Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Robelli: LDK duhet të tregojë kë dëshiron ta bëjë president?

6 Gusht, 2026

Rizarta mahnit me pozat nga jahti, paraqitja merr gjithë vëmendjen

6 Gusht, 2026

Arrihet marrëveshja me Omanin për Ngushticën e Hormuzit, Irani: Ndodhemi në fazën e fundit të negociatave

6 Gusht, 2026

Protestat në Tiranë janë shpresa e vetme për të pastruar Shqipërinë nga plehu 30 vjeçarë

6 Gusht, 2026

Në RMV mungojnë shumë mjekë por më problem është mungesa e radiologëve dhe anesteziologëve

6 Gusht, 2026

Kapet kamioni me targa të Kumanovës duke hy nga Kosova në fshatin Brezë, shoferi iku me vrap

6 Gusht, 2026

Kurti: Presidenti nuk i takon Vetëvendosjes apo asnjë partie

6 Gusht, 2026

10 vite nga përmbytjet katastrofike në Shkup që morën 22 jetë njerëzish

6 Gusht, 2026

Mickoski: Nuk po planifikojmë rritjen e çmimit të energjisë elektrike

6 Gusht, 2026

Shqiptarja Elona Latifi finaliste e çmimit prestigjioz të BBC-së në Britani

6 Gusht, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E enjte, 6 Gusht
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Vështrim kushtuar librit të Arsë Astrit Deharit: KUR ZOGJTË NDËRTOJNË FOLENË NË ZEMRËN E NJË FËMIJE

Suad AvdiuBy Suad Avdiu5 Gusht, 2026 Maqedoni Pa Komente4 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Demir Reshiti
Përmbledhja “Zogj në zemrën time” e autores së vogël Arsë Dehari, bën pjesë në kategorinë e atyre librave që e prekin lexuesin para se ai të fillojë t’i lexojë!
Vetë fakti se autorja është vetëm nëntë vjeçe e bën këtë libër një befasi të këndshme. Por, befasia nuk qëndron vetëm te mosha. Ajo që e veçon këtë vepër është ndjeshmëria e rrallë me të cilën Arsa e sheh botën dhe aftësia për ta shprehur atë me një gjuhë të natyrshme, të çiltër dhe plot ngrohtësi. Më e veçanta është se jo vetëm tekstet, por edhe ilustrimet janë punë e saj, duke e shndërruar librin në një dëshmi të bukur të një talenti të shumanshëm.
Që në faqet e para lexuesi ndalet para një përkushtimi prekës, që vështirë se mund të lexohet pa emocione:
“Babit tim, Astritit, që do të më mungojë gjithë jetën…”
Në këto pak fjalë është përmbledhur një mungesë, që nuk mund të matet me kohë. Arsa nuk pati fatin ta njohë kurrë të atin, dëshmorin Astrit Dehari, sepse lindi pas vdekjes së tij. Megjithatë, figura e babait është e pranishme në mënyrën më të pastër, që mund ta krijojë një fëmijë: përmes dashurisë dhe mallit. Ky përkushtim i jep librit një dimension njerëzor e emocional, që e shoqëron lexuesin deri në faqen e fundit.
Në të njëjtën kohë, libri është edhe një himn i dashurisë familjare. Mami, gjyshja, gjyshi dhe halla shfaqen vazhdimisht si burime sigurie, dashurie dhe përkujdesjeje. Nuk është rastësi që poezia, që i jep titullin librit fillon me vargjet:
“Mami, gjyshja/Edhe gjyshi/Janë zogj/Në zemrën time!”
Pikërisht këta “zogj” e mbajnë të ngrohtë botën shpirtërore të autores. Ata janë frymëzimi i saj më i madh dhe arsyeja pse pothuajse çdo tekst rrezaton mirësi, dashuri dhe mirënjohje.
Në krijimet e Arsës nuk hasim përpjekje për të imituar botën e të rriturve. Përkundrazi, lexuesi hyn në universin e një fëmije që di të gjejë poezi në gjërat më të zakonshme: te një kukull e humbur, te një makinë kartoni, që bëhet fluturuese, te një gjel, te një piknik familjar, te një lepur e një iriq, që pajtohen, ose edhe te vetë shkronjat e alfabetit që gëzohen, hidhërohen dhe lozin mes tyre. Kjo është një imagjinatë e shëndoshë, e ushqyer nga leximi, vëzhgimi dhe dashuria për gjuhën shqipe.
Një vlerë e veçantë e librit është edhe prirja edukative që buron natyrshëm nga tekstet, pa u shndërruar kurrë në moralizim. Përmes tregimeve dhe fabulave përcillen mesazhe të rëndësishme për ndershmërinë, faljen, këmbënguljen, respektin ndaj të tjerëve, dashurinë për librin dhe kujdesin për natyrën. Po aq interesante janë edhe tekstet kushtuar drejtshkrimit, ku shkronjat H, Ë, Q dhe Gj marrin jetë dhe i ndihmojnë fëmijët ta duan më shumë gjuhën e tyre.
Meritë të veçantë në ardhjen e këtij libri para lexuesve ka edhe gjyshi i autores, Avni Dehari, që me kujdes prindëror ka mbledhur krijimet e mbesës, i ka redaktuar me shumë maturi, duke ruajtur zërin e saj autentik, dhe i ka sistemuar në këtë përmbledhje. Kjo është një dëshmi se talenti i një fëmije lulëzon më bukur kur mbështetet nga familja.
“Zogj në zemrën time” nuk duhet lexuar duke kërkuar përsosmërinë formale të një autori të rritur. Vlera e tij qëndron pikërisht te sinqeriteti, spontaniteti dhe pastërtia e mendimit fëmijëror. Në secilin tekst ndihet një zemër e vogël, që sheh vetëm anën e ndritur të jetës, që fal, që do dhe që beson.
Jam i bindur se ky libër do të pritet me dashuri jo vetëm nga bashkëmoshatarët e Arsës, por edhe nga prindërit, mësuesit dhe të gjithë ata që besojnë se talenti duhet zbuluar e përkrahur që në hapat e parë. Ai shënon një fillim premtues të një autoreje të re, që, nëse vazhdon ta ushqejë me të njëjtin përkushtim dashurinë për librin, shkrimin dhe artin figurativ, ka të gjitha mundësitë që në të ardhmen t’i japë letërsisë sonë vepra edhe më të pjekura.
Duke e përmbyllur këtë vështrim, nuk mund të mos them se “Zogj në zemrën time” është shumë më tepër se libri i parë i një vajze nëntëvjeçare. Ai është dëshmi se edhe një zemër e vogël mund të mbajë brenda një botë të madhe dashurie, shprese dhe krijimtarie. Dhe pikërisht këta zogj, që Arsa i ka vendosur në zemrën e saj, do të gjejnë pa dyshim vend edhe në zemrat e lexuesve.
Prishtinë, korrik 2026

Lexuar: 82

Lajme te ngjashme

Në RMV mungojnë shumë mjekë por më problem është mungesa e radiologëve dhe anesteziologëve

Kapet kamioni me targa të Kumanovës duke hy nga Kosova në fshatin Brezë, shoferi iku me vrap

10 vite nga përmbytjet katastrofike në Shkup që morën 22 jetë njerëzish

Mickoski: Nuk po planifikojmë rritjen e çmimit të energjisë elektrike

Reagon Zija Zeqiri, djali i dëshmorit të UÇK-së Zaim Zeqiri Në manifestimin ‘Vera e Mërgimtarëve – Vaksincë 2026’ u bënë homazhe dhe u vendosën lule te varrezat e dëshmorëve.”

Nikolloski: Diaspora tani ka linjë direkte Gjenevë-Shkup

Lajmet e fundit

Robelli: LDK duhet të tregojë kë dëshiron ta bëjë president?

6 Gusht, 2026

Rizarta mahnit me pozat nga jahti, paraqitja merr gjithë vëmendjen

6 Gusht, 2026

Arrihet marrëveshja me Omanin për Ngushticën e Hormuzit, Irani: Ndodhemi në fazën e fundit të negociatave

6 Gusht, 2026

Protestat në Tiranë janë shpresa e vetme për të pastruar Shqipërinë nga plehu 30 vjeçarë

6 Gusht, 2026

Në RMV mungojnë shumë mjekë por më problem është mungesa e radiologëve dhe anesteziologëve

6 Gusht, 2026

Kapet kamioni me targa të Kumanovës duke hy nga Kosova në fshatin Brezë, shoferi iku me vrap

6 Gusht, 2026

Kurti: Presidenti nuk i takon Vetëvendosjes apo asnjë partie

6 Gusht, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.