Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Unë heshta, Monika e denoncoi – Dy histori të dhunës digjitale

25 Nëntor, 2026

BDI Kumanovë: Drejtësi selektive dhe frikësim para 28 Nëntorit, kërkohet zbardhja e rastit/VIDEO/

25 Nëntor, 2026

VLEN: Ne nuk premtojmë, ne veprojmë! Provimet që ishin 100% maqedonisht, i kemi bë 100% shqip (Video)

25 Nëntor, 2026

Shpallet konkurs për 27 punësime në ‘punë shteti’, ja sa do të jenë rrogat!

25 Nëntor, 2026

BDI: VLEN-i konfirmoi atë që e themi vazhdimisht – Ligji për përdorimin e gjuhëve mundëson dhënien e provimeve profesionale në gjuhën shqipe

25 Nëntor, 2026

Mexhiti: Kemi kontakte edhe me ASH-në e Taravarit dhe LSH-në e Selës (Video)

25 Nëntor, 2026

ASH përfundimisht i takon Taravarit, Apeli hodhi poshtë ankesën e Selës

25 Nëntor, 2026

Mickoski: Flamuri shqiptar do valoj për festën e 28 Nëntorit në Shkup dhe shumë komuna

25 Nëntor, 2026

Shasivari: Çështja e gjuhës shqipe po trajtohet në mënyrë transparente me Komisionin e Venecias

25 Nëntor, 2026

Sulmohet doganieri në Merdar, i dyshuari e godet me veturë dhe ik nga vendi i ngjarjes

25 Nëntor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E mërkurë, 25 Nëntor
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Milioneri nga Gjilani në Turqi

Suad AvdiuBy Suad Avdiu24 Gusht, 2026 Rajoni Pa Komente2 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Fahretin Gylener migroi në Turqi në moshën 5-vjeçe, si fëmijë i një familje teneqexhinjsh nga Gjilani.

Si kujtim të atyre viteve të largëta, Fahretini ruan në fabrikën e tij të auto-pjesëve një fotografi bardh e zi, ku ai shihet me një çekan në dorë afër babait të tij teneqepunues, shkruan Mediafokus.info

Biznesmeni me origjinë nga Kosova ka themeluar vetë një zonë të tërë industriale në regjionin e madh të Bursës, ku ka hapur fabrikën e auto-pjesëve, fabrikën e prodhimeve ushqimore si dhe një qendër për aftësimin profesional të të rinjve.

Gylener njihet në Turqi jo vetëm si biznesmen i suksesshëm, por edhe si ish-ligjvënës. Ai është konsull nderi i Kosovës për Bursa dhe qytetar nderi i Gjilanit.

” “

“Kosovën e kam në zemër”, thotë ai dhe nuk e fsheh dëshirën për të bërë diçka për vendlindjen e tij.

Ka qenë i gatshëm të investojë në Kosovë, ku ka qenë shumë herë për t`i parë kushtet që ofron vendi ynë, bashkë me disa biznesmenë të tjerë, por nuk e ka gjetur ambientin e duhur.

Fëmija i mjeshtrit të shporeteve të zeza, dikur në Gjilan, ndonëse është rritur dhe formuar në Turqi, ku ka arritur të bëhet milioner dhe shumë i famshëm, e ruan një dashuri të madhe për Kosovën.

Kujton kohën e luftës dhe thotë se Turqia e ka përkrahur Kosovën.

Historia e luftës ka marrë fund me fitoren e Kosovës dhe askush më nuk ka nevojë të vdes për atdhe, sepse Kosova tash është e lirë.

“Për Kosovën tani duhet të vdiset duke punuar”, thotë ai.

Kosova, sipas tij, ka mundësi të mëdha për zhvillim, por duhet të krijojë kushte për investime.

Porosia e njeriut që ka përshkruar një rrugë suksesi në biznes është që të punojmë shumë.

“Edhe unë jam njëri prej juve. Gjithçka kam bërë me punë”, thotë ai.

‘Në punë duhet të jeni inatçi. Ai që s`e ka inatin, nuk e ka as madhështinë e vetë’, thotë djali i ish-teneqexhiut nga Gjilani, tani milioner në Turqi. /Retro: Mediafokus.info

Lexuar: 244

Lajme te ngjashme

Sulmohet doganieri në Merdar, i dyshuari e godet me veturë dhe ik nga vendi i ngjarjes

Arrestohet pronari i televizionit ‘Informer’ në Serbi, Dragan Vuçiqeviq

Nga viti 2019 deri në tetor 2026 në Kosovë janë vra 33 gra, Gërvalla: Mos jetoni nën kërcënimin e dhunës, raportojeni

Dy deputetët shqiptarë në dy komisione të Kuvendit të Serbisë

Dita e Forcës, FSK hap dyert për qytetarët më 27 nëntor

Monologu emocionues i vëllait të Jakup Krasniqit: Jakup ti erdhe, unë nuk munda me të përqafu, nuk ma hapën derën!

Lajmet e fundit

Unë heshta, Monika e denoncoi – Dy histori të dhunës digjitale

25 Nëntor, 2026

BDI Kumanovë: Drejtësi selektive dhe frikësim para 28 Nëntorit, kërkohet zbardhja e rastit/VIDEO/

25 Nëntor, 2026

VLEN: Ne nuk premtojmë, ne veprojmë! Provimet që ishin 100% maqedonisht, i kemi bë 100% shqip (Video)

25 Nëntor, 2026

Shpallet konkurs për 27 punësime në ‘punë shteti’, ja sa do të jenë rrogat!

25 Nëntor, 2026

BDI: VLEN-i konfirmoi atë që e themi vazhdimisht – Ligji për përdorimin e gjuhëve mundëson dhënien e provimeve profesionale në gjuhën shqipe

25 Nëntor, 2026

Mexhiti: Kemi kontakte edhe me ASH-në e Taravarit dhe LSH-në e Selës (Video)

25 Nëntor, 2026

ASH përfundimisht i takon Taravarit, Apeli hodhi poshtë ankesën e Selës

25 Nëntor, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.