Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Bill Gates për inteligjencën artificiale: Është mjeti më i rrezikshëm i shpikur ndonjëherë

27 Gusht, 2026

Lea Ypi fiton Çmimin Hannah Arendt për Mendim Politik

27 Gusht, 2026

Abdixhiku: Kemi diskutuar emra konkretë për Presidentin, jemi një hap përpara

26 Gusht, 2026

Kur “analisti” bëhet armë propagande: kush po e shiste Kosovën nga studiot televizive?

26 Gusht, 2026

Spiuni serb Sheholli, në komunikime del edhe një person nga Maqedonia

26 Gusht, 2026

Forca të shumta mobilizohen për të ndihmuar në përpjekjet e shpëtimit pas rrëshqitjes së dheut

26 Gusht, 2026

Orhan Kurtishi: Nis asfaltimi i rrugës në lagjen “Kiro Fetak”, zgjidhet një problem i kahershëm

26 Gusht, 2026

UEFA dënon rëndë Crvena Zvezdën, gjoba më e madhe për parullat “Kosova është Serbi”

26 Gusht, 2026

Bakiu: Për autostradën Shkup–Bllacë mund të falet një gabim, por jo dështimi i përsëritur për dekada!

26 Gusht, 2026

Daut Beqiri: Dy ngjarje të rëndësishme, mesazhe për lidhje dhe vlera që bashkojnë

26 Gusht, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E enjte, 27 Gusht
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Lea Ypi fiton Çmimin Hannah Arendt për Mendim Politik

TV NewsBy TV News27 Gusht, 2026 Rajoni Pa Komente2 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Lea Ypi, shkencëtarja politike dhe shkrimtrja (autore e “Të lirë: Të rritesh në fund të historis딓Free: Growing Up at the End of History” dhe “Upright”), e lindur në Tiranë në vitin 1979 dhe që tani jeton në Londër, është vlerësuar me Çmimin Hannah Arendt për Mendim Politik 2026.

Shtëpia Botuese Suhrkamp njoftoi çmimin të mërkurën, transmeton albinfo.ch. Çmimi, i pajisur me 10,000 euro, do të jepet më 10 dhjetor në Bashkinë e Bremenit, transmeton albinfo.ch.

Juria vlerësoi Ypin, e cila mbajti një “Fjalim drejtuar Evropës” vitin e kaluar në prag të Festivalit të Vjenës, si një mendimtare të shquar bashkëkohore politike.

Ata theksuan veçanërisht aftësinë e saj për të “kombinuar përvojat politike nën një sistem totalitar me reflektimin filozofik dhe analizën historike, shkruan apa. Nga ky ndërveprim, ajo zhvillon një formë dalluese të mendimit publik politik në të cilin ndërthuren përvoja, kujtesa dhe gjykimi kritik”.

Ajo është një intelektuale, shkrimtare dhe filozofe politike shqiptare shumë e njohur në nivel ndërkombëtar, aktualisht profesore në London School of Economics.

Është bërë e njohur me librin “Të lirë: Të rritesh në fund të historisë” (“Free: Growing Up at the End of History”) dhe “Të poshtëruar” (Indignity: A Life Reimagined, 2025), përcjell albinfo.ch.

Hannah Arendt(1906–1975), emrin e të cilës e mban çmimi ishte një nga teoreticientet politike dhe filozofet më me ndikim të shekullit të 20-të.

E lindur në Gjermani në një familje judeike sekulare, ajo u detyrua të ikte nga vendi pas ardhjes në pushtet të Adolf Hitlerit. Pasi jetoi për disa vite si refugjate në Paris, ajo u zhvendos në Shtetet e Bashkuara, ku zhvilloi pjesën më të madhe të karrierës së saj akademike dhe intelektuale.

Lexuar: 39

Lajme te ngjashme

Abdixhiku: Kemi diskutuar emra konkretë për Presidentin, jemi një hap përpara

Spiuni serb Sheholli, në komunikime del edhe një person nga Maqedonia

Limaj: Gjëja më e natyrshme Thaçit t’i vazhdohet mandati i presidentit

Kurti:Falënderoj koalicionin shqiptar për kontributin në autostradën Shkup-Bllacë

VV-ja dorëzon në hetuesi pretendime të tjera për legalizime të paligjshme në Prishtinë

Euro zbret në një tjetër rekord minimal historik

Lajmet e fundit

Bill Gates për inteligjencën artificiale: Është mjeti më i rrezikshëm i shpikur ndonjëherë

27 Gusht, 2026

Lea Ypi fiton Çmimin Hannah Arendt për Mendim Politik

27 Gusht, 2026

Abdixhiku: Kemi diskutuar emra konkretë për Presidentin, jemi një hap përpara

26 Gusht, 2026

Kur “analisti” bëhet armë propagande: kush po e shiste Kosovën nga studiot televizive?

26 Gusht, 2026

Spiuni serb Sheholli, në komunikime del edhe një person nga Maqedonia

26 Gusht, 2026

Forca të shumta mobilizohen për të ndihmuar në përpjekjet e shpëtimit pas rrëshqitjes së dheut

26 Gusht, 2026

Orhan Kurtishi: Nis asfaltimi i rrugës në lagjen “Kiro Fetak”, zgjidhet një problem i kahershëm

26 Gusht, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.