Vedat Muriqi ka realizuar golin e tij të parë me fanellën e Fenerbahçes në këtë sezon, pas rikthimit te klubi turk nga Mallorca.
Sulmuesi kosovar po zhvillon paraqitjen e tij të dytë si titullar për Fenerbahçen dhe këtë herë ka arritur të lërë gjurmë duke tundur rrjetën që në minutat e para të ndeshjes.
Goli i 32-vjeçarit erdhi në minutën e shtatë të përballjes ndaj Konyasporit.
Pas një ndërprerjeje, Muriqi u tregua i saktë në zonë dhe e dërgoi topin në rrjetë, duke i dhënë epërsinë Fenerbahçes.
Ky ishte goli i parë i reprezentuesit të Kosovës që nga transferimi i tij nga Mallorca dhe një sinjal pozitiv për vazhdimin e sezonit.

