Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Arsenali i armëve u kap përreth zonave të varrezave masive në Zubin-Potok

20 Gusht, 2026

Ndryshimet klimatike mund të trefishojnë sipërfaqet e përfshira nga zjarret në Evropë

20 Gusht, 2026

Azizi: BDI-ja po kërkon zgjedhje të parakohshme sepse opozita i është bërë e padurueshme

20 Gusht, 2026

Terren i vështirë për ndërhyrje, zjarrfikësit lokalizojnë edhe një vatër të dytë zjarri

20 Gusht, 2026

Pjesët kockore të ekspozuara nga erozioni çuan te varreza masive në Zubin-Potok

20 Gusht, 2026

Kurdo që të ketë zgjedhje, BDI-ja do të humbë njëjtë si në zgjedhjet lokale

20 Gusht, 2026

Hair Style Noli: 20 vjet karrierë dhe përkushtim – Shenoll Shaqiri

20 Gusht, 2026

Kërkesa për zgjedhje të parakohshme, VLEN: Opozita e ka lodhur BDI-në

20 Gusht, 2026

Shkupi kryen dezinsektimin e 14-të, mbi 20 trajtime deri në fund të sezonit

20 Gusht, 2026

Tensione Turqi-Izrael për shkak të Sirisë, Katz-Erdoganit: Po zvarriteni në aventura të rrezikshme, mos na vini në provë

20 Gusht, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E enjte, 20 Gusht
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Arsenali i armëve u kap përreth zonave të varrezave masive në Zubin-Potok

TV NewsBy TV News20 Gusht, 2026 Rajoni Pa Komente8 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Arsenali i armëve që u shpalos nga Policia e Kosovës, është gjetur në zonat përreth varrezave masive të zbuluara së fundmi në Zubin-Potok, ka bërë të ditur ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Në konferencën për shtyp, Sveçla ka bërë të ditur se armët, municionet e pajisjet ushtarake janë hasur në afër zonave ku u gjetën mbetjet mortore të 23 personave.

“Sekuestrimi i armatimit dhe zbulimi i tri varrezave masive ka ardhur si rezultat i një hetimi intensiv të institucioneve që u ka paraprirë shtrirja e sovranitetit edhe në veri, sundimi i ligjit dhe bashkëpunimi institucional. Zbulimi i varrezave masive ka nxjerrë në pah dimensionin e krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë. Veriu i vendit pos që ishte skenë e krimeve, maltretimeve… u shfrytëzua edhe për fshehje të trupave”, ka thënë Sveçla.

VIDEO:

Sipas njoftimit të tij, mbetjet mortore të 23 personave u gjetën në tri lokacione ku po kryheshin gërmime – 13 në të parin, katër në të dytin dhe gjashtë në të tretin.

Sveçla ka thënë se Kosova s’do të ndalet së kërkuari drejtësi për viktimat e luftës.

Ai ka thënë se heshtja e Serbisë dhe e Listës Serbe për zhvillimet e fundit në veri, tregon mbështetje për planifikuesit, organizatorët dhe realizuesit e akteve të rënda.

“Është shqetësuese heshtja e shtetit të Serbisë dhe dorës së saj të zgjatur në Kosovë, Listës Serbe, për këto zhvillime, pra për varrezën masive dhe armët e konfiskuara. Heshtja e tyre në fakt është mbështetje e hapur për planifikuesit, organizatorët dhe realizuesit e tyre”, ka deklaruar Sveçla.

Sveçla ka bërë të ditur po ashtu se për armatimin e kapur do të kryhen hetime e ekzaminime për të përcaktuar origjinën dhe mundësinë e lidhjes së tyre me çështjen e të zhdukurve, mbetjet mortore të të cilëve janë gjetur së fundmi.

“Armatimi që shihni sot para jush është gjetur në 12 lokacione të ndryshme. Nga sot ai do t’i nënshtrohet ekzaminimit dhe analizave të detajuara me qëllim të përcaktimit të origjinës, përdorimit dhe lidhjeve me rastet e hetuara përfshirë edhe ekzaminimin e së paku 23 personave por edhe rasteve të tjera kriminale”, ka thënë tutje ministri në detyrë.

Drejtori i Policisë, Gazmend Hoxha ka thënë se gjatë operacioneve e kontrolleve në 48 lokacione janë gjetur e konfiskuar sasi e konsiderueshme e armëve. Hoxha ka deklaruar se dyshohet se këto armë mund të jenë përdorur për të vrarë personat e “grupit të intelektualëve të Mitrovicës”.


Çka gjeti policia:

  • 2 mitralozë, 
  • 11 armë të gjata AK-47, 
  • 22 armë të gjata të llojeve të ndryshme, 
  • 27 pushkë të gjuetisë, 
  • 90 armë të shkurtra pistoleta të ndryshme, 
  • 7 mjete shpërthyese, 
  • 7 granata dore, 
  • 2 detonatorë, 
  • pjesë plastike për paketimin e granatave. 
  • 4831 municione të kalibrave të ndryshme
  • mjete piroteknike, 
  • pjesë metalike të mjeteve shpërthyese, 
  • pjesë të armëve, 
  • tyta, 
  • karikatorë, 
  • pajisje tjera ushtarake
  • thika, 
  • gazmaska,
  • radiolidhje,
  • dylbi, 
  • arka druri për municione,
  • uniforma ushtarake,
  • këmisha të ushtrisë,
  • këmisha të policisë,
  • dokumentacione,
  • libreza të armëve të ish-Jugosllavisë,
  • kartela të veteranit,
  • dokumente të armëve,
  • dokumente të rojeve të pyjeve,
  • leje të armëve të shkurtra, të skaduara
  • 96100 euro, 
  • 5000 franga

Hoxha ka treguar edhe se si u zhvilluan hetimet deri në gjetjen e varrezave masive në veri.

“Lidhur me rastin e zhdukjes së familjes Feka dhe Isufi, hetuesit kanë paraqitur kallëzim penal ndaj një të dyshuari. Pas informacioneve të siguruara kohët e fundit nga puna operative në terren, puna hetimore dhe bashkëpunimi i ngushtë me banorët lokalë, është arritur të sigurohen informacione. Informacionet e grumbulluara për një kohë të gjatë si dhe njohuritë e hetuesve për subjektet kanë bërë që të arrihet të lokalizohen edhe vendvarrezat e dyshuara. Pas arritjes në lokacion, gjatë vëzhgimit fillestar të sipërfaqes së terrenit, në një afërsi të një përroi, janë vërejtur pjesë kockore dhe pjesë të veshmbathjeve të ekspozuara pjesërisht në sipërfaqen e tokës. Pas ekzaminimit preliminar, është konstatuar se pjesët kockore janë me prejardhje njerëzore dhe paraqesin interes forenzik”, ka thënë Hoxha.

Policia ka bërë të ditur se çështjen e “grupit të intelektualëve të Mitrovicës” e ka marrë nga EULEX-i më 2018. Më 2024 është themeluar një ekip i veçantë hetimor.

Bashkim Spahiu nga Policia e Kosovës ka thënë se nga viti 1999 deri më 2018, në Zubin-Potok janë kryer 17 gërmime.

“Nga dokumentacioni i trashëguar kemi parë një angazhim dinamik të lokalizimit dhe kërkimit të vendvarrezave në atë pjesë. Nëse flasim për periudhën nga viti 1999 deri në vitin 2018 kemi realizuar 17 gërmime në atë zonë, me përqendrim të pjesës perëndimore të Zubin-Potokut”, ka thënë ai.

Të mërkurën, Prokuroria Speciale, Policia dhe Instituti i Mjekësisë Ligjore, kanë konfirmuar se nga gërmimet në tri lokacione në veri, janë identifikuar mbetje kockore që dyshohet se u përkasin së paku 23 individëve.

Gërmimet kanë përfunduar në dy nga tri pikat e identifikuara në një lokacion të fshatit Kalludër të Vogël si dhe në Jabukë.

Më 28 korrik nisën gërmimet pas dyshimeve për një varrezë me mbetje mortore që autoritetet kanë thënë se besohet se u përkasin 23 civilëve shqiptarë, të njohur si “grupi i intelektualëve” nga Skenderaj e Mitrovica. Në mesin e tyre kishte mjekë, profesorë, avokatë dhe profile të tjera. Ata ishin rrëmbyer nga forcat serbe më 19 prill 1999 dhe prej 27 vjetësh fati i tyre nuk është zbardhur.

Gërmimet në tri lokacionet në komunën e Zubin-Potokut, përkatësisht në Kalludër dhe Jabukë, nisën menjëherë pasi Policia e Kosovës i ka arrestuar dy persona, me inicialet M. J. dhe M. B. nën dyshimin për krime lufte, duke vrarë 23 civilë shqiptarë. Më pas është arrestuar edhe një tjetër serb, me dyshime të njëjta.

Ministri i Brendshëm në detyrë i Kosovës, Xhelal Sveçla, në konferencë për media në Mitrovicë i ka bërë thirrje bashkësisë ndërkombëtare që t’i bëjë presion Serbisë që ajo t’i bëjë publike gjitha informatat që ka në lidhje me vrasjet e kohës së luftës e po ashtu t’i dorëzojë kriminelët që kanë kryer krime lufte në Kosovë.

“Nuk mjaftojnë vetëm deklarata për media. Duhen hapa konkret në raportin bashkësi ndërkombëtare – Serbi, në mënyrë që Serbia e Qeveria e saj të detyrohen të sillen në situatën ku i hapin arkivat. E dini se Qeveria aktuale e Serbisë ka vazhduar që dosjet e brigadave të tëra t’i mbyllë me shpalljen e tyre si dosje sekrete. Ajo jo vetëm që s’po i zbulon informatat, por po i betonon ato me qasjen e saj kundërshtuese ndaj zbulimit të informatave. Bashkësia ndërkombëtare, bota demokratike duhet ta rrisë presionin ndaj Serbisë”, tha Sveçla.

Sveçla: Heshtja e Serbisë dhe Listës Serbe për varrezat masive – mbështetje për krimet

2 o. më parë / 20 gus 2026 16:56

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se heshtja e Serbisë dhe e Listës Serbe për zhvillimet e fundit në veri, varrezat masive dhe armët e konfiskuara, tregon mbështetje për planifikuesit, organizatorët dhe realizuesit e akteve të rënda.

“Është shqetësuese heshtja e shtetit të Serbisë dhe dorës së saj të zgjatur në Kosovë, Listës Serbe, për këto zhvillime, pra për varrezën masive dhe armët e konfiskuara. Heshtja e tyre në fakt është mbështetje e hapur për planifikuesit, organizatorët dhe realizuesit e tyre”, ka deklaruar Sveçla në konferencën për shtyp ku u shpalos armatimi i kapur së fundmi në veri.

Sveçla në konferencë u pyet edhe për rastin e fundit kur dy policë u suspenduan nën dyshimin për keqtrajtim të një qytetari serb. Ai ka folur edhe për akuzat nga Serbia, me pretendimin se autoritetet e Kosovës po i keqtrajtojnë serbët.

Sveçla ka thënë se Serbia po përpiqet të tërheqë vëmendjen nga gjetjet e varrezave masive.

“Patjetër në momentin që jemi njoftuar për ankesën, Inspektorati Policor është angazhuar në hetimin e këtij rasti. E dini se Inspektorati ka rekomanduar dhe eprorët e Policisë kanë realizuar suspendimin e dy zyrtarëve. Kur të kemi përfunduar hetimet, publiku do të informohet për të gjeturat e masat që ndërmerren. Por dua të përmendi po ashtu sjelljen absolutisht të papranueshme të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, që një pretendim tenton ta shfrytëzojë për minimizimin e veprimeve të shtetit të Serbisë në luftën e fundit në Kosovë, duke tentuar ta tërheqë vëmendjen nga të gjeturat që janë të tmerrshme”, ka thënë Sveçla.

Sveçla ka thënë se Serbia në vend se të hapë arkivat për krime lufte, po përdor retorikë për të devijuar thelbin e çështjes.

“Kemi gjetur tri varreza masive, kemi zbuluar mbi 72 armë të gjata, e Vuçiqi në vend se të premtojë bashkëpunim e t’i hapë arkivat e Serbisë për krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë, ai mundohet që përmes retorikës së tij ta devijojë thelbin e çështjes. Ne punën tonë do ta kryejmë, qoftë në dy rastet që i përmendëm, e po ashtu edhe hetimin e këtij pretendimi…Vuçiqi duhet të veprojë që plagët e shumë familjeve të personave të zhdukur me dhunë të fillojnë të shërohen. Gjitha këto të dhëna të cilat Kosovës i duhen për t’i zbuluar krimet e luftës, Vuçiqi dhe Serbia i kanë. Duhet t’i bëjnë publike e të na i dorëzojnë e po ashtu t’i dorëzojnë kriminelët që kanë bërë krime qoftë gjatë luftës e qoftë edhe në periudhën e pasluftës”, ka deklaruar tutje ai.

Lexuar: 28

Lajme te ngjashme

Pjesët kockore të ekspozuara nga erozioni çuan te varreza masive në Zubin-Potok

Plot armë e municion të kapura në veri, ekspozohen nga policia

Arrestohet një person në Ferizaj, dyshohet se sulmoi bashkëshorten

Vrasja e turistit portugez, Berisha: Në Sarandë shteti dhe krimi janë një

Syla: Personi i arrestuar në Kroaci nuk rezulton të jetë veteran i UÇK-së

Miniq: Serbia ka rol destabilizues. Ajo harron se i ka nisur luftërat në ish-Jugosllavi

Lajmet e fundit

Arsenali i armëve u kap përreth zonave të varrezave masive në Zubin-Potok

20 Gusht, 2026

Ndryshimet klimatike mund të trefishojnë sipërfaqet e përfshira nga zjarret në Evropë

20 Gusht, 2026

Azizi: BDI-ja po kërkon zgjedhje të parakohshme sepse opozita i është bërë e padurueshme

20 Gusht, 2026

Terren i vështirë për ndërhyrje, zjarrfikësit lokalizojnë edhe një vatër të dytë zjarri

20 Gusht, 2026

Pjesët kockore të ekspozuara nga erozioni çuan te varreza masive në Zubin-Potok

20 Gusht, 2026

Kurdo që të ketë zgjedhje, BDI-ja do të humbë njëjtë si në zgjedhjet lokale

20 Gusht, 2026

Hair Style Noli: 20 vjet karrierë dhe përkushtim – Shenoll Shaqiri

20 Gusht, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.