Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Jared Kushner nuk iu përgjigj Kongresit amerikan, demokrati Jamie Raskin zgjeron hetimin edhe për blerjen e dyshimtë të tokës 120 milionë dollarëshe në Shqipëri

26 Gusht, 2026

“Dokumenti”: A tentoi Serbia ta kompromentonte Albin Kurtin?

26 Gusht, 2026

Naime Avdyli-Feta pilotja e parë shqiptare që prek qiellin me aeroplan “Boeing 737”

25 Gusht, 2026

Rrahje pas ndeshjes Shkëndija-Struga në Shkup

25 Gusht, 2026

Sheholli mbante shënime për objekte strategjike të Kosovës, përfshirë dhe Ujmanin- Çka shkruhej në to?

25 Gusht, 2026

Sali: Reformat maten me rezultate konkrete

25 Gusht, 2026

Milaim Zeka jep versionin e tij, për 1 mijë eurot: Ishin për përkthim, ia ktheva Shehollit para arrestimit

25 Gusht, 2026

Pesë ish-kryetarë bashkish në Turqi dënohen me burg, njëri mbi 23 vjet

25 Gusht, 2026

Mexhiti: VLEN mban fjalën,145 punonjës rregullojnë statusin e punës në Spitalin klinik të Tetovës

25 Gusht, 2026

Venera Azizi: Qeveria miratoi “Shportën Shkollore”-15% ulje në tregtinë me pakicë, 10% ulje në tregtinë me shumicë

25 Gusht, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E mërkurë, 26 Gusht
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

“Dokumenti”: A tentoi Serbia ta kompromentonte Albin Kurtin?

TV NewsBy TV News26 Gusht, 2026 Rajoni Pa Komente4 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Të martën është ngritur aktakuzë për veprën penale të spiunazhit ndaj Fatmir Shehollit, nga Prokuroria Speciale e Kosovës.

Në dosjen e aktakuzës që e ka siguruar Klan Kosova jepen dëshmi të shumta për të cilat, Prokuroria thotë se janë bazë e fortë që vërtetojnë se i pandehuri e ka konsumuar veprën për të cilën akuzohet.

Në një pikë të aktakuzës është edhe dëshmia Z 4.1, ku thuhet se në telefonin celular të Shehollit është gjetur një fotografi e cila pasqyron një dokument me titullin “plani ‘Leptir’”, i cili thuhet se është nënshkruar nga shefi i sektorit III të Sigurimit Shtetëror Serb (RDB) dhe përmban një plan operativ për komprometimin e Albin Kurtit, (tani U.D. i Kryeministrit të Kosovës) derisa ishte në burgun e Nishit.

Sipas aktakuzës, nga analiza e kësaj dëshmie, rezulton se “bëhet fjalë për një dokument të përpiluar nga struktura të Sigurimit Shtetëror të Serbisë (RDB) në vitin 2001, i cili përshkruan një plan operativ për komprometimin dhe rekrutimin e Albin Kurtit gjatë kohës së vuajtjes së dënimit në burgjet e Serbisë”.

“Sipas përmbajtjes së dokumentit, parashihej përdorimi i një burimi operativ me nofkën ‘Leptiri’ për sigurimin e materialeve komprometuese, me qëllim të ushtrimit të presionit ndaj tij për bashkëpunim me RDB-në”, thuhet në dosjen e aktakuzës së përpiluar ndaj Shehollit.

Mirëpo, një dokument që qarkullon në publik tash e një kohë, e që pretendohet se i përket Sigurimit Shtetëror të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, Qendra në Kragujevc, flet pikërisht për “planin operativ ‘Leptiri’” në raport me Kurtin derisa ky i fundit ishte i burgosur në Serbi.

Sipas përmbajtjes së këtij dokumenti, që mban datën 06.03.2001, përmbajtjen e të cilit Klankosova.tv nuk ka arritur ta vërtetojë, pretendohet se Kurti është person i tërhequr dhe jashtëzakonisht i mbyllur.

Pretendimi tjetër është se Albin Kurti është “me orientim shprehimisht seksual”.

Këto të dhëna, pretendon dokumenti, janë marrë “përmes personave përgjegjës në Burgun e Quprijes dhe në kontaktet me pozicionet operative që janë të angazhuara për bashkëpunim gjatë kohës së vuajtjes së dënimit me burg (‘Leptir’, ‘Robi’ dhe ‘Metar’) në Burgun e Quprijes, tregojnë se i burgosuri politik Kurti Albin është person mjaft i tërhequr dhe skajshmërisht i mbyllur, i cili vështirë hyn në kontakte me të burgosurit e tjerë, si dhe është me orientim shprehimisht homoseksual”.

Sipas këtij dokumenti, që mban titullin “SHËNIM ZYRTAR – Propozim për krijimin e dokumentacionit komprometues”, pretendohet se “lidhja operative ‘Leptir’, e cila, për dallim nga të burgosurit e tjerë, është në kontakte të afërta me Kurtin, në kontaktet me ne na ka përcjellë se me Kurtin është në lidhje homoseksuale dhe se kontaktet me të janë mjaft të hapura”.

Më tej pretendohet se Kurti në atë kohë i ka gjykuar si serbët, ashtu edhe shqiptarët, “si patriarkalë dhe të prapambetur”.

Pretendohet po ashtu se Kurti ka thënë se të drejtuat e njeriut, të shqiptarëve dhe serbëve, “janë njëlloj të rrezikuara, e veçanërisht të drejtat e homoseksualëve”.

Lidhja operative “Leptir”, sipas këtij dokumenti, përmbajtjen e të cilit nuk ka arritur ta konfirmojë Klankosova.tv, “ka deklaruar se Kurti i përçmon udhëheqësit” e UÇK-së, “dhe se shpesh ka folur për ta si njerëz të prapambetur dhe të paarsimuar, ‘banditë nga mali’, të cilët kanë bërë mizori ndaj serbëve, por në numër të madh edhe ndaj shqiptarëve”.

“Veçanërisht e përçmon Hashim Thaçin dhe Jakup Krasniqin”, pretendon dokumenti në fjalë të ketë deklaruar Kurti në kohën sa ka qenë në burgun e Quprijes.

Më tej, gjithnjë sipas këtij dokumenti, pretendohet se “Kurti nuk e sheh mbijetesën e tij të mëtutjeshme në Kosovë, pa marrë parasysh nëse do të mbetet deri në vitin 2014 duke vuajtur dënimin me burg në Serbi”.

“Planifikon që kur të dalë nga burgu të udhëtojë për në Norvegji, ku, përmes lidhjeve të veta, do të rregullojë dokumentet për qëndrim të përhershëm në këtë shtet skandinav”, ka pretenduar dokumenti i titulluar si “SHËNIM ZYRTAR – propozim për krijimin e dokumentacionit komprometues”.

Lexuar: 52

Lajme te ngjashme

Naime Avdyli-Feta pilotja e parë shqiptare që prek qiellin me aeroplan “Boeing 737”

Shqiptarja që shet vila milionëshe në Zvicër: Gentiana Ahmeti, “Immofluencerja” që po ndryshon mënyrën e shitjes së pronave

Tërmet në Shqipëri, ja sa ishte magnituda

“Pasaportë, letërnjoftim e librezë të ushtrisë ish-jugosllave” – Çka iu gjet tjetër Fatmir Shehollit?

​28 vjet nga rënia e Ismet Jasharit

ETHET E NILIT PERËNDIMOR PO PËRHAPEN NË BALLKAN: Raste të reja në Kroaci dhe Shqipëri, Maqedonia ndër vendet më të prekura

Lajmet e fundit

Jared Kushner nuk iu përgjigj Kongresit amerikan, demokrati Jamie Raskin zgjeron hetimin edhe për blerjen e dyshimtë të tokës 120 milionë dollarëshe në Shqipëri

26 Gusht, 2026

“Dokumenti”: A tentoi Serbia ta kompromentonte Albin Kurtin?

26 Gusht, 2026

Naime Avdyli-Feta pilotja e parë shqiptare që prek qiellin me aeroplan “Boeing 737”

25 Gusht, 2026

Rrahje pas ndeshjes Shkëndija-Struga në Shkup

25 Gusht, 2026

Sheholli mbante shënime për objekte strategjike të Kosovës, përfshirë dhe Ujmanin- Çka shkruhej në to?

25 Gusht, 2026

Sali: Reformat maten me rezultate konkrete

25 Gusht, 2026

Milaim Zeka jep versionin e tij, për 1 mijë eurot: Ishin për përkthim, ia ktheva Shehollit para arrestimit

25 Gusht, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.