnë pasqyrë të detajuar të rasteve.

Dyshimet për legalizime të kundërligjshme, Rama paralajmëron masa ndaj kujtdo që rezulton se e ka shkelur ligjin
Lidhur me mungesën e këtyre të dhënave, KOHA u ka dërguar pyetje 20 zyrtarëve të sektorit të legalizimeve para 18 ditësh dhe ende nuk ka marrë përgjigje.

Lexuar: 73

Lajme te ngjashme

Tahiri: VV e ka sjellë Kosovën në depresion të thellë shoqëror, politik e ekonomik

Nëna nga Srebrenica komenton vdekjen e Mladiqit: I dëshiroja jetë të gjatë, të vuante më shumë

Ndërpritet trafiku ajror në Shqipëri

Tri parti politike në Luginë përkrahin kandidaturën e Faton Bislimit për president të Kosovës

Ish gjenerali shqiptar nga Maqedonia: Aktakuza ndaj Shehollit hap “dosjen e zezë” të spiunazhit

Mbetjet mortore të gjetura në Zubin-Potok dërgohen për ADN në Hagë

Lajmet e fundit

Vuçiq ofron të organizojë varrimin në Serbi të “Kasapit të Bosnjës”

29 Gusht, 2026

Tahiri: VV e ka sjellë Kosovën në depresion të thellë shoqëror, politik e ekonomik

29 Gusht, 2026

Nëna nga Srebrenica komenton vdekjen e Mladiqit: I dëshiroja jetë të gjatë, të vuante më shumë

29 Gusht, 2026

Ndërpritet trafiku ajror në Shqipëri

28 Gusht, 2026

Agim Bahtiri: Në fund të javës së ardhshme do të kryhet puna me ka krejt

28 Gusht, 2026

Tri parti politike në Luginë përkrahin kandidaturën e Faton Bislimit për president të Kosovës

28 Gusht, 2026

Dy vëllezër sulmohen me mjet metalik në Tetovë

28 Gusht, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.