Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Rokas: BE-ja mund të befasojë me pengesa të paparashikuara, Sofja po bllokon Planin e Veprimit për pakicat

27 Nëntor, 2026

“E kam humb edhe vëllain, Enverin”, Haradinaj flet për vrasjet e pasluftës: U vranë shqiptarë të pafajshëm

27 Nëntor, 2026

Publikohen rezultatet nga Konkursi i bursave për studentët e rregullt romë në studimet deridiplomatike për vitin akademik 2026/2027

27 Nëntor, 2026

Asnjë radar nuk do t’ju shpëtojë: Edhe veturat e policisë do të shqiptojnë gjoba automatikisht!

27 Nëntor, 2026

Autostrada Shkup–Bllacë: Kontrata 191 milionë euro, kompensimi për tokën deri në 100 euro/m²

27 Nëntor, 2026

Justina e Kosovës përballë Aleksandrit të ‘ri’ të Serbisë në darkën e Ohrit – çfarë ndodhi mes tyre?

27 Nëntor, 2026

Sulmet ruse në Kharkiv, 3 të plagosur. Persona të bllokuar nën rrënojat e një pallati banimi

27 Nëntor, 2026

Kamera në çdo polic, viktimat e dhunës do të mund të dëshmojnë live

27 Nëntor, 2026

Rama: Mickoski nuk më ka lënë përshtypjen që ka rezervë për gjuhën shqipe, megjithatë ne jemi vigjilent

27 Nëntor, 2026

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

27 Nëntor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E premte, 27 Nëntor
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Izet Mexhiti: Marrëveshja e Ohrit vendosi themelet e një koncepti të ri të shtetit

Suad AvdiuBy Suad Avdiu12 Gusht, 2026 Maqedoni Pa Komente3 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Në 25-vjetorin e Marrëveshjes kornizë të Ohrit, bashkëkryetari i VLEN-it, Izet Mexhiti, ka theksuar se marrëveshja e vitit 2001 i dha fund konfliktit dhe vendosi themelet e një koncepti të ri të shtetit, ku karakteri shumetnik i shoqërisë duhet të reflektohet në institucione, ligje dhe jetën publike.

Mexhiti tha se për shqiptarët, Marrëveshja e Ohrit hapi një proces të rëndësishëm të barazisë institucionale, duke përfshirë përfaqësimin e drejtë dhe adekuat, përdorimin e gjuhës shqipe, decentralizimin, arsimin, kulturën dhe pjesëmarrjen në vendimmarrje.

Sipas tij, Marrëveshja e Ohrit nuk duhet të trajtohet si një dokument i ngrirë në vitin 2001, por si një proces që kërkon zhvillim të vazhdueshëm dhe përshtatje me nevojat e qytetarëve dhe standardet demokratike evropiane.

Mexhiti veçoi si një nga ndryshimet kryesore gjatë dy viteve të fundit kalimin e parimit të përfaqësimit të drejtë dhe adekuat nga mekanizmat administrativë drejt rregullimit ligjor.

” “

Ai theksoi se Qeveria ka miratuar zgjidhjen ligjore për përfaqësimin e drejtë dhe adekuat, duke argumentuar se një parim i përcaktuar me ligj siguron më shumë qëndrueshmëri dhe përgjegjësi institucionale.

Në fokus, sipas tij, është edhe zbatimi i të drejtës për përdorimin e gjuhës shqipe, për të cilën institucionet duhet të krijojnë zgjidhje juridikisht të qëndrueshme aty ku paraqiten pengesa apo boshllëqe në praktikë.

Mexhiti foli edhe për decentralizimin si një nga shtyllat e Marrëveshjes së Ohrit.

Ai tha se gjatë dy viteve të fundit është hapur procesi për avancimin e mëtejshëm të decentralizimit dhe vetëqeverisjes lokale, ndërsa theksoi se pushteti lokal nuk mund të funksionojë pa kapacitet financiar.

Sipas tij, përmes programit qeveritar për financimin e projekteve kapitale në nivel lokal janë vënë në dispozicion mbi 250 milionë euro për projekte komunale, përfshirë rrugë, ujësjellës, kanalizime, shkolla, çerdhe dhe infrastrukturë tjetër publike.

Ai përmendi Çairin, Tetovën, Gostivarin, Strugën, Sarajin, Likovën dhe komuna të tjera si përfituese të këtyre investimeve.

Në fjalën e tij, Mexhiti e lidhi zhvillimin e barabartë edhe me investimet strategjike në infrastrukturë.

Ai veçoi Korridorin VIII, i cili lidh pjesë të rëndësishme të vendit me Shqipërinë dhe Adriatikun, duke e cilësuar atë si një bosht të rëndësishëm zhvillimi ekonomik.
Në këtë kontekst, ai përmendi edhe autostradën Shkup–Bllacë, duke theksuar se punimet për aksin e ri nisin këtë gusht, në muajin kur shënohet 25-vjetori i Marrëveshjes së Ohrit.

Sipas Mexhitit, ky projekt do të përmirësojë lidhjen e Shkupit me Kosovën, do të lehtësojë qarkullimin dhe tregtinë dhe do të krijojë mundësi të reja për zhvillimin ekonomik të zonës.

Një pjesë e veçantë e fjalimit iu kushtua arsimit të lartë në gjuhën shqipe.
Mexhiti përmendi ndërtimin e kampusit të ri të Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup, me vlerë prej 42 milionë eurosh, duke e cilësuar si një investim me rëndësi të veçantë për arsimin shqip.

“Për herë të parë, Universiteti ‘Nënë Tereza’ po fiton një kampus të përhershëm dhe modern”, tha Mexhiti, duke e cilësuar investimin si mbështetje për arsimin, gjuhën shqipe dhe gjeneratat e reja.

Ai theksoi se avancimi i të drejtave të përcaktuara nga Marrëveshja e Ohrit nuk duhet të mbetet vetëm në dispozita ligjore, por duhet të mbështetet edhe me institucione të fuqishme dhe infrastrukturë konkrete.

Në fund, Mexhiti u ndal edhe te kultura, duke theksuar rëndësinë e mbështetjes së festivaleve, panaireve të librit, botimeve, artistëve dhe manifestimeve kulturore shqiptare.

Sipas tij, 25 vjet pas Marrëveshjes së Ohrit, sfida e re nuk është vetëm ruajtja e asaj që është arritur, por shndërrimi i parimeve të saj në institucione më të forta, zhvillim ekonomik, arsim cilësor dhe jetë më të mirë për qytetarët.

Lexuar: 162

Lajme te ngjashme

Rokas: BE-ja mund të befasojë me pengesa të paparashikuara, Sofja po bllokon Planin e Veprimit për pakicat

Publikohen rezultatet nga Konkursi i bursave për studentët e rregullt romë në studimet deridiplomatike për vitin akademik 2026/2027

Asnjë radar nuk do t’ju shpëtojë: Edhe veturat e policisë do të shqiptojnë gjoba automatikisht!

Autostrada Shkup–Bllacë: Kontrata 191 milionë euro, kompensimi për tokën deri në 100 euro/m²

Justina e Kosovës përballë Aleksandrit të ‘ri’ të Serbisë në darkën e Ohrit – çfarë ndodhi mes tyre?

Kamera në çdo polic, viktimat e dhunës do të mund të dëshmojnë live

Lajmet e fundit

Rokas: BE-ja mund të befasojë me pengesa të paparashikuara, Sofja po bllokon Planin e Veprimit për pakicat

27 Nëntor, 2026

“E kam humb edhe vëllain, Enverin”, Haradinaj flet për vrasjet e pasluftës: U vranë shqiptarë të pafajshëm

27 Nëntor, 2026

Publikohen rezultatet nga Konkursi i bursave për studentët e rregullt romë në studimet deridiplomatike për vitin akademik 2026/2027

27 Nëntor, 2026

Asnjë radar nuk do t’ju shpëtojë: Edhe veturat e policisë do të shqiptojnë gjoba automatikisht!

27 Nëntor, 2026

Autostrada Shkup–Bllacë: Kontrata 191 milionë euro, kompensimi për tokën deri në 100 euro/m²

27 Nëntor, 2026

Justina e Kosovës përballë Aleksandrit të ‘ri’ të Serbisë në darkën e Ohrit – çfarë ndodhi mes tyre?

27 Nëntor, 2026

Sulmet ruse në Kharkiv, 3 të plagosur. Persona të bllokuar nën rrënojat e një pallati banimi

27 Nëntor, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.