Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Përjashtohet nga Policia e Kosovës, dhëndri i Hashim Thaçit

13 Gusht, 2026

Erdogan: Parlamenti turk ka ndërmarrë një ‘hap të rëndësishëm’ si pjesë e procesit ‘Turqia pa Terror’

13 Gusht, 2026

Osmani: Jemi në mbrojtje të Kushtetutës

13 Gusht, 2026

Livia feston 30-vjetorin, ja shkrimi në tortë që mori gjithë vëmendjen

13 Gusht, 2026

Publicisti serb tallet me Vuçiqin: Po sheh ëndërra qesharake absurde…

13 Gusht, 2026

Rashkoviq nën hetim për krime lufte, në pronën e tij gjendet pushkë AK-47

13 Gusht, 2026

BDI: Dy vjet hetim pa asnjë dëshmi për Artan Grubin, akuzë absurde politike për vendim kolektiv

13 Gusht, 2026

Fehim Sali nga Dragashi dyshohet të jetë i arrestuari si spiun i BIA-S

13 Gusht, 2026

Ali Ahmeti merr pjesë në varrimin e babait të Izet Mexhitit

13 Gusht, 2026

Rasti “Lotaria”, Prokuroria më në fund ngriti aktakuzë kundër Grubit dhe 7 personave tjerë

13 Gusht, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E enjte, 13 Gusht
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Azizi nuk po e len BDI-në me ‘çelë sy’ : Komandantët që hynë në pushtet u dehën nga pushteti dhe harruan arsyen për të cilën ishte bërë lufta

Suad AvdiuBy Suad Avdiu12 Gusht, 2026 Maqedoni Pa Komente3 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Azizi kritikon ish-pushtetarët: Marrëveshja e Ohrit u shndërrua në kapital politik për të ruajtur pushtetin

Deputeti i VLEN-it, Adnan Azizi, ka reaguar ashpër lidhur me bilancin e Marrëveshjes së Ohrit, duke kritikuar mënyrën se si ajo është trajtuar politikisht gjatë më shumë se dy dekadave.

“Dëmi më i madh që iu bë luftës së vitit 2001 dhe Marrëveshjes së Ohrit nuk është vetëm se shqiptarët nuk arritën barazinë e plotë. Dëmi më i madh është se një kauzë që duhej të përfundonte me realizimin e të drejtave në vitin 2004, u kthye në një premtim të përhershëm politik”, tha Azizi.

Sipas deputetit të VLEN-it, Marrëveshja e Ohrit ishte paraparë si një proces për përfundimin e konfliktit dhe zbatimin e reformave brenda një afati të përcaktuar. Ai thekson se edhe demilitarizimi i UÇK-së ishte pjesë e këtij procesi dhe se zbatimi i marrëveshjes duhej të ecte paralelisht me përmbushjen e obligimeve të saj.

” “

“Komandantët që hynë në pushtet u dehën nga pushteti dhe harruan arsyen për të cilën ishte bërë lufta. Në vend që Marrëveshja e Ohrit të përfundonte si një kapitull i realizuar i të drejtave dhe barazisë, ajo u shndërrua në një kapital politik të pafund, që përdorej sa herë duhej justifikuar qëndrimi në pushtet”, deklaroi Azizi.

Azizi e lidh këtë situatë me më shumë se dy dekada të qeverisjes së BDI-së, duke thënë se çështjet themelore të Marrëveshjes së Ohrit vazhdojnë të paraqiten si objektiva të së ardhmes, ndonëse kanë kaluar mbi 20 vjet nga nënshkrimi i saj.

“Kanë kaluar më shumë se dy dekada të qeverisjes së BDI-së dhe ende flasim për shtyllat bazë të Marrëveshjes së Ohrit sikur të ishin premtime me afat të pacaktuar”, shtoi deputeti Azizi.

Ai ngriti edhe pyetjen se çfarë është realizuar konkretisht gjatë këtyre viteve.

“ Nëse lufta u bë për drejtësi dhe barazi, pse pas më shumë se 20 vitesh shqiptarëve ende u kërkohet të presin drejtësinë dhe barazinë?”, deklaroi deputeti i VLEN-it.

Sipas Azizit, lufta dhe Marrëveshja e Ohrit janë përdorur politikisht për marrjen dhe ruajtjen e pushtetit, ndërsa ai vlerëson se pas kaq shumë vitesh duhet të kërkohet llogari për rezultatet konkrete të këtij procesi.

“Sot nuk mjafton të thirresh në UÇK-në, në luftën apo në Marrëveshjen e Ohrit. Pas kaq shumë vitesh, pyetja është shumë më konkrete: Çfarë realizuat me gjithë atë pushtet?”, tha Azizi.

Azizi e konsideron të papërfunduar çështjen e barazisë së shqiptarëve, duke theksuar se shqiptarët, sipas tij, ende nuk janë juridikisht element konstituiv në të njëjtën mënyrë si pala maqedonase.

“Një kauzë që përdoret për më shumë se dy dekada për të fituar dhe ruajtur pushtetin, ndërsa të njëjtat të drejta vazhdojnë të mbeten premtime, nuk mund të paraqitet si sukses. Ajo është dëshmi se një ideal i madh u keqpërdor për një qëllim shumë më të vogël: pushtetin”, përfundoi Azizi.

Lexuar: 146

Lajme te ngjashme

BDI: Dy vjet hetim pa asnjë dëshmi për Artan Grubin, akuzë absurde politike për vendim kolektiv

Ali Ahmeti merr pjesë në varrimin e babait të Izet Mexhitit

Rasti “Lotaria”, Prokuroria më në fund ngriti aktakuzë kundër Grubit dhe 7 personave tjerë

Mbytet një turist nga Gjeorgjia në ujërat e Liqenit të Ohrit

Shasivari: Marrëveshja e Ohrit nuk është vetëm një dokument i historisë sonë

Bekim Sali në seancë solemne të qeverisë: Marrëveshja e Ohrit, përgjegjësi për të ardhmen europiane të vendit

Lajmet e fundit

Përjashtohet nga Policia e Kosovës, dhëndri i Hashim Thaçit

13 Gusht, 2026

Erdogan: Parlamenti turk ka ndërmarrë një ‘hap të rëndësishëm’ si pjesë e procesit ‘Turqia pa Terror’

13 Gusht, 2026

Osmani: Jemi në mbrojtje të Kushtetutës

13 Gusht, 2026

Livia feston 30-vjetorin, ja shkrimi në tortë që mori gjithë vëmendjen

13 Gusht, 2026

Publicisti serb tallet me Vuçiqin: Po sheh ëndërra qesharake absurde…

13 Gusht, 2026

Rashkoviq nën hetim për krime lufte, në pronën e tij gjendet pushkë AK-47

13 Gusht, 2026

BDI: Dy vjet hetim pa asnjë dëshmi për Artan Grubin, akuzë absurde politike për vendim kolektiv

13 Gusht, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.