Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Bashar al-Assad dënohet me vdekje, gjykata e shpall fajtor për krime të rënda

11 Gusht, 2026

Rama i reagon ashpër Gjuriqit: Kosova është Republikë sovrane, territori i saj nuk është i Serbisë

11 Gusht, 2026

Thaçi: Njeri më të pabesë në jetë se Ali Ahmeti, nuk kam taku! (VIDEO)

11 Gusht, 2026

Arben Etemi: 122 milionë denarë për 200 mijë kartela për serbët – dokumentet flasin!

11 Gusht, 2026

BDI: Spoti qeveritar për 35-vjetorin e pavarësisë nuk përfshin shqiptarët e as të arriturat historike

11 Gusht, 2026

Ndalohen dy të mitur në Shkup, dyshohen për tentim vjedhje

11 Gusht, 2026

Zjarre aktive ka pranë Makedonski Brod dhe Kumanovës, deponia e qytetit të Delçevës është nën kontroll

11 Gusht, 2026

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

11 Gusht, 2026

Deklarata e Zelenskyt për Kosovën nxit reagime në Prishtinë, Tiranë e Ukrainë

11 Gusht, 2026

Me look të ri, Melinda mezi njihet!

11 Gusht, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E martë, 11 Gusht
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Vështrim kushtuar librit të Arsë Astrit Deharit: KUR ZOGJTË NDËRTOJNË FOLENË NË ZEMRËN E NJË FËMIJE

Suad AvdiuBy Suad Avdiu5 Gusht, 2026 Maqedoni Pa Komente4 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Demir Reshiti
Përmbledhja “Zogj në zemrën time” e autores së vogël Arsë Dehari, bën pjesë në kategorinë e atyre librave që e prekin lexuesin para se ai të fillojë t’i lexojë!
Vetë fakti se autorja është vetëm nëntë vjeçe e bën këtë libër një befasi të këndshme. Por, befasia nuk qëndron vetëm te mosha. Ajo që e veçon këtë vepër është ndjeshmëria e rrallë me të cilën Arsa e sheh botën dhe aftësia për ta shprehur atë me një gjuhë të natyrshme, të çiltër dhe plot ngrohtësi. Më e veçanta është se jo vetëm tekstet, por edhe ilustrimet janë punë e saj, duke e shndërruar librin në një dëshmi të bukur të një talenti të shumanshëm.
Që në faqet e para lexuesi ndalet para një përkushtimi prekës, që vështirë se mund të lexohet pa emocione:
“Babit tim, Astritit, që do të më mungojë gjithë jetën…”
Në këto pak fjalë është përmbledhur një mungesë, që nuk mund të matet me kohë. Arsa nuk pati fatin ta njohë kurrë të atin, dëshmorin Astrit Dehari, sepse lindi pas vdekjes së tij. Megjithatë, figura e babait është e pranishme në mënyrën më të pastër, që mund ta krijojë një fëmijë: përmes dashurisë dhe mallit. Ky përkushtim i jep librit një dimension njerëzor e emocional, që e shoqëron lexuesin deri në faqen e fundit.
Në të njëjtën kohë, libri është edhe një himn i dashurisë familjare. Mami, gjyshja, gjyshi dhe halla shfaqen vazhdimisht si burime sigurie, dashurie dhe përkujdesjeje. Nuk është rastësi që poezia, që i jep titullin librit fillon me vargjet:
“Mami, gjyshja/Edhe gjyshi/Janë zogj/Në zemrën time!”
Pikërisht këta “zogj” e mbajnë të ngrohtë botën shpirtërore të autores. Ata janë frymëzimi i saj më i madh dhe arsyeja pse pothuajse çdo tekst rrezaton mirësi, dashuri dhe mirënjohje.
Në krijimet e Arsës nuk hasim përpjekje për të imituar botën e të rriturve. Përkundrazi, lexuesi hyn në universin e një fëmije që di të gjejë poezi në gjërat më të zakonshme: te një kukull e humbur, te një makinë kartoni, që bëhet fluturuese, te një gjel, te një piknik familjar, te një lepur e një iriq, që pajtohen, ose edhe te vetë shkronjat e alfabetit që gëzohen, hidhërohen dhe lozin mes tyre. Kjo është një imagjinatë e shëndoshë, e ushqyer nga leximi, vëzhgimi dhe dashuria për gjuhën shqipe.
Një vlerë e veçantë e librit është edhe prirja edukative që buron natyrshëm nga tekstet, pa u shndërruar kurrë në moralizim. Përmes tregimeve dhe fabulave përcillen mesazhe të rëndësishme për ndershmërinë, faljen, këmbënguljen, respektin ndaj të tjerëve, dashurinë për librin dhe kujdesin për natyrën. Po aq interesante janë edhe tekstet kushtuar drejtshkrimit, ku shkronjat H, Ë, Q dhe Gj marrin jetë dhe i ndihmojnë fëmijët ta duan më shumë gjuhën e tyre.
Meritë të veçantë në ardhjen e këtij libri para lexuesve ka edhe gjyshi i autores, Avni Dehari, që me kujdes prindëror ka mbledhur krijimet e mbesës, i ka redaktuar me shumë maturi, duke ruajtur zërin e saj autentik, dhe i ka sistemuar në këtë përmbledhje. Kjo është një dëshmi se talenti i një fëmije lulëzon më bukur kur mbështetet nga familja.
“Zogj në zemrën time” nuk duhet lexuar duke kërkuar përsosmërinë formale të një autori të rritur. Vlera e tij qëndron pikërisht te sinqeriteti, spontaniteti dhe pastërtia e mendimit fëmijëror. Në secilin tekst ndihet një zemër e vogël, që sheh vetëm anën e ndritur të jetës, që fal, që do dhe që beson.
Jam i bindur se ky libër do të pritet me dashuri jo vetëm nga bashkëmoshatarët e Arsës, por edhe nga prindërit, mësuesit dhe të gjithë ata që besojnë se talenti duhet zbuluar e përkrahur që në hapat e parë. Ai shënon një fillim premtues të një autoreje të re, që, nëse vazhdon ta ushqejë me të njëjtin përkushtim dashurinë për librin, shkrimin dhe artin figurativ, ka të gjitha mundësitë që në të ardhmen t’i japë letërsisë sonë vepra edhe më të pjekura.
Duke e përmbyllur këtë vështrim, nuk mund të mos them se “Zogj në zemrën time” është shumë më tepër se libri i parë i një vajze nëntëvjeçare. Ai është dëshmi se edhe një zemër e vogël mund të mbajë brenda një botë të madhe dashurie, shprese dhe krijimtarie. Dhe pikërisht këta zogj, që Arsa i ka vendosur në zemrën e saj, do të gjejnë pa dyshim vend edhe në zemrat e lexuesve.
Prishtinë, korrik 2026

Lexuar: 106

Lajme te ngjashme

Thaçi: Njeri më të pabesë në jetë se Ali Ahmeti, nuk kam taku! (VIDEO)

Arben Etemi: 122 milionë denarë për 200 mijë kartela për serbët – dokumentet flasin!

BDI: Spoti qeveritar për 35-vjetorin e pavarësisë nuk përfshin shqiptarët e as të arriturat historike

Ndalohen dy të mitur në Shkup, dyshohen për tentim vjedhje

Zjarre aktive ka pranë Makedonski Brod dhe Kumanovës, deponia e qytetit të Delçevës është nën kontroll

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Lajmet e fundit

Bashar al-Assad dënohet me vdekje, gjykata e shpall fajtor për krime të rënda

11 Gusht, 2026

Rama i reagon ashpër Gjuriqit: Kosova është Republikë sovrane, territori i saj nuk është i Serbisë

11 Gusht, 2026

Thaçi: Njeri më të pabesë në jetë se Ali Ahmeti, nuk kam taku! (VIDEO)

11 Gusht, 2026

Arben Etemi: 122 milionë denarë për 200 mijë kartela për serbët – dokumentet flasin!

11 Gusht, 2026

BDI: Spoti qeveritar për 35-vjetorin e pavarësisë nuk përfshin shqiptarët e as të arriturat historike

11 Gusht, 2026

Ndalohen dy të mitur në Shkup, dyshohen për tentim vjedhje

11 Gusht, 2026

Zjarre aktive ka pranë Makedonski Brod dhe Kumanovës, deponia e qytetit të Delçevës është nën kontroll

11 Gusht, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.